QEVERITË KOMUNALE DHE BATUTAT PRIZRENASE PËR TO
Dikur në Prizren, në kohën e pushtetit të LDK-së , nga visari i pasur i batutave të
ndryshme për qeverinë komunale, ishte edhe ajo se, Eqrem Kryeziu, kryetari i atëhershëm komunal dhe Xhorxh Bushi, kryetari i SHBA-ve, kishin diçka të ngjashme: ishte godina e administratës së tyre luksoze me emër të njëjtë - SHTËPIA E BARDHË. Edhe pse, me këtë batutë, pak sa ia kishin përshtatur ngjashmërinë alegorike, unë, prapë se prapë, tek ky krahasim, vëreja një ndryshim të madh përmbajtjesor. Vërtet, sikur shtëpia »»»
DRITANIT, ME RESPEKT - BABAIT MEDIAL TË SHIPËRISË ETNIKE
Dritan Hoxha ishte dhe do të mbetet babai medial i nismës së vënies në praktikë të realizimit të
synimit tonë kombëtar të Shqipërisë Etnike.
Përmes kompanisë së tij prestigjioze ”Top- media”, AI, arriti që së paku virtualisht t’i bashkoj të gjithë shpirtrat tanë të shkapërderdhura në 6 copëza dhe kudo në diasporë.
Kufiri është vepër njerëzish, ndërsa ETERI i paskajshëm, pjellë e Zotit . Dritani depërtoi mu aty në të pafundmen hyjnore duke na inkurajuar të mbetemi ashtu si gjithnjë krenarë - SA MIRË ËSHTË TË JESH SHQIPTAR!
Çdo fjalë tjetër ngushtimi do të ishte e tepërt për Dritanin…
I lehtë i qoftë dheu i Shqipërisë !
Në emër të gjithë shqiptarëve që mendojnë kështu si unë,
Adnan Abrashi
KUQ E ZI
E kuqja dhe e zeza janë dy ngjyra më të rëndësishme dhe më antagoniste
të baraspeshës universale. Por, njëkohësisht, këto janë edhe ngjyra karakteristike kombëtare të ne shqiptarëve . Edhe pse në raport të ndërsjellë, domethënia e tyre simbolike shprehet si kundërshti ekstreme, ato kanë një rol relevant tek harmonia e veprimit të pandërprerë të ligjit natyror të të kundërtave.
Pa dashur të hyjmë në fillet historike të gjenezës së pranimit të “kuqes dhe të zezës, si ngjyra tona identifikuese kombëtare, përmes këtij artikulli, desha të prezantoj një domethënie të rëndësishme të »»»
MUNDËSIA E PREJARDHJES SË SHQIPTARËVE NGA ATLANTIDA LEGJENDARE?!
Në historiografinë botërore, kohën e
fundit, ekzistojnë tendenca serioze të dëshmimit të një hipoteze tejet të guximshme se shqiptarët dhe baskët, janë popuj të Evropës me një prejardhje të lashtë historike, ku zanafillat e tyre mund të kërkohen aq larg, deri tek civilizimi i lashtë misterioz botëror, i njohur si Atlantida.
Mundësia e prejardhjes së shqiptarëve nga Atlantida e lashtë legjendare, kuptohet, është totalisht në suazat e një hipoteze të mundshme, me tendenca serioze akademike edhe të dëshmimit të saj të afërt materialo-shkencor.
»»»
“ATY KU BUKËS I THONË BUKË DHE UJIT-UJË, ËSHTË AKSH-ja”!
Intervista ekskluzive e Gafurr Adilit,zëdhënësit të FBKSH-së dhe të AKSH-së nga Tirana, dhënë nergut për revistën “KOSOVARJA”
I nxitur nga instinkti i një gazetari që përherë të jetë në rrjedhat e shfaqjeve dhe të regjistrimit me kohë të çfarëdo risie në shoqëri, menjëherë me paraqitjen publike dhe sensacionale të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) në
VETËVRASJET- njohja dhe parandalimi
Si duket, perioda pas bombardimeve dhe hyrjes së trupave të NATO-s,
Kosovës nuk i solli vetëm lirinë dhe demokracinë kaherë të pritur, por shikuar nga “ana tjetër e medaljes”, ky realitet i shumëpritur, ishte edhe mjaft i hidhur. Përveç problemeve të ndryshme ende të pazgjedhura materiale, sociale, politike etj., ne si shoqëri, u desh të ballafaqohemi edhe me një dukuri të pazakonshme, e cila, edhe nëse merret nga aspekti tradicional, aspak nuk përkon me mentalitetin tonë shqiptar.
KUSH JANË MASONËT?
“Nëse dëshirojmë që të gjitha civilizimet njerëzore t’i
nënshtrojmë për disa qëllime tona më të “LARTA”, së pari do t’ua marrim fuqinë e mendimit të lirë, duke i ndarë kështu nga natyra e vërtetë që kanë. Me shkurtimin e krahëve të fuqisë së tyre të lirë mendore dhe shpirtërore, vëmendjen dot t’ua fokusojmë në gjërat e parëndësishme sporadike”
QËNDRIMI I PROFETIT MUHAMED NDAJ TË KRISHTEREVE
Edhe përpos kontradiktave aktuale të
Lindjes myslimane dhe Perëndimit krishterë, e njohur për ne si “konflikt civilizimesh”, të dhënat materiale dhe historike që nga kohërat sa ishte gjallë hasreti MUHAMEDI, tregojnë krejtësisht një qëndrim shumë më tolerant dhe tejet miqësorë ndaj pjesëtarëve të këtij religjioni në përgjithësi, si dhe ndaj thelbit të filozofisë religjioze krishtere në veçanti.
Komento(0)