Sht 20

Nëse nisemi që nga politika, e deri te ekonomia, arsimi, drejtësia dhe shumë segmente tjera të shoqërisë sonë kosopinokiooooo.jpgvare do vërejmë se çdo gjë është në dekadencë. Të thuash alarmante e cila ka tendenca marramendëse të rritjes në progresion. Por, sikur shumicën prej këtyre realiteteve me të cilat po ballafaqohemi ne sot, t’i konsiderojmë si sfida të paevitueshme të një faze transitore që natyrshëm duhet kaluar, atëherë mund të shpresojmë se patjetër dikur do t’i tejkalojmë ato. Ama, sa i përket  krizës morale e cila si shoqëri na ka kapluar deri në palcë, këtu duhet të jemi pak më skeptik, sepse, për evitimin e saj, patjetër do të na duhej një shërim më i gjatë kohor. Një kurim i cili në vete ngërthen rrezikun real që, edhe përpos disa përmirësimeve të vogla,  të mbetemi invalid të përhershëm.
» »

Qer 17

ppppprrriiizzzzz.jpgPrijës i shquar ushtarak, reformator shetformues dhe baba i Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturku, nuk konsiderohet vetëm si një figurë e shquar e historisë kombëtare të këtij shteti, por është  pjesë edhe e historisë së gjithëmbarshme botërore.

Përveç veprimtarisë së vetë të lavdishme si ushtarak dhe burrështetas i urtë, nga biografia private, Ataturku ka qen i njohur edhe si bohem i madh; posaçërisht adhurues dhe konsumues me pasion i verërave kualitative Andaj, mu për këtë shkak, për të janë shkruar dhe thënë shumë anekdota. Njërën nga mjaftë sosh, do ta tregoja edhe unë në këtë artikull:

» »

Pri 5

autoritetti.jpgAutoriteti si virtyt në kuptimin e përgjithshëm të fjalës, nënkupton ndikimin e fortë mbresëlënës të një personi, duke shkaktuar tek personi apo personat tjerë dhuntinë psikologjike të nderimit dhe respektit ndaj tij. Për të qenë dikush i tillë në një rreth të caktuar shoqëror, patjetër si karakteristikë të përgjithshme duhet të disponoj: inteligjencë të nivelit të konsiderueshëm, virtyte të larta morale, karizëm reflektues, si dhe aftësi të treguara profesionale në bazë të meritave gjatë një periode kohore në punë. Ky autoritet, ndryshe mund të quhet edhe si: “autoritet i meritës”. » »

Mar 24

lirriia.jpgTë gjithë ne jemi të lindur të jetojmë të lirë. Për këtë nuk ka dyshim.

Por, se sa është kjo shoqëri e gatshme që të na ofroj kushte optimale për përmbushjen e kësaj kërkese tonë të natyrshme instiktive, është diçka krejtësisht tjetër?  A ekziston në të vërtetë liria te ne? Kuptohet, liria në plotë kuptimin e fjalës?  Natyrisht se jo, sepse ajo është vetëm një ndjenjë për të cilën disa luftojë deri në vetëflijim kurse shumica të tjerë ikin prej saj. » »

Dhj 13

prizrennnn.jpgEdhe pse ishte ditë tregu, kur zakonisht qendra e saj gumëzhin nga njerëzit, tek unë atë ditë dominoi një ndjenje sikur qyteti im, Prizreni, rënkonte. Duke pirë si zakonisht kafenë e mëngjesit në lokalin tim të preferuar  të lagjes, me mendime i tretur tërësisht në  zbrazësinë e kësaj kotësie, spontanisht hapa gazetën e ditës dhe vëmendja ime u përqendrua në një artikull që kishte për temë pikërisht qytetin e Prizrenit. Ende pa e lexuar përmbajtjen në thelb, por vetëm titullin, shikova në fund emrin e autorit dhe pashë se artikullshkruesi nuk ishte bashkëqytetar imi. Mu për këtë qëllim, nuk vazhdova ta lexoja më tej. Nuk bëra ashtu, sepse e dija se kur të tjerët shkruajnë për Prizrenin, ata gjithmonë nisen nga një kallëp i bindjeve më parë të formuar patetike dhe paragjykuese për këtë qytet. Me qëllime plotësisht të mira, kuptohet, ata, është e pamundshme që në shkrimet e tyre të mos e thurin atë refren, në stilin tanimë të absorbuar mjaftë, alla, Prizreni-qytet muze; vatër e kulturës sonë tradicionale; kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve; bukuroshja e Arbërisë; simboli i kombit dhe simbol i trimërisë… etj., etj..

Edhe pse, shpesh këso vlerësimesh gjenerale, me metaforë të ngjashme përsëriten gati kudo dhe ato ndonjëherë më duken bajate, unë, si prizrenas autokton, pranoj se më vjen mirë kur i dëgjoj. Ama, “dukjen e një qyteti e formojnë njerëzit që jetojnë në të, e jo shtëpitë dhe rrugët që e ndërtojnë”– më këshillonte dikur baba im i ndjerë -  “andaj, biri im, kurrsesi nuk duhet të krenohesh vetëm me bagazhin etik që ta kanë lënë të parët, por në atë vlerë të ngjizur kaherë, vazhdimisht duhet të kontribuosh edhe ti me punën tënde…”

» »

Dhj 10

euuuulek.jpgNë dallim prej shumë analistëve dhe publicistëve të tjerë, të cilët, në publikimet e veta, kanë shprehi që si shembull krahasues, gjithnjë t’i citojnë thëniet apo qëndrimet e të urtëve dhe filozofëve të falshëm botëror dhe Evropian, unë, më këtë artikull timin, do ta bëja të kundërtën. Do ta prezantoj  thjeshtësinë e filozofisë tonë tradicionale të shprehur përmes individëve popullor. Konkretisht, mixhës Dil, plakut më të moshuar të lagjes sime, dhe njeriut të urtë popullor, i cili thellësinë e pleqërisë së vetë, zakonisht i ulur në ndonjë stole të parkut të qytetit tim, e kalon me moshatarët e tij duke lozur “shesh-besh”me guraleca.

Këto ditë qëllimisht e takova, në vendin e tij të  preferuar të ndejës, dhe aty ishte i shoqëruar me një bashkëmoshatar të tij. Posa u përshëndeta me ta, e pyeta:

» »

Dhj 4

Si njëra prej veseve tejet të shprehura të mentalitetit tonë shqiptar, pa dyshim është bindja e rrënjosur e krenarisë mashkullore në ne; apo, thënë ndryshe, gjatë çfarëdo vendimmarrjeje, patjetër ardhja në shprehje e fjalës autoritare mashkullore e burrit. Apriori, gati në çdo familje tonën, besa edhe në ato ku brendapërbrenda familjes, raportet e ndërsjella janë paksa më të moderuara, ende dominon ajo bindje se “duhet të bëhet gjithmonë ashtu sikur thotë baba”, apo, thjeshtë, në atë shtëpi duhet të ndihet vetëm zëri i burrit  (burrit me dy “r”, kuptohet”). E, si duket, realiteti në prapavijë është krejtësisht ndryshe. Edhe pse, më së shumti thuaja se ndihet fjala e burrit në ndonjë vendimmarrje, nga ana tjetër e problemit, na del e kundërta: gjithmonë në fund është vepruar ashtu siç ka thënë dhe kërkuar gruaja.Zakonisht, në këto situata, burri në shikim të parë, e ka kënaqur krenarinë e vet që t’i dëgjohet zëri i tij, e në anën tjetër, pas heshtjes së kësaj shamate, gjithmonë ka përfunduar ashtu siç ka kërkuar gruaja.E pabesueshme mbase, por e vërtetë! Nëse ndonjë skeptik nuk i beson kësaj teze, shumë lehtë mund ta krahasojë atë si shembull edhe në familjen e vet: le ta marrë një rast të vetin kur në ndonjë situatë ka kundërshtuar ashpër si burrë, dhe fjala e kujt ka dalë si e realizuar në fund? » »

Nën 25

kombetareee.jpgPikërisht para 96 viteve, në ditën e festës tonë të madhe kombëtare të Flamurit dhe pavarësisë, nga ballkoni i shtëpisë së Xhemil Beut, Ismail Qemali mbajti një fjalim të shkurtër para popullit të Vlorës dhe rretheve të tjera, ku ndër të tjera tha:“Ja, pra, ky është flamuri ynë! I kuq e me shqiponjë dykrenare në mes. Dhe tani të gjithë bashkohuni si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për ta përparuar e për ta qytetëruar, si i ka hije Atdheut tonë të lirë. Duke përfunduar, nuk më mbetet tjetër gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Math për bekimet e Tij…”.

» »

Nën 20

flamkos.jpgMë në fund, porosia e atij tregimi të urtë se “bashkimi bënë fuqi”,  të cilin, gati të gjithë e kemi mësuar që në klasën e para të shkollës fillore, më 19 nëntor të këtij viti, u aplikua në praktikë. Dikur si një thupër që thahej lehtë, tani i bashkuar si 15  tog, qe e pathyeshme. Më në fund, me sa duket vërtetë e mësuam atë urtësi  -“bashkimi bënë fuqi” dhe për këtë kurrë nuk duhet të jetë vonë.

» »

Nën 12

solana.jpgMentalitetin tradicional gjakovar e karakterizojnë shumë specifika origjinale autoktone, ku në mes tjerash është edhe prirja e tyre për batuta dhe shaka. Madje, edhe kur ato në rastet e caktuara  kanë të bëjnë me përqeshjen e veseve të veta karakteristike.

» »

Nën 3

eqaaaa.jpgPërfaqësuesi më tipik i makiavelizmit modern të politikës kosovare, regjisori kryesor dhe njëri prej skenaristëve të filmit më të falshëm dokumentar politik “ Beteja e karikave në LDK”, film ky që e fitoi oskarin e turpit si shpërblim më të madh të publikut tonë vendas dhe ndërkombëtar, z. EQREM KRYEZIU, akuzoj këto ditë publikisht mediet që përmes një konkurrencë jolojale, po tentojnë ta bëjë atë punë ku vetë është i dëshmuar si më i miri në këtë drejtim. Në fakt, ai përmes një deklarate teatrale publike të bërë në stilin e tij të mirënjohur ironik, i sulmoi mediet tona të shkruara dhe elektronike se kinse ato, me rastin e dorëheqjes së z. Blerim Kuçit, po tentojnë të krijojnë telenovela dhe “Kasandra”…. Për ata lexues që nuk e dinë këtë detal, t’ju konkretizoj se “KASANDRA” është titulli i një telenovele të zhanrit alla ameriko-latine, që ishte emetuar para shumë viteve në RTS (Radio Televizionin Serbe) në kohën e “vëllazërim-bashkimit” tonë të jetesës në Jugosllavinë Federative Socialiste Vetëqeverisëse. Kjo telenovelë, atëbotë kishte bërë një bujë tejet të madhe tek popullata. Mbase, si po tregohet, ajo na paska lënë mbresa të thella edhe në kujtesën dhe personalitetin e z. Eqrem Kryeziut?! » »

Tet 18

EDHE SI I VDEKUR ENVER HOXHA DEMASKOI GAZETARINË TONË KINSE TË LIRË?! 

Polemikat e shumta që po zhvillohen rreth kremtimit të 100 vjetorit të ditëlindjes së Enver Hoxhës në Kosovë, jo vetëm që u bë si shkas të shpaloset në opinion një e vërtetë të regjimit të tij të sundimit shumëvjeçar komunist, por, një herë e përgjithmonë edhe u demaskuan censurimet ekzistuese ideologjik në shumë media dhe faqe shqiptare të internetit.

Edhe pse amator dhe vetëm si pasionues në këtë zanat të hidhur të gazetarisë dhe informatikës mediale shqiptare, pa dyshim që e dija edhe më parë, por tanimë definitivisht u binda, se e vetëdija e jonë e të shprehurit të lirë dhe pa cenzurë e mendimit publik ndryshe nga qëndrimet dhe disponimet momentale të kohës, janë vetëm fjalë boshe dhe standarde hipokrite prapa të cilave fshihen grupacionet me interesa të caktuara politike.

Lavdi gjithmonë përjashtimeve, kuptohet.

» »

Tet 17

nanda.jpgPa asnjë dozë ngurrimi, që në fillim, duhet pranuar se në përgjithësi, ne shqiptarët jemi popull me shumë teke dhe specifika. Këto manire që shpesh na shprehen jo vetëm si individuale por dhe kolektive, na bëjnë që të dukemi ashtu sikur edhe jemi. Njëra nga këto “tabiate” të mentalitetit tonë, në mes tjerash është edhe shprehia e interpretimit të një dukurie shoqërore të së kaluarës, me argumentet e realitetit kohor të së tashmes. Më konkretisht, e kam fjalët tek polemikat e shumta  “pro et contra” të shprehura këto ditë në opinionin kosovar, në lidhje me kremtimin e 100 vjetorit të ditëlindjes së Enver Hoxhës, që u mbajt para disa ditëve në Prishtinë  » »

Tet 9

meeddiccinna.jpgParalajmërimi këto ditë i sindikatës së punëtorëve shëndetësor të Kosovës, që në lidhje me kërkesave në mes tjerash për rritjen e pagave të tyre  mizore në shëndetësi,  në mesin e shumë absurditete tjera që po na ndodhin neve si shoqëri në përgjithësi, më bëri të mendoj pak sa më thellë. Merrni me mend, ta zëmë një kirurg kosovar, i cili thuaja figurativisht, t’i qet zorrët në tavolinë gjatë një operacioni, paguhet diku rreth 240 euro mizore në muaj,  e nga ana tjetër, përfaqësuesit e popullit tonë në Parlamentin e Kosovës me më së paku njëmijë euro rroga, ende propozojnë privilegje ,marramendëse  për vete, duke e quajtur këtë iniciativë si “Rritje të dinjitetit të tyre”“O tempora o mores !”- klitha në vete. » »

Sht 16

pallati.jpgPallati i shtypit në Prishtinë, objekti më monumental dhe më reprezentativ i dëshmisë materiale të një kohe, vendi ku dikur ishin tog publicistika dhe bibliografia, edhe pse fizikisht e lënën gjatë pas dore, nga roli i vet dedikues i një shtëpie të prodhimit të dijes dhe informatës,  ai, sikur edhe sot, dëshiron të na flas dhe të na mësoj indirekt për diçka si paralajmërim.   

» »

Sht 10

bojken.jpg“Mund t’i ndërrojnë ligjet dhe fetë, por racën dhe gjuhën kurrë”,- ishte shprehur kështu dikur një dijetar i urtë i kohës. Pa dyshim, kjo maksimë e qëlluar, si më së miri mund t’i përshtatet edhe realitetit tonë shqiptar.

Jo moti, në qytetin e lashtë dhe të bukur të Prizrenit, për një vizitë miqësore, kishte ardhur muzikanti dhe rokeri i mirënjohur gjithëshqiptar, Bojken Lako. Ai, me këtë rast, gjatë një interviste për medie, në pyetjen e gazetares së një stacion lokal televiziv se, krahasuar me Shqipërinë, si po e ndjen veten këtu në Kosovë?  Përgjigja e tij ka qenë e thjeshtë, e shkurtë, domethënëse dhe tejet konkretë: Njëjtë! Nuk ka dallime, sepse edhe Kosova është Shqipëri!

» »

Gus 25

arabia.jpgShkaqet e mosnjohjes së Kosovës nga shtet arabe, thuhet se janë të shumta. Në mes tjerash, në këtë drejtim bëhet fjalë për influencën  e një miqësie të vjetër sentimentale me Serbinë,  trashëgimtare të Jugosllavisë së Titos. Kjo u pa edhe në mënyrën se si u prit nga ta, ministri i punëve të jashtme i Serbisë, zoti Jeremiq, në Konferencën e fundit të Shteteve të Painkuadruara të Botës.

Merrni me mënd!? Me çfarë respekti dhe pompoziteti, pritet aty nga shumë shtetet myslimane, një ministër i asaj Serbie, e cila në Bosnje dhe Kosovë vrau dhe masakroi me mira e mira mysliman; i asaj Serbie e cila në luftën e fundit dogji dhe shkatërroi me mira e mira xhamia dhe tempuj tjerë fetarë islam…?!

Vërtetë për tu befasuar! Në raport me njohjen e shtetit të ri të Kosovës, sot kjo rrethanë emocionale, konsiderohet nga bota arabe si interes i tyre i veçantë nacional?!!

» »

Gus 7

mahir-jag.jpgNë të përditshmen “EKSPRES, të datës 7.8.2008, me vëmendje të veçantë e lexova artikullin me titull :”Të gjithë fajtorë”, shkruar nga gazetari  Nebih Maxhuni, në të cilën jepet një intervistë me ministrin aktual  të mbrojtjes së ambientit  dhe planifikimit hapësinor, z. Mahir Jagxhillar.

Edhe pse, nga artikulli në fjalë, në disa pyetje të gazetarit  mbi përgjegjësinë e tij personale si ministër në këtë aferë duket qartë tendenca e ikjes së tij  për dhënien e përgjigjeve konkrete, në atë intervistë, posaçërisht  më la përshtypje ajo pjesë ku ai deklaron se, “është i gatshëm të jap dorëheqje për rastin e maunave, por s’beson se ndreqet diçka”?!.

» »

Maj 30

Nëse, për kuriozitetin tonë, me vëmendje të përqendruar i vështrojmë disa tipare thaqi-rugova-utopi.jpgkarakteristike të sjelljeve publike dhe ndërmarrjeve politike të Hashim Thaqit - SOT, do të vërejmë mjaftë elemente të ngjasimit me të Ibrahim Rugovës - DIKUR.  

Fillimisht, në planin e marrëdhënieve sa janë si lider dhe forcë politike në pushtet, element tejet i shprehur që i bënë të njëjtë jo vetëm këta dy personalitete tona të shquara, është servilizmi i pakontestueshëm i tyre ndaj urdhrave të ndërkombëtarëve. Andaj, ky princip i përgjithshëm dhe apriori i detyrueshëm si sjellje për të gjithë të këtij “zanati” në Kosovë, nuk mund të merret  edhe aq si ngjashmëri specifike vetëm për këta dy në fjalë. Sido që të jetë, duke aplikuar metodën e deduksionit, ne u desh t’ia nisim nga fillimi: prej së përgjithshmes kah më e thjeshta dhe konkretja.

Të shkojmë më tutje dhe me rend:

  1. » »

Maj 26

Fatkeqësisht, shumica e njerëzve tanë, tërë jetën e images1.jpgtyre e kalojnë në gjumë, dhe, gjersa janë në këtë gjendje, disa merren me politikë, disa me shkencë… besa disa shkruajnë edhe libra. Prandaj, ne sot si shoqëri, jemi aty ku jemi, dhe e kemi gjendjen, ashtu si e kemi.  Nëse nisemi që nga politika, e deri te: ekonomia, arsimi, drejtësia dhe nga morali i ynë shoqëror në përgjithësi, do të shohim se, çdo gjë tek ne është e “sëmurë”. » »

Pri 15

kushtetuta.jpg Nuk e di se si e kanë përjetuar të tjerët, por, për mua, e tërë procedura, që nga propozimi i e deri te akti formal i aprovimit të Kushtetutës nga ana e Parlamentit të Kosovës, ka kaluar ashtu sikur e parashikoja që më parë: me kamuflime dhe shabllone të improvizuara procedurale. Madje, as që është pritur se dikush nga deputetët tanë do të reagoj së paku sa për sy e faqe me ndonjë vërejtje në përmbajtjen e saj.

- Jo, jo! Nuk e di se është votuar për Kushtetutën në Parlament. Vetëm… u quan të gjithë në këmbë… dhe njëjtë veprova edhe unë….Kjo është e tëra çfarë bëmë ne atë ditë si parlamentar! – më ishte përgjigjur miku im deputet, të cilit, posa e morra lajmin e “gëzuar”, menjëherë ia urova me telefon këtë meritë edhe të tij.

» »

Mar 30

Dr. Agimi, është një vendas i imi, i cili, me timor.jpgangazhimet e tij pas lufte në Misionin Ndërkombëtar të OKB-së në Kosovë, ishte dalluar si mjek dhe humanist. Andaj, jo edhe rastësisht, nga ky institucion, ishte përzgjedhur për një mision tjetër humanitar ndërkombëtar në Timorin Lindor.
Nuk kishim kontaktuar kaherë, gjersa këto ditë, në adresën time elektronike, nuk e morra një letër nga ai.

» »

Mar 30

Sikur po na shpaloset ky realitet, e tërë Kosova është e zhytur në gënjeshtra. Me sa duket, asgjë më nuk është ashtu sikur na prezantohet. Miku gënjen mikun, gruaja burrin, prindërit fëmijët, fëmijët prindërit, i dashuri dashnoren…etj.
» »

Mar 28

(Partive politike dhe subjekteve tjerë qe do të garojnë ne albin-kurti.jpgzgjedhjet e 17 nëntorit)Edhe pse te ne, kurrë nuk i dihet asgjëje deri ne momentin e fundit, bazuar ne disa lëvizje paraprake, zgjedhjet e 17 nëntorit te këtij viti, ka gjasa qe vërtetë te mbahen. Nga të gjitha procedurat ligjore te mbajtjes se zgjedhjeve, ne mes tjerash është përcaktuar edhe data e nisjes, kohëzgjatjes dhe mbarimit te fushatave zgjedhore.
» »

Mar 27

Fati deshi që Prizreni, i cili konsiderohet edhe si kryeqyteti albini.jpgshpirtëror i shqiptarëve, si duket, edhe një here do të shënohet në historinë e lavdisë kombëtare. Kësaj radhe, fatkeqësisht, duke i ofruar strehim burgu, të persekutuarit më të madh politik të “Evropës demokratike” Albin Kurti.
» »

Mar 26

gazetar.jpgLe t’më falin me këtë rast kolegët e mi të nderuar, e veçanërisht ata që për gazetarinë e lirë dhe të pavarur mendojnë ndryshe, sepse, unë në këtë shkrim, do të udhëhiqem nga ajo thënia e famshme e Aristotelit: “E dua mësuesin tim, por më tepër e çmoj të vërtetën!”

» »

Mar 24

Nga të gjitha vlerat e njeriut, thuhet isokrat.jpgse mendja është më së miri e shpërndarë në botë, sepse askush nuk ankohet se i mungon. Por, sado që të jemi të kënaqur me mendjen dhe inteligjencën tonë, realiteti i përditshëm na dëshmon të kundërtën: mbi pamundësitë, kufizimet intelektuale dhe marrëzinë tonë, e mos të flasim për urtësinë, e cila ndoshta edhe nuk ekziston fare.

» »