Horoskopi 2008

                      

                                                  horoskopi.jpg    

DASHI
(21. III - 20. IV.)

E përgjithshme:
Motivimi dhe puna serioze do t’ju ndihmojë të rikrijoni jetën tuaj, duke ju dhënë mjaft mundësi në karrierë këtë vit. Ndryshimi është në ajër. Lëvizni me besim dhe çajeni rrugën që jeta ju ka vënë përpara. Energjia pozitive që keni kultivuar do të paguhet në mënyra të mira. Puna gjithmonë ka qenë mjaft e rëndësishme, por këtë vit do të filloni të ndjeni kufizime në lirinë që doni të keni. Jeni në procesin e formimit të karrierës, prandaj formohuni dhe rilidhuni me rrënjët tuaja dhe atë që doni të arrini.

Një cikël bekimesh është në rrugë e sipër dhe jeta juaj do të transformohet krejtësisht. Do ta kuptoni instinktivisht se çfarë do t’jua gjejë ekuilibrin dhe qartësinë për të bërë zgjedhjet e duhura. Një marrëdhënie e re po afrohet në rrugën tuaj dhe kjo është pikërisht ajo që ju intereson në këto momente. Përgatituni shpirtërisht për të kaluar disa momente ekzotike në diell me personin e ri që po tërhiqni në jetën tuaj. Do të dilni nga shtëpia me qëllime të mira dhe në jetën tuaj prisni një ndryshim pozitiv.
Atmosfera qetësuese do t’ju ndihmojë të ndiheni të sigurt. Do të keni një mundësi të shkëlqyer për të eksploruar zona të paprekura këtë vit. Do të udhëtoni në vende që do t’ju stimulojnë emocionet dhe do t’ju sjellin në një nivel të ri lumturie. Do të mbështeteni financiarisht ndaj këtyre mundësive që do të transformojnë jetën tuaj në mënyra që kurrë s’i keni imagjinuar. Mendja e hapur do t’ju inkurajojë të përfundoni një metamorfozë në jetën tuaj.

Dashuria dhe marrëdhëniet:
Këtë vit, dashuria do të bëhet fokusi i karrierës suaj. Do të jeni gati për një ndryshim të fortë dhe një lidhje të re në jetën tuaj.
Ju pëlqen të kënaqni këdo, por duhet të tregoheni të vetëdijshëm për të mos bërë të pamundurën duke harruar veten tuaj.

Do të jeni shpirti i mirësjelljes dhe elegantë në sjellje, një personalitet vizionar me ideale altruiste. Do të jeni popullorë me një rreth më të gjerë miqsh. Nga ana tjetër, mund të keni shumë probleme, si tradhtia e miqësisë apo konfuzioni në lidhje me motivet e vërteta të një miku. Sensi juaj shoqëror do të jetë shumë i zhvilluar dhe do të keni një vizion pozitiv ndaj mundësive të reja. Këtë vit do të kuptoni se duhet të kërkoni më shumë siguri emocionale për veten tuaj, pavarësisht nga partneri/partnerja që keni në krah. Nëse një marrëdhënie intime është e rëndësishme për ju, në fillim të vjeshtës partneri ideal do të vijë në jetën tuaj. E ëndërroni prej disa kohësh një person special në jetën tuaj. Do të keni aftësi të mira për të dashur dhe për t’u gëzuar, të cilën do ta shprehni duke u kujdesur për veten dhe të tjerët. Sigurohuni që mos t’ju humbasë asnjë mundësi për t’u argëtuar këtë vit. Gjatë verës do t’ia kaloni mjaft mirë me dikë të veçantë. Shijojini aventurat që ky vit ka në plan për ju dhe mundësisht udhëtoni në vende që dëshironi të shihni. Afërsia me dikë në mënyrë krijuese do t’ju sjellë gëzimin dhe sigurinë që kërkoni prej kohësh.

Financa dhe karriera:
Shenja e dashit do të motivohet për të dhënë kontributin social këtë vit. Me aftësitë e mrekullueshme në lidership, karriera juaj do të udhëhiqet nga zelli, qëndresa dhe angazhimi. Arritjet dhe pranimi është i rëndësishëm për ju. Keni atë që ju duhet për t’u bërë të famshëm dhe për të kontribuar ndaj shoqërisë. Shumë shpejt mund ta arrini qëllimin tuaj. Pa dyshim që do të punoni për të realizuar aspiratat ambicioze. Do të kuptoni se burimi i vërtetë i pushtetit personal është puna dhe besimi. Do të ndjeni nevojën për të pasur shpresa të larta në vitin 2008. Do të tregoheni të kujdesshëm për të shfrytëzuar mundësitë e reja që do t’ju paraqiten këtë vit.

Ndoshta do të ndjeni nevojën për të vepruar me shpejtësi në lidhje me ndryshimet e nevojshme në jetë, por është gjithashtu e rëndësishme që të gjeni mënyrën e duhur të shfrytëzimit të energjisë. Projektet e reja që vijnë në rrugën tuaj do t’i pranoni me një shpirt pozitiv. Do të çani rrugën tuaj përpara dhe drejt fillimit të verës duhet të pushoni për t’u përqendruar në punën tuaj të tanishme. Ndoshta do të ndjeni nevojën për të marrë një tjetër drejtim. Mundësitë e reja do të manifestohen në mënyra që kurrë s’i keni imagjinuar. Do të keni mundësinë të udhëtoni për punë dhe për kënaqësi. Në fund të vitit do të vini më shumë në punë trurin se sa forcën fizike. Do të jeni më shumë praktik në menaxhimin e kohës. Puna që motivon idealet do të zërë edhe vëmendjen tuaj të pandarë. Për arsye se jeni optimistë, idealistë dhe mendjehapur, do të bëni ndryshimet e duhura në karrierë që do t’ju japin lirinë, aventurën dhe kënaqësinë personale që kërkoni.

DEMI
(21. IV – 20. V.)

 

E përgjithshme:
Optimizmi do t’ju ndihmojë të ndryshoni rutinën nga e cila doni të çliroheni këtë vit. Përqendrimi në idealet e jetës do t’ju ndihmojë të shfrytëzoni çdo mundësi të re që ju ofrohet në arsim dhe udhëtim. Do të eksploroni anën filozofike të gjërave. Bërja e mjedisit të punës dhe shtëpisë sa më të rehatshëm do të jetë prioritet i lartë. Ushqimi i dëshirave do të rezultojë shpërblyes për sa i përket marrëdhënieve harmonike në familjen tuaj. Edhe pse duhet të punoni shumë për të ndërtuar aleanca strategjike, do të kuptoni se grupe të caktuar njerëzish do t’ju mbështesin në problemet dhe marrëveshjet financiare.
Aftësitë tuaja të komunikimit do t’ju ndihmojnë shumë në jetën shoqërore dhe do të tërhiqni mjaft mundësi të reja me miqtë tuaj. Idetë tuaja vizionare dhe origjinale do të krijojnë mendjemprehtësi që të tjerët do t’i ndjekin dhe do të gjejnë rrugën e vërtetë në jetë. Ridrejtimi i energjisë në mënyra të reja do t’ju bëjë më të lumtur dhe pozitivë. Njerëzit do t’ju shohin si një autoritet në karrierë. Do t’i sillni ndryshimet pozitive dhe idealiste në vendin e punës, ndërsa silleni në një mënyrë të përgjegjshme.

Rreziqet që do të merrni do të vlerësohen në fillim para se t’i vini në veprim. Do të jeni në gjendje të merreni me kërkesat shoqërore me sukses këtë vit, ndërsa gjërat do të zgjidhen në mënyrë konstruktive. Biznesi do të jetë i favorshëm dhe ju vërtet do të mësoni si t’i integroni fitimet tuaja në jetën e përditshme. Patjetër që do të lini një trashëgimi prapa me gjithë punën e mirë që keni bërë. Do të përqendroheni intensivisht në shndërrimin personal dhe do të merakoseni për të tjerët. Zemra juaj e madhe do të sjellë dashuri dhe harmoni në marrëdhëniet personale. Do të ndiheni të përmbushur dhe të dashur këtë vit. Shijojeni!

Dashuria dhe marrëdhëniet:
Në vitin 2008, rehatia fizike do të jetë prioritet i lartë për ju. Do të gjeni kënaqësi duke e shfrytëzuar kohën në klube sportive dhe duke u kujdesur për veten.
Është e rëndësishme që ju të jeni gjithmonë në formë të mirë dhe të ndiheni të fortë dhe të shëndetshëm. Dëshira juaj e fortë për partneritet do të nxitet nga fusha e energjisë pozitive. Do të jeni të kënaqshëm, tërheqës dhe me humor të mirë, e cila do t’i tërheqë njerëzit ashtu si bletët ndaj mjaltit. Do të fitoni siguri edhe më të madhe kur të merrni reagime pozitive nga kushdo që takoni. Puna juaj e madhe do të shpërblehet, pa harruar dhe bujarinë që keni treguar gjatë kësaj kohe. Nevojat tuaja seksuale do të përmbushen dhe siguria do t’ju vijë kur vlerat dhe emocionet të përcaktohen mirë. Do të preferoni një partner ideal dhe filozofik me vlera të forta ashtu si ato tuajat. Në fillim të vitit, ai dikush i jetës tuaj do të vijë në jetën tuaj atëherë kur nuk e prisni. Keni nevojë për dikë që do t’ju rehatojë ashtu siç doni.Në fund të vitit pasioni do t’ju bëjë të besoni vërtet se keni gjetur partnerin ideal në jetë. Do të mendoni për të mbledhur mendjen dhe ndoshta të fejoheni apo martoheni. Do ta njihni njëri-tjetrin edhe më shumë ndërsa zhvilloni qëndrueshmërinë në marrëdhëniet tuaja. Do të kuptoni se është mirë të keni marrëdhënie afatgjata.

Duhet të ndaheni nga kufizimet e vjetra. Kujdesi juaj do të ndryshojë në mënyrë drastike në mënyrën si e shprehni veten, prandaj ky do të jetë viti ku do të mësoni të ndani zemrën me qartësi.

Financa dhe karriera:
Do të jetë viti ideal për ju që të shkëlqeni në profesionin që keni, sidomos për personat në fushën e shërbimit shëndetësor.
Do të përjetoni disa ndryshime në qëllimet tuaja. Sfida është ta bëni veten të dobishëm për të tjerët përmes veprimeve kolektive dhe idealeve tuaja progresive për reformën shoqërore. Serioziteti dhe puna e shkëlqyer do t’ju japë një botëkuptim më të qartë të gjërave të rëndësishme për ju. Në fillim të pranverës do të ndjeni nevojën t’i mbani gjërat për vete në mënyrë që të mos ia prishni qejfin dikujt. Kur të vendosni të bëni diçka, do të jeni të vendosur dhe do të jeni të përqendruar. Do të keni një ndjesi të brendshme të asaj që jeni dhe se çfarë doni të bëheni dhe ja se çfarë do të kuptoni: Ambicie, zell, kujdes dhe qëndresë. Nuk do të flini pa një qëllim. Ju pëlqen varieteti në jetë dhe shkathtësia e mendjes do ta bëjë këtë vit të paharrueshëm. Do ta perceptoni botën rreth e rrotull jush si të mrekullueshme dhe do të vëreni çdo detaj të saj. Gjetja e zgjidhjeve në nivelin intelektual po ju sfidon. Asimilimi i ideve është i shkëlqyer dhe do të keni bashkëbisedime të shkëlqyera me këdo. Me siguri do të shquheni për komunikimin në vitin 2008. Puna do të jetë e rëndësishme për ju në ruajtjen e marrëdhënieve me njerëzit që ju rrethojnë. Do të merrni shumë shpërblime duke ndihmuar të tjerët për shkak të kujdesjes.

Kontributi juaj do të krijojë një botë më të dashur me ideale humanitare.

  

BINJAKËT
(21. V - 21. VI.)

 

E përgjithshme:
Shenja e Binjakëve kërkon ndryshim, varietet dhe stimulim mendor. Do t’i tërhiqni këto në shumë zona të jetës suaj, duke e bërë vitin edhe më ngacmues. Përdoreni talentin tuaj për t’i parë emocionet me objektivitet, edhe pse nuk i kuptoni të gjitha ngjarjet e jetës suaj.Emocionet janë pak a shumë si ngjarje për ju dhe do të keni aftësinë t’i kategorizoni mirë. Aftësia juaj për t’u ndjerë të lidhur ngushtë me njerëzit do t’ju ndihmojnë me marrëdhëniet e forta këtë vit. Konsiderojini sfidat e jetës si projekte të cilat duan një zgjidhje. Do të ecni me hapa të mëdhenj një karrierën tuaj këtë vit, për sa kohë që do të ngrini sytë nga qielli. Energjia që do të vini në punë do t’ju lejojë të përjetoni shumë bekime materiale në mjedisin shtëpiak. Kushtojini vëmendje ideve tuaja krijuese.Shumë ide të reja frymëzuese po vijnë në udhën tuaj dhe do të përfitoni duke vendosur idetë tuaja në veprim në fushën e karrierës. Është e rëndësishme që ju të ndiheni të pranuar dhe të vlerësuar në përpjekjet tuaja.
Do të tërhiqni një varietet njerëzish me sharmin tuaj. Do të keni një aftësi të natyrshme për të fituar admirim. Do të ndiheni plot energji përballë seksit të kundërt. Për pjesën më të madhe të vitit komunikimi do të jetë prioriteti kryesor, pasi do t’ju kërkohet të artikuloni idetë frymëzuese në projekte të shkruara. Miqtë dhe familja do t’ju ndihmojnë të manifestoni dëshirat tuaja, veçanërisht në pjesën e dytë të vitit. Do të keni mundësi të thelloni marrëdhëniet tuaja me ata që ju bëjnë të lumtur.

Dashuria dhe marrëdhëniet:
Fuqitë tuaja magnetike do të tërheqin dashurinë dhe miq influenciale në vitin 2008. Do të dëshironi të qëndroni pranë njerëzve me mendje të lartë si ju. Keni shumë nevojë ta ndani veten në një marrëdhënie të caktuar.
Gjatë muajve të parë të vitit shkëlqimi juaj do të tërheqë një tip aventurier në jetën tuaj. Me gjithë sfidat mendore që do të keni, kujdesi për veten dhe për të dashurit tuaj do të jetë dërrmues. Gjeni kohën të qetësoheni dhe të argëtoheni. Marrëdhëniet e këtij viti do të vinë në kohën e duhur. Ky vit ka mjaft mundësi të rëndësishme në rrugën tuaj, prandaj përfitoni prej tyre në mënyrë efektive. Rrezikoni dhe thelloni marrëdhëniet në mënyra të veçanta. Harmonia shpirtërore që do të ndjeni në këtë marrëdhënie intime do të jetë gjëja më e mirë që do t’ju ndodhë. Do të ndani ëndrrat dhe aspiratat bashkë pa u ndjerë të kufizuar.

Drejt fundit të vitit do të përpiqeni të gjeni ekuilibrin e duhur dhe të jini të natyrshëm. Do të dëshironi të angazhoheni edhe më shumë gjatë vitit 2008. Përfshihuni në aktivitete që do t’ju ndihmojnë të eksploroni krijimtarinë e brendshme. Keni nevojë për shumë hapësirë për të menduar për projektet krijuese dhe për mënyrat më të mira si të përmbushni veten.

Financa dhe karriera:
Në vitin 2008 do të keni mjaft mundësi të rigjeni veten në shumë fusha. Mërzia në bashkëbisedime do t’ju shtyjë të shprehni motivimin idealist në suksesin e botës. Do të keni shumë burime në dispozicion dhe ndjenja e vlerës do të përforcohet.
Do të ndjeni një nevojë të fortë për të përcaktuar se cilat burime do të krijojnë siguri dhe rehati për veten tuaj dhe ata pranë jush. Do të punoni shumë për të themeluar personalitetin tuaj vetjak, gjë që do t’jua zbulojë veten në mënyra të gjera. Do të keni aftësinë analitike për t’i komunikuar nevojat me qartësi dhe do të kuptoni se jeni të kënaqur financiarisht me marrëveshjet e biznesit. Do të shkëlqeni në çfarëdo profesioni që të zgjidhni.

Besimi në atësitë mendore dhe kultivimi i një qëndrimi pozitiv është diçka që do t’ju shërbejë tmerrësisht mirë. Do të integroheni mirë me të tjerët dhe kjo do t’ju ndihmojë t’i shërbeni një grupi të caktuar. Do të tërhiqeni nga grupe humanitare, fetare apo politike dhe do ta rreshtoni veten me njerëz që mendojnë si ju. Ndërgjegjësimi për rëndësinë e lidhjeve do të ndikojë edhe ata në rrethin tuaj dhe do t’ju hapë rrugën qëllimeve të përbashkëta.

GAFORRJA
(22. VI – 22. VII.)

 

E përgjithshme:
Do të tregoheni të kujdesshëm me ata që dashuroni dhe do të lulëzoni në marrëdhëniet tuaja këtë vit. Dhembshuria dhe mirëkuptimi juaj do të jetë frymëzim për të tjerët, po ashtu edhe optimizmi do të jetë ngjitës. Ky vit do t’ju sjellë mjaft mundësi për të eksploruar horizonte të reja përmes udhëtimeve dhe studimeve shpirtërore. Do të jetë një periudhë e mrekullueshme për të ndërruar më shumë burime në jetë. Do të ndiheni plot besim dhe të kënaqur me mënyrën si i shpenzoni paratë dhe kohën. Do t’ju pëlqejë rehatia që paratë sjellin dhe do ta dekoroni shtëpinë me objekte të bukura.

Zhvillimi i talenteve muzikore dhe artistike do t’ju sjellë kënaqësi. Duhet të kuptoni se keni nevojë për një grup prej të cilit të karikoni energjitë emocionale këtë vit. Ndërsa eksploroni aktivitete të reja, do t’i trajtoni nevojat praktike të ekzistencës së përditshme me përulësi. Kushtojini edhe vetes pak kujdes kur të bëhet fjalë për çështjet e shëndetit dhe do të zbuloni regjimin e përkryer fizik. Jeta juaj e jashtme do të shkojë edhe më mirë këtë vit, pasi do të përfshiheni në aktivitete krijuese. Ky vit do t’ju sjellë plot gëzime dhe harmoni, po kështu edhe karriera do të lulëzojë në mënyra të paimagjinueshme.

Dashuria dhe marrëdhëniet:
Do të ndiheni emocionalisht të plotë në një marrëdhënie të ngushtë këtë vit. Natyra juaj pasionante kërkon lidhje intime. Do t’i shihni të tjerët si një pasqyrë, ndërsa tërhiqeni drejt atyre që reflektojnë një natyrë më të thellë. Do të shijoni zhvillimin e shkëmbimit të shprehjeve interpersonale dhe përpjekjeve të përbashkëta, pa harruar dhe nocionin e dy personave që kanë lidhje me njëri-tjetrin në baza të përditshme.
Marrëdhëniet dhe martesa do të jenë çështje serioze për ju dhe ndjesia juaj e përkatësisë do të përforcohet këtë vit kur të dashuroheni me dikë. Do të gjeni mënyra të reja për të krijuar partneritete, të cilat do të nxisin motivimin tuaj për të qenë më shumë krijues. Përpjekjet tuaja do të shpërblehen në fund të vitit. Dashuria, gëzimi dhe lumturia do të jenë rezultat i aftësive të mira në komunikim, të cilat do t’i fitoni gjatë këtij viti. Jeni të lumtur për jetën e re shoqërore dhe do të ndiheni të rinj në zemër.

Lidhja juaj me një partner intim do t’ju sjellë ndjenja hiri dhe sharmi, të cilat do t’i mbani në çdo aspekt të jetës. Ndoshta do t’ju pëlqejë dekorimi i shtëpisë dhe krijimi i një ambienti më interesant dhe i rehatshëm. Do të ndiheni emocionalisht të sigurt dhe të lumtur.



Karriera dhe financa:


Besnikë, seriozë dhe të besueshëm, këtë vit do të angazhoheni të realizoni qëllimet tuaja. Në muajt e parë do të nxiteni nga puna juaj dhe nga vlerësimet për përpjekjet e mëdha dhe standardet e larta. Do të keni një sasi të konsiderueshme energjie për t’u përqendruar në detajet të zakonshme.

Materialisht do t’ia dilni mirë në vitin 2008. Projektet e reja në punë do të shpërblehen mirë financiarisht. Komunikimi verbal është më i rëndësishëm se zakonisht dhe do t’ju interesojë ajo që të tjerët mendojnë. Thoni me saktësi se çfarë keni në mendje, pasi do të realizoni shumë duke zgjeruar perceptimet dhe duke shkëmbyer idetë me të tjerët. Posedoni energji të lartë dhe një dëshirë të pamasë për të ndihmuar të tjerët, prandaj një karrierë në shërbimet shëndetësore do t’ju shkonte përshtat. Do të shijoni fuqitë e ripërtëritjes kur të zgjidhni çështjet tuaja.
Jeni të vendosur dhe do t’i ktheni avantazhet në suksesin tuaj. Njerëzit e pëlqejnë pikëpamjen tuaj praktike dhe të përgjegjshme. Do të fokusoheni në jetën e jashtme këtë vit, me dëshirën për t’i ofruar dhuratat tuaja botës në mënyra të reja. Do të jeni një frymëzim i mrekullueshëm për kolegët tuaj. Gjatë periudhës së pranverës do të ndjeni nevojën të rikrijoni veten. Filloni një projekt të ri që do t’ju kënaqë.

LUANI
(23. VII – 23. VIII.)

E përgjithshme:

Natyra juaj e shndritshme do të sjellë harmoni në jetën tuaj këtë vit. Dashuria juaj për kënaqësi dhe bukuri natyrore do t’ju ndihmojë të rikrijoni veten. Do të jeni aktiv me shumë miq dhe lidhje të tjera dhe do të pëlqeni diversitetin dhe stimulimin. Do të punoni mirë në aktivitete grupesh dhe do të jeni pjesë e rëndësishme e ngjarjeve shoqërore. Bërja e karrierës në këtë botë do të shkojë ashtu siç duhet, duke qenë se jeni një person i orientuar shoqërisht, pa përmendur faktin se jeni një organizues i përkryer dhe dhunti për detajet. Kujdes se mos mbani shumë përgjegjësi këtë vit, përndryshe do të ndiheni të mbimbushur. Kujdesuni për nevojat personale dhe ruani sensin e mirëqenies. Do të kërkoni rehati dhe siguri, dhe do të përfitoni nga pushimet periodike duke kaluar më shumë kohë në natyrë. Do të jetë kohë e mirë për të eksploruar karakterin e brendshëm dhe standardet e larta.Mos harroni të rivlerësoni ato që besoni se janë të rëndësishme. Pasioni që ndjeni drejt familjes tuaj do t’ju fuqizojë marrëdhëniet më shumë se më parë. Hetoni lidhjet tuaja me të kaluarën dhe kuptoni se si ndikon realitetin e përditshëm. Do të përjetoni shumë emocione përmes përpjekjeve krijuese.

Dashuria dhe marrëdhëniet:
Po kaq shumë sa jenë të fuqizuar nga sfidat e marrëdhënieve, do të kuptoni se në këtë vit të ri duhet të kultivoni më shumë diplomaci dhe butësi që të ndiheni më të lidhur me partnerin/partneren tuaj. Do të keni një dëshirë të fortë për të transformuar jetën dashurore dhe për të vlerësuar edhe më mirë nevojat tuaja të brendshme. Do të doni të bëhet ashtu siç thoni ju, por pjesën më të madhe të kohës do të ndiheni harmonikë. Do të posedoni mjaft sharm dhe një tërheqje të fortë ndaj seksit të kundërt.

E qeshura juaj gazmore dhe sensi i humorit do t’jua bëjë jetën më interesante dhe gjithmonë të gëzuar. Do të mbani një qëndrim origjinal drejt çështjeve seksuale dhe do të ndiheni mirë në shoqërinë e të dashurve tuaj. Do të ëndërroni partnerin e përkryer, por ndonjëherë nuk duhet të vareni kaq shumë tek të dashurit tuaj. Idealet tuaja do të ndikojnë shprehjen e individualitetit këtë vit dhe do ta shihni veten më të rritur se në të kaluarën. Përmes vetë-hetimit do të fitoni mënyra të reja dhe pozitive komunikimi. Në mënyrë që të ruani shëndetin në trup, mendje dhe shpirt këtë vit, duhet të kuptoni dhe të përcaktoni kufirin mes jush dhe partnerit tuaj. Sa më shumë harmoni të mbizotërojmë mes jush, aq më të lumtur do të jeni.

Karriera dhe financat:
Këtë vit do të jeni ju sipërmarrësi dhe me siguri do t’i përvisheni më shumë punës duke qenë më përgjegjës. Do t’ju pëlqejë luksi dhe do të kuptoni se në mënyrë që të keni gjithçka që doni në jetë, besimi tek vetja është gjëja më e rëndësishme për t’u bërë.

Do të bëni çdo përpjekje për të kaluar rrethanat e vështira, do të bëheni kurajoz për veten tuaj dhe do të pranoni me gëzim çdo sfidë. Do të alternoheni mes sfidave dhe kufizimit të presionit që do t’ju imponohet. Është e rëndësishme t’i jepni vetes lirinë mes ekstremeve të proceseve të brendshme. Jini elastikë me veten dhe të tjerët. Do të keni një intuitë të fortë dhe nëse ndiqni zemrën, do të arrini të ndryshoni prezencën tuaj. Do t’ia dilni me sukses të punoni në organizata të mëdha këtë vit. Do të perceptoni kaosin në botë dhe do të keni një dëshirë të fortë për t’i sjellë në jetë idealet tuaja të forta. Do ta shihni punën si një kontribut të rëndësishëm drejt themelimit dhe ruajtjes së marrëdhënieve të mira. Do të jetë një vit ideal drejt ridrejtimit të talenteve në mënyra të vlefshme në jetë. Do t’ju pëlqejë fakti se jeni në qendër të vëmendjes. Gjeni kohë për të eksploruar artin dhe teatrin.

VIRGJËRESHA
(24. VIII – 23. IX.)

 

E përgjithshme:
Ruajtja e miqësive pozitive dhe marrëdhënieve të ngushta personale do të jetë prioritet i lartë për Virgjëreshën këtë vit. Jeta shtëpiake dhe familjare do të jetë burim lumturie dhe kënaqësie ndërsa kaloni kohë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira. Do t’i ndani opinionet me sinqeritet dhe çiltërsi. Do të jeni të rrethuar nga njerëz artistë dhe frymëzues, me të cilët do të ndiheni të lirshëm të shprehni krijimtarinë tuaj. Varieteti dhe shkathtësia e mendjes do t’ju japin nxitjen të përdorni tërë aftësitë tuaja. Ndërsa filloni këtë vit të ri do të vëzhgoni më me qartësi botën rreth jush dhe do ta shprehni veten në mënyra të veçanta. Jeni një artist i shkëlqyer dhe do të mund të krijoni art me lehtësi në karrierën tuaj gjatë muajve që do të vinë.

Gjithçka që vetëdija juaj do të prekë do të bëhet një fushë për arritjet tuaja intelektuale. Dëshira juaj për ta shprehur veten artistikisht do të zgjerohet në punë dhe ngjarje artistike. Kultura dhe teatri do t’ju japin mundësi të çlodheni. Mundësitë krijuese do t’ju sjellin transformime të mëdha. Edhe nëse jeni në një pozicion lidershipi mes miqve influencialë, ndërgjegjësimi juaj për lidhje të ngushta do të ndikojë ato në rrethin tuaj dhe do të hapë qëllime dhe objektiva të përbashkëta.



Dashuria dhe marrëdhëniet:


Në këtë vit, dashuria, bukuria dhe ekuilibri juaj do t’ju hapë vend për rritje në marrëdhëniet personale. Energjia e partneritetit është në një nivel të ri, gjë që do t’ju gjallërojë dhe do t’ju forcojë të dy. Nevoja për t’u përfshirë emocionalisht me një partner është e domosdoshme. Kaloni shumë fundjava së bashku dhe largohuni nga bota materiale në mjedis natyror. Pasiguria mund të manifestohet si një nevojë për një mjedis shtëpiak të rehatshëm dhe të plotë. Zakonisht keni një pikëpamje të qartë për motivimet e ndërgjegjshme, si dhe thellësitë emocionale të të tjerëve. Kur të vendosni të përfshiheni në partneritete të reja, do të zbuloni një person krejt të ri.

Me ndjesinë e mirë të humorit dhe aftësinë për të treguar histori, do të keni një komunikim të përsosur verbal në marrëdhënien tuaja intime. Do t’ju pëlqejë të qenit të dashuruar dhe do ta transformoni energjinë për qëllime të dobishme. Përmes intimitetit, do të mësoni të përjetoni dëshirat emocionale pa frikë dhe do të gjeni një ndjesi të re sigurie dhe kuptimi këtë vit. Dashuria për bukurinë dhe simbolet, dhe vullneti i fortë do të tërheqë marrëdhënie të fuqishme drejt jush.

Karriera dhe financat:
Në fillim të vitit do të ndiheni plot energji dhe të kënaqur me aktivitetin e punës dhe ndihma që do t’ju jepni të tjerëve. Do të bëheni introspektivë për besimet që mbani dhe edhe më të dhembshur ndaj problemeve të të tjerëve.

Rehatia dhe siguria do të vinë atëherë kur puna juaj të përcaktohet me qartësi dhe ju të keni lirinë të veproni sipas aftësive tuaja të vendimmarrjes. Aftësitë tuaja të natyrshme për lidership do të shkëlqejnë ndërsa poziciononi autoritetin dhe tregoni aftësitë drejtuese. Punën më të madhe do ta bëni kur të jeni në një pozicion për të përdorur talentet dhe kualifikimet që keni fituar gjatë kësaj kohe. Do të doni të përfshiheni në projekte të reja dhe ky vit do të jetë plot me to. Do të jeni plot energji dhe do të gjeni mënyra të reja për ta shprehur veten artistikisht.
Mundësitë e reja janë në dispocizionin tuaj në arenën publike. Do t’i shërbeni komunitetit në interesin tuaj më të mirë. Do të ndjeni nevojën të jini të dobishëm në shoqëri dhe do të kënaqeni me kontributin tuaj. Do të jetë viti i përkryer për të marrë shpërblimet që meritoni dhe prestigjin që dëshironi. Do të keni diçka të rëndësishme për të ndarë me të tjerët këtë vit dhe do të shkëlqeni në planet që keni për qëllim.

PESHORJA
(23. IX – 22. X.)

E përgjithshme:
Ekuilibrimi i veprimeve është diçka që ju e bëni shumë mirë. Keni një aftësi të natyrshme për t’iu dhënë njerëzve kohën tuaj të vlefshme dhe të peshoni idetë pa arritur në konkluzione të nxituara. Do t’ju vijnë mjaft shpërblime personale dhe profesionale. Do të punoni shumë për realizimin e projekteve të suksesshme në karrierën tuaj. Vlerësimi që prisni prej kohësh për gjithë dashurinë, respektin dhe nxitjen që keni dhënë gjatë këtij viti do të shpërblehet në vitin e ri. Është koha të përfshiheni në disa takime shoqërore. Do të kaloni mjaft kohë në përvetësimin e aftësive në komunikim dhe do të përjetoni një transformimi personal në një mënyrë të thellë dhe të mrekullueshme.
Njerëzit do t’ju dëgjojnë për shkak se keni diçka të rëndësishme për të thënë dhe mënyrë si i artikuloni fjalët. Do ta shihni veten në qendër të vëmendjes. Zjarri i shtëpisë do të digjet fuqishëm këtë vit në interes të familjes suaj. Do të ndiheni krenar për rrënjët dhe lidhje familjare do të forcohen. Natyra juaj e butë dhe shembullore do t’i japë familjes gjithçka pa qenë nevoja që t’jua kërkojnë. Udhëtimet e shkurtra do t’ju stimulojnë intelektualisht gjatë këtij viti dhe ato do të jenë një ndryshim rifreskues për ju.

Dashuria dhe marrëdhëniet:
Romanticiteti dhe përjetimi i emocioneve në marrëdhënien tuaj është ajo që ju mundon më shumë gjatë kësaj periudhe. Gjetja e mënyra të reja për t’u frymëzuar dhe për nxitje do të jetë qëllimi i këtij viti. Vizionet dhe pikëpamjet krijuese do të nxisin pasionin brenda jush dhe këtë do ta ndani me të dashurit tuaj. Keni nevojë për dikë që është i butë, perceptues, nostalgjik dhe tërheqës. Para se t’ia jepni besnikërinë dhe mirësinë dikujt, është e rëndësishme të ndiheni të sigurt se vlerat tuaja vlerësohen ashtu siç doni.
Lidhjet sensuale dhe pasionante, materialisht dhe shpirtërisht do të përmbushin dëshirën për të arritur në një nivel të ri. Për ju nuk ekziston kontakti sipërfaqësor me dikë tjetër. Partneri juaj duhet të kuptojë se bota juaj shpirtërore është më e rëndësishme se arritjet sipërfaqësore. Madje dhe në partneritet do të kërkoni rrënjët tuaja, ndjesinë e sigurisë dhe nevojat tuaja. Është e rëndësishme ta ushqeni veten dhe të ndani aftësinë për të ushqyer të tjerët me cilësitë më të mira. Jeni pa dyshim gati për një marrëdhënie më intime këtë vit.

Kjo ka mjaft gjasa të vijë gjatë periudhës së pranverës dhe të verës.

Karriera dhe financa:
E gjithë puna juaj e këtij viti do të shpërblehet kur të merrni vlerësimin që doni. Do të motivoheni të keni sukses në çfarëdo që të bëni dhe të përparoni në karrierë. Burimet që duhen për ta bërë biznesin tuaj të përfitueshëm do të vinë shumë lehtë në rrugën tuaj. Aftësitë tuaja nxitëse do të jenë frymëzim për këto në kolektivin e punës. Ofertat dhe propozimet e reja në profesion do të vinë në rrugën tuaj. Për shkak se keni aftësitë e duhura për të ndihmuar të tjerët të gjejnë rrugën e tyre, shumë do të vinë t’ju kërkojnë këshilla.

Jeni kurajoz dhe do të bëheni të njohur në botë si dikush që tregon qëndrueshmëri dhe zell në gjithçka që bën. Me siguri do të bëni zgjidhjet e duhura në skuadrën tuaj. Do të zbuloni zona të reja ku mund të jeni të dobishëm. Nxitja, qëndresa dhe angazhimi do të prodhojnë një aurë rehatie dhe force. Keni një talent të natyrshëm për të punuar me të tjerët dhe për të kaluar sfidat personale në jetën tuaj. Transformimet e thella do t’ju ndihmojnë në komunikim. Njerëzit e dinë se ju shikoni punën tuaj, pa ndërhyrë në çështjet e të tjerëve. Qartësia dhe aftësia juaj për të gjetur një shprehje pozitive për energjitë tuaja do të bëhet burim frymëzimi.

AKREPI
(23. X – 22. XI.)

 

E përgjithshme:
Pasioni do t’ju dërgojë diku larg në mbretërinë e krijimtarisë dhe ekspresionit. Rizbulimi dhe vlerësimi i natyrës suaj pasionante do t’ju transformojë duke ju bërë një person më pozitiv. Mund të punoni si këshillues për kompani të mëdha apo në marrëdhëniet publike. Do të kuptoni atë që motivon njerëzit të bëjnë një punë të suksesshme dhe do ta gjeni veten në situata ku do t’ju kërkojnë këshilla. Pikëpamjet tuaja krijuese do ta shprehin veten në mënyra dinamike dhe do të fitoni shumë respekt. Keni një sistem të mirë mbështetës në jetën shtëpiake dhe në karrierë dhe do të mësoni se rregulli po zë vend në jetën tuaj. Meqë karriera juaj ka pasur një fillim të mbarë këtë vit, fillimi i verës do t’ju gjejë të përfshirë në një marrëdhënie të re, të cilën keni kohë që e mendoni. Do të keni surpriza të mëdha dhe do të frymëzoheni edhe nga gjërat e zakonshme në karrierë dhe në jetën personale.
Do të shijoni udhëtimet në vende të huaja dhe do të tërhiqeni duke vëzhguar idetë dhe kulturat e tjera. Këtë vit të ri do t’ju pëlqejë edhe më shumë studimi. Do të kuptoni se marrëdhëniet tuaja do t’ju japim mjaft mundësi për të marrë frymë dhe për t’u kujdesur për nevojat tuaja.

Dashuria dhe marrëdhëniet:
Me një personalitet kaq të dashur, me siguri do të tërhiqni romancë dhe pasion në jetën tuaj të dashur Akrepa. Jeta juaj shoqërore duket shumë premtuese dhe plot me mundësi të reja kur të bëni përpjekjen të njihni njerëz të rinj. Natyra juaj e pavarur dhe dëshira e fortë për ta shprehur veten me krijimtari do t’ju japë aftësinë të gjeni dhe të zbuloni interesa të reja që ju dhe partneri juaj mund t’i bëni së bashku. Kur jeni të përfshirë në një marrëdhënie të ngushtë do të jeni intiutivë, të ndjeshëm dhe psikikë.

Do të kuptoni me logjikë se cilat janë motivet e të tjerëve. Do t’i përjetoni emocionet në një mënyrë të thellë përmes lidhjeve psikologjike. Edhe pse do të ndiheni të cënueshëm emocionalisht këtë vit, përpiquni të përjetoni thellësitë e mirëqenies suaj dhe shijoni marrëdhëniet romantike intensivisht. Për shkak të ndërgjegjësimit tuaj për të tjerët, është mirë që të gjeni kohë edhe për veten. Shijoni ushtrimet fizike dhe nxiteni veten të çlironi energjinë që është mbledhur brenda jush. Jeta dashurore do të jetë edhe më e mirë këtë vit. Do të vlerësoni edhe detajet më të parëndësishme në një lidhje. Do të kuptoni se është e rëndësishme të ndani momentet pasionante me partnerin tuaj.

Karriera dhe financat:
Do të keni një lidhje të fortë me impulset artistike, vlerat dhe prestigjin. Do të keni sukses në kërkimin tuaj në fushën e arteve këtë vit.
Keni një sy natyral për bukurinë dhe për të poseduar një hir të natyrshëm ndërsa merreni me njerëzit. Transformimi do të jetë në pragun tuaj këtë fillim viti. Burimet tuaja do të rriten ndërsa shfrytëzoni aftësitë për të krijuar para. Keni punuar shumë, por duhet të kuptoni se nuk duhet ta bëni vetëm. Kur komunikoni dëshirat tuaja do të shihni se do t’ju vijë dhe ndihma që keni nevojë. Një karrierë në këshillim apo puna me fëmijët gjithashtu do t’ju shkonte mirë. Gjithanshmëria është e rëndësishme për të përfituar stimulimin për të cilin keni nevojë. Do të ndiheni krenarë për idetë tuaja dhe do t’i shprehni ato ashtu siç duhet.

Mënyra juaj e të menduarit është krijuese dhe do të keni një stil të mirë manaxhmi. Keni nevojë për mundësi të reja në karrierë, në mënyrë që ta shprehni veten ashtu siç duhet. Do të ndiheni të përmbushur kur t’i ndihmoni të tjerët ta organizojnë jetën e tyre me më shumë efikasitet. Ndoshta do të merrni parasysh një punë që ju jep mundësi të udhëtoni dhe ju lejoni lirinë për të cilën keni nevojë. Duhet të dilni nga rutina dhe të ndiheni të përmbushur.

SHIGJETARI
(23. XI – 22. XII.)

 

E përgjithshme:
Ndjenja juaj e fortë për veten tuaj do t’ju ndihmojë të realizoni shumë këtë vit dhe besimi do t’ju aftësojë të shfrytëzoni mundësitë e reja që do të vinë në rrugën tuaj. Do të përqendroheni në më shumë komunikim dhe do të kuptoni se shkrimi do të bëhet dominues në karrierën tuaj. Do të shijoni punën dhe gjithçka tjetër. Natyra juaj energjike dhe e lumtur do t’i bëjë të tjerët të ndihen të sigurt në praninë tuaj. Njerëzit e dinë se jeni seriozisht të interesuar në atë që kanë për të thënë, për shkak se jeni dëgjues kaq të mirë. Këtë vit mund të bëni udhëtime të gjata për t’i dhënë vetes stimulin shpirtëror dhe ta ndihmoni të ndiheni më të lidhur me anën filozofike të vetes.
Gjatë verës do ta gjeni veten duke bërë planet që do t’ju dërgojnë në ndonjë llixhë apo shtëpi pushimi. Do t’ju duket sikur ndodheni në një transformim të rëndësishëm për mënyrën si i shihni gjërat dhe qëndrimet tuaja. Ndoshta është koha të rivlerësoni se kush jeni dhe se ku po shkoni. Do të ndjeheni mirë me gjithë bekimet e jetës suaj. Do të ndiheni plot mirënjohje në jetën tuaj. Do të zhvilloni mënyra të reja për të komunikuar.

Dashuria dhe marrëdhëniet
Do të ndjeni lidhjen e fortë emocionale me partnerin tuaj këtë vit dhe do të zbuloni mënyra të reja për të komunikuar. Do të ndieni mendërisht të stimuluar dhe të aftë për të komunikuar nevojat tuaja. Do të fitoni pikëpamje të reja ndërsa krijoni sisteme pozitive besimi të bazuar në qëllime të reja. Do të ndjeni sikur një mjegull po largohet nga jeta juaj në çështjet e komunikimit dhe të marrëdhënieve. Do të keni mbështetjen e duhur dhe plot dashuri do t’ju kthehet si shkëmbim ndaj përkujdesjes suaj. Jeni të vetëdijshëm për mënyrën si të tjerët do t’ju ndikojnë emocionalisht dhe do të vini re edhe se si ju ndikoni tek ta. Do të zbuloni mënyra të reja për t’u ndjerë në vendin tuaj në një partneritet të caktuar.

Është e rëndësishme të mësoni si të vlerësoni nevojat tuaja emocionale, pavarësisht nga energjia që keni. Ka gjasa që këtë vit të bëheni popullorë në shoqërinë tuaj dhe do të shijoni harmoninë e një partneriteti intim që reflekton emocionet tek ju. Keni punuar shumë të fitoni rehatinë materiale dhe sendet materiale që keni.

Karriera dhe financat
Talentet e shkrimeve krijuese do të jenë një faktor i rëndësishëm për mënyrën si i bëni paratë këtë vit. Do t’ju pëlqejë t’i jepni të tjerët kujdesin që mendoni se meritojnë. Keni dhunti për ta shprehur zemrën tuaj përmes shkrimit dhe teatrit. Gjatë këtij viti do të dalin në pah cilësitë dhe vlerat tuaja të mira. Natyra juaj plotësisht optimiste kërkon mundësi në gjithçka, një person që mendon se gota është “gjysmë plot” dhe jo “gjysmë bosh”.

Ndjesia se mund të bëni gjithçka do të jetë një komponent i rëndësishëm për imazhin tuaj. Do ta shprehni veten në shumë mënyra dhe nuk do t’ju zërë vendi derisa të filloni projektet e reja për këtë vit, të cilat do t’ju japin mundësi të eksploroni krijimtarinë tuaj. Do të gjeni mënyra të reja për të qenë të dobishëm në karrierën tuaj. Do të bëheni një lider i mirë dhe do të shkëlqeni në punën me grupe, pasi do ta shihni të gjithë kontekstin më me lehtësi brenda një grupi më të madh. Financat do të rrjedhin në momentin që do të ndiqni instinktin tuaj. Do të keni sukses në profesionet që merren me komunikim dhe përmbushjen e nevojës së të tjerëve. Jeni kurajoz në shprehjen e opinionit tuaj dhe intuita e mprehtë do t’ju bëjë mësues të shkëlqyer.

BRICJAPI
(22. XII – 20. I.)

 

E përgjithshme

Shenja juaj konsiderohet si e zellshme në punë; me këtë cilësi do ta shprehni veten gjatë këtij viti. Qëndrimi juaj praktik në jetë do t’jua bëjë të lehtë të përqendroheni në përmbushjen e gjërave në kohën e duhur. Do të mbani qëndrim realist këtë vit dhe do të ndiheni shumë seriozë. Do të kaloni kohë duke diskutuar tema që nuk ju interesojnë, por do të kuptoni se përfshirja në aktivitete që s’janë të rëndësishme për ju ka përfitimet e veta. Në jetën personale do ta shprehni veten në mënyrë më pasionante dhe do të vini re se po zhvilloni ndjeshmërinë në mënyrat si i trajtoni të tjerët. Jeta juaj do të marrë një kuptim tjetër kur të kuptoni se një pjesë e juaja nuk ka qenë seriozisht e interesuar në gjithçka. Do të gëzoheni kur të mësoni se të tjerët duan t’ju dëgjojnë. Në këtë vit do të shprehni integritetin personal, shpirtëror dhe emocional. Do të inkurajoheni të eksploroni sistemet tuaja të besimeve këtë vit. Mundësitë që provokojnë mendimet do të jetë të shumta, kjo është arsyeja e zbulimit se jeta juaj ka nevojë për reformë.

Dashuria dhe marrëdhëniet
Këtë vit do të jeni të vendosur t’i realizoni imagjinatat tuaja më të larta. Partneriteti tuaj do t’ju sjelle rehati në momentet më të mira. Dëshira juaj për luks do të nxitet nga një marrëdhënie e re dashurore në jetën tuaj. Ky person special do të nxisë anën tuaj artistike, pasionante dhe energjike. Aftësitë tuaja të komunikimit do t’ju ndihmojnë ta bëni këtë person për vete. Do të tërhiqeni nga ideja e partneritetit dhe ky person do t’ju ndihmojë të kultivoni një pikëpamje realiste. Do t’ju pëlqejë varieteti dhe kjo marrëdhënie e re do t’ju japë mjaft mundësi për të rizbuluar veten.

Do të jeni një gjykatës i mirë karakteresh dhe do të vlerësoni bukurinë e gjërave, por jo veçmas vlerës së tyre. Aftësitë që keni për t’u kujdesur për të tjerët do t’i japin kuptim vetes suaj për këtë vit. Do të shijoni shkëmbimin e shprehjes interpersonale dhe do të gjeni kuptim të ri në jetën tuaj. Sharmi i brendshëm dhe tërheqja do të vijë në mënyra të reja dhe dashuria juaj do të jetë plotësisht e kënaqshme. Marrëdhëniet e rastësishme nuk ekzistojnë në jetën tuaj.

Karriera dhe financat
Do të ndiheni të ekuilibruar dhe harmonikë në përpjekjet e karrierës në vitin 2008. Do të jeni mjaft fluidë në mënyrën si e shprehni veten, në mënyrë verbale dhe të shkruar, dhe do t’ia dilni mbanë të gjeni punë në komunikim. Keni mjaft mundësi të përfshiheni në mbretëri të reja të zbulimeve shkencore. Ky stimulim mendor do të hapi dyert për ta shprehur me krijimtari mendjen tuaj vizionare.
Do të keni aftësi t’i kapni konceptet e reja me shpejtësi dhe njerëzit do ta mirëpresin këtë aftësi tuajën. Do të zbuloni subjekte dhe disiplina të reja. Dëshira juaj për të mësuar subjekte të reja do t’ju bëjë popullorë. Jeni me të vërtetë ambiciozë dhe do të gjeni diçka të rëndësishme për të ndarë me të tjerët gjatë gjithë vitit. Do të keni aftësi të mira për të këshilluar të tjerët dhe për të ndarë opinionin tuaj origjinal.

Njerëzit që ju rrethojnë duan aftësi të veçanta në komunikim, dhe ju jeni personi që i keni këto. Viti 2008 do të jetë i kënaqshëm për sa i përket marrëveshjeve të reja tregtare. Ju keni mënyrën tuaj të të sjellurit, gjë që do t’ju vërë në qendër të vëmendjes.

 

 

UJORI
(21. I – 21. II.)

E përgjithshme:
Në këtë vit shenja e Ujorit do të shkëlqejë me forcë. Ju vërtet jeni një vizionar me një ndjesi të lartë qëllimi dhe një mënyrë të avancuar të të menduari. Do të jetë shumë e lehtë të shprehni individualitetin dhe idealet altruiste. Do të lindin mjaft mundësi të reja për të shprehur ndjenjat e vërteta dhe perceptimet në mënyra që do të rrisin besimin. Do të zbuloni se keni mënyra unike për të krijuar para këtë vit. Do të jeni të aftë t’i sillni idealet tuaja vizionare në një nivel personal dhe të tërhiqni shpërblime të prekshme prej të cilave do të përfitojë sistemi juaj i vlerave. Shpreheni veten në një mënyrë më imagjinatave. Do të zgjidhni të eksperimentoni me stile të ndryshme jete këtë vit. Do të keni dëshirë të fortë për pavarësi dhe nuk do t’ju pëlqejë të punoni për të tjerët kaq shumë, por doni të keni biznesin tuaj; për këtë arsye do të motivoheni të mendoni për mënyrën si të nisni një biznes të ri. Karriera juaj mund të marrë një tjetër drejtim. Përdorini aftësitë intiutive për të realizuar gjërat.
Përpjekjet tuaja do bëjnë që burimet e reja të zhvillohen në jetën tuaj për më mirë. Do të shqetësoheni për ndryshimin e mjedisit fizik. Në marrëdhëniet dashurore këtë vit do të jeni mjaft energjikë dhe do të tërhiqi një person të rëndësishëm.

Dashuria dhe marrëdhëniet
Do t’ju pëlqejë të dilni nga qyteti dhe të eksploroni vende të reja. Do të ndiheni të lidhur me të tjerët më shumë se një vit më parë. Do të keni një natyrë demonstrative dhe të kujdesshme. Ky vit do të jetë viti ku do të braktisni mënyrën e vjetër të të menduarit. Duhet të rrethoheni nga njerëz që vlerësojnë shprehjen teatrale të emocioneve. Do të ndjeheni në gjendjen më të mirë kur të ndihmoni të tjerët dhe të shqetësoheni për opinionet e tyre. Do të përjetoni nevojën për ta shprehur veten me qartësi dhe t’i përvisheni punës që nevojat tuaja të përmbushen gjatë këtij viti. Do të jeni besnikë në marrëdhënie dhe do të prisni të njëjtën gjë në shkëmbim.

Do të shijoni të gjithë entuziasmin në jetën tuaj dhe nuk do të jetoni pa personin ideal që ju bën kaq shumë surpriza dhe ju mahnit. Do të bëheni ëndërrimtarë dhe do të kërkoni emocione, megjithatë ëndrrat mund të reflektojnë të vërtetat e nënndërgjegjshme. Do të shijoni udhëtimet dhe do të kaloni pushime të këndshme. Do të gjallëroheni nga një marrëdhënie harmonike dhe tek të tjerët do të shihni vetëm cilësitë e mira. Në martesë, do të keni mundësinë të ekuilibroni energjinë. Do të ndanime lehtësi natyrën tuaj të ndjeshme dhe të kujdesshme, e cila është shumë e përkushtuar dhe besnike.

Karriera dhe financat
Keni mendje shpikëse dhe logjike; do të jeni plot me energji për të nisur projektet e reja këtë vit. Do të keni sukses të hetoni metodat e reja dhe t’i sillni mundësitë e reja në frontin e veprimit. Do të keni sukses në fushat e partneritetit dhe në marrëdhëniet e biznesit. Do të keni gjykim të mirë, diplomaci dhe takt. Integriteti juaj financiar do të thellohet në vitin 2008, dhe përfitimet do të merren përmes miqësive influenciale që do t’ju ndikojnë të realizoni ëndrrat. Do të jeni të ndërgjegjshëm dhe do të punoni mirë me grupe të virtytshme dhe me ideale të forta humanitare. Do t’ju pëlqejë puna me të tjerët dhe do të keni burimet e duhura që do t’ju ndihmojnë në karrierën tuaj. Do të mësoni më shumë në jetë sesa në shkollë. Idealet nuk janë të rëndësishme nëse nuk aplikohen në mënyrë praktike. Marketingu do të jetë i favorizuar që ju ta përdorni taletin tuaj në zona të tjera që kanë nevojë për krijimtari. Do të analizoni me sukses situatat që kanë një mentalitet praktik me fuqi të mëdha arsyetimi. Të tjerët do t’ju konsiderojnë si pikë mbështetje dhe e dinë se mund të mbështeten tek ju për çdo rast. Do të ketë një lidhje të fortë mes ndërgjegjësimit të brendshëm dhe ambicieve profesionale në botë.

  

PESHQIT
(20. II – 20.III.)

 

E përgjithshme:
Peshqit do të kenë mundësi të rralla për ndryshime të mëdha këtë vit. Do t’ia kaloni shumë mirë, duke shprehur dashurinë dhe dhembshurinë për botën dhe do të përmbushni ëndrrat tuaja më të guximshme. Do të dini me saktësi se cila është rruga që duhet të ndiqni dhe do të ndjeni se çfarë është e drejtë në zemrën tuaj. Do të sfidoheni të kapni çdo mundësi të re në ajër, gjë që do të transformohet edhe në karrierën tuaj. Do të fitoni pushtet me lehtësi, veçanërisht gjatë prillit, atëherë kur do të shprehni dhe mentalitetin vizionar. Mund të rizbuloni aftësitë tuaja muzikore dhe ta shprehni veten në mënyra krijuese. Do të keni forcën dhe frymëzimin të sillni ndjeshmëri mistike rreth e rrotull jush. Është koha ta lini të shkëlqejë ana juaj mistike dhe e dhembshur.
Mund të doni të përfshiheni në shkrime, qoftë lirike qoftë poezi, apo ndoshta vetëm refleksione. Natyra juaj idealiste do të frymëzohet nga një lidhje e fortë me mjedisin dhe do të shprehni me lehtësi veten. Aftësia juaj e natyrshme për të komunikuar idetë tek të tjerët do të jetë receptive këtë vite. Përqendrohuni tek intuita dhe do t’ia dilni mirë në çdo rrethanë.

Dashuria dhe marrëdhëniet:
Çështjet shtëpiake do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme për ju gjatë këtij viti. Do të ndiheni afër atyre që dashuroni në mjedisin shtëpiak.
Jeni selektivë për lidhjet emocionale. Do të keni shumë miqësi pozitive dhe do të ndiheni shoqërisht të rehatshëm. Duke qenë se shenja e Peshqve është e ndjeshme dhe motive, do të tregoni dhembshuri dhe do të nxirrni në pah personalitetin tuaj të dashur; pikërisht këtë gjë vlerëson seksi i kundërt tek ju. Jeni idealistë dhe vetësakrifikues. Njerëzit ju adhurojnë, veçanërisht me një jeni një mik dhe partner besnik. Ndonjë film romantik apo leximi i një libri do të nxisë fantazinë e një marrëdhënieje intime. Do të gjeni lumturinë kur të lidheni me veten e brendshme dhe do të funksiononi më mirë kur t’i qëndroni besnikë vizionit tuaj rrënjësor në botë. Gjeni dikë që të ndajë të njëjtin vizion. Niveli juaj i rehatisë pa dyshim që do të pësojë disa sfida këtë vit. Madje mund të ndjeni nevojën të lëvizni në një bazë të përhershme. Rreziqet emocionale nuk janë diçka për të cilat ju do të jeni të gatshëm.

Mund të ndiheni të pasigurt për të ndarë dashurinë me dikë. Si rrjedhojë, do të ndiheni të cënueshëm dhe të gjallë.

Karriera dhe financat
Me natyrën tuaj të fortë dhe etikën e mirë në punë, ky do të jetë viti ideal për të punuar me njerëzit dhe për t’i lënë disa prej cilësive tuaja të fshehura të shkëlqejnë. Jeni një menaxher i mirë dhe do të ishit një model i mirë për të motivuar të tjerët. Parimet tuaja të larta do t’ju shpërblejnë. Puna në një fushë edukative, ndoshta në mësimdhënien e filozofisë dhe të metafizikës, do të ishte shumë mirë për ju.
Ndiheni në pozicionin tuaj ndërsa i mësoni të tjerët parimet e pakuptueshme, pasi keni punuar kaq shumë për të fituar vetë-ndërgjegjësimin. Për shkak të dhembshurisë suaj dhe se jeni një dëgjues kaq i mirë, njerëzit do të tërhiqen prej jush dhe do të vinë t’ju kërkojnë këshilla. Jeni mjaft ambiciozë dhe do të bëni të pamundurën të arrini qëllime tuaja. Këtë vit do të arrini sukses. Do t’ju kërkohet të bëni hapin e parë për të ndihmuar të tjerët në mënyra të reja. Do të kaloni përmes transformimeve të mëdha gjatë gjithë vitit, edhe në karrierën tuaj. Mund t’ju lindin mundësi të papritura, si për shembull në fushën e udhëtimit. Përpiquni të eksploroni horizonte të reja, meqë është koha e përkryer për të zgjeruar repertorin e aftësive dhe njohurisë.                            

1 Koment

  1. shaqa më 23 Maj 2008

    tung ku je si ur

Shkruaj një koment