Shk 9

 “ Si në trupin e njeriut, ashtu edhe në shtet, sëmundja më e rëndë është ajo që fillon në kokë”

        Plrexhep-hoxha4.jpgini 

 

Nuk mjafton vetëm të jesh i madh me mendje, por duhet të jesh ashtu edhe në shpirt. Nuk mjafton vetëm të jesh i mençur si individ por edhe i urtë, dhe këto dyja dallojnë në mes veti.

» »

Nën 2

Kur me zzzzzzzzzzz.jpgpërsiatje po i vrojtoj rrjedhën e gjertanishme të fushatës zgjedhore, e posaçërisht të disa partive të mëdha , e tëra më duket se po realizohet në harmoni me atë thënie të Gebellsit.: “Nëse veç ke vendos të gënjesh publikisht, atëherë gjithmonë lëshoje një rrenë të madhe si premtim, sepse, edhe kur ajo dikur të zbulohet, prapë se prapë do të ketë mjaftë njerëz që do të dyshojnë: “Hajt se nuk i dihet! Mund të ketë diçka të vërtetë aty””

» »

Tet 14

pppppppppppppppppppppp.jpg“Universitetet nuk themelohen me vendime, por me ligj”
(Enver Hoxhaj, ministër aktual i arsimit)

» »

Kor 13

pzzzzzrrrr.jpgShpesh, duke u motivuar nga shumë veprime dhe ndërmarrje të gabuara dhe spirituoze të politikanëve lokal dhe qendror, qytetarët e Prizrenit janë të pirur të sajojnë lloj-lloj batuta, apo “shtosa”, sikur zakonisht i quajnë me zhargonin provincial në përdorimKëso  far  “shtosa”, vazhdimisht tregohen nëpër ndeje të shumta të badihavaxhive ordinar të qytetit.. Ato, gjatë tregimit të përsëritur, dita ditës shumohen, zbukuron, qëndisen dhe përshtaten me elemente të reja përmbajtjesore duke u bërë sa më të kapshme dhe interesante si humor.

» »

Qer 18

fatmir-sejdiu.jpgMë në fund, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, shpalli 15 nëntorin e këtij viti si datë për mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin komunal, duke i dhënë kështu fund një varg këshillimesh me partitë politike dhe debateve rreth datës së tyre.

Në arsyetimin e caktimit të mu kësaj dite për mbajtjen e zgjedhjeve lokale thuhet: “kjo datë është zgjedhur për shkak se me ligjet ne fuqi, zgjedhjet lokale të sivjetme parashihet të mbahen në fund të mandatit të pushteteve komunale të dala nga zgjedhjet e 17 nëntorit të vitit  2007”

» »

Qer 3

betejaaaaaaaa.jpgNuk duhet të ketë më kurrfarë dyshimi: Politika zyrtare serbe nuk heq dorë nga Kosova! Sikur, gjatë vizitës së tij të paradokohshme në Beograd, deklaroi edhe zv. presidenti i SHBA-ve, z. BIDEN , një njohtë të tillë nga Serbia, as bashkësia ndërkombëtare nuk do ta kërkoj me ngulmë. Së paku jo në një të afërme të shpejtë. Këtë realitet duhet ta pranojmë të gjithë, e veçanërisht politikanët tanë në pushtet, të cilën, si duket, ende kultivojnë iluzione se diçka e tillë mund të ndodhi shumë afër. Të gjithë ata që sado pak e njohin mentalitetin e popullit serb dhe historinë e saj shetformuese, e dinë mirë se kush është në këtë shtet kreatore e vërtetë e strategjive afatgjate politike dhe “sfinga” e padukshme mbrojtëse në prapavijë të interesave nacionale serbe. Edhe pse, realisht, metodat e tyre të veprimit dhe mënyrat e kontrollit autoritar të politikave vepruese, mbahen në konspiracion, si institucione publike ato dihen  kush janë: Akademia e Arteve dhe e Shkencave e Serbisë dhe Kishës Ortodokse Serbe (mëndja dhe shpirti i kombit serb).

» »

Maj 3

Derisa, ditëve të fundit, opinionin ynë kosovar, është i bombarduar me një lajm vërtet  tragjik-komik, që ka të bëj me vjelljen spektakulara mu në objektin e vet policisë, në një kënd tjetër të Kosovës, po këta uniforma blu, me një përkushtim të jashtëzakonshëm profesional, zbatojnë me devotshmëri në praktikë, një planë operativ afatgjatë, sikur thuhet nga ta,  “i ardhur si urdhër nga lart”, në drejtim të sigurimit të sforcuar fizik të kishave dhe tempujve ortodokse serbe.

» »

Pri 17

884qvriakosovs.jpgMua, por besoj edhe shumicën e shqiptarëve të arsyeshëm të republikës së Kosovës, aspak nuk duhet t’i ketë befasuar lajmi mbi lejimin e vizitës të fundit së presidentit serb Tadiq nga ana e institucioneve tona, që në prag të festave ortodokse Pashkët, ta vizitoj manastirin e Deçanit.. Parulla boshe e përsëritur shpesh nga qeveritarët tanë aktual në pushtet se kinse “pa parashtruar paraprakisht kërkesën dhe pa marrë lejen nga institucionet  vendore, asnjë zyrtar dhe funksionar i lartë nga Serbia nuk mund ta vizitoj Kosovën”, ka qenë dhe, edhe më tej do të mbetet parullë farse e një “gajreti përplot ethe”, sikur thotë populli., e cila si arsyetim naiv, nga fanatikët e shumtë që verbërisht po i besojnë deklaratave boshe të pushtetarëve tanë, ende po pranohet si e vërtet .

» »

Mar 28

kkoossovvaa.jpgKëto ditë, në kërkim të ndonjë TV stacioni atraktiv, butonin komandës të resiverit tim digjital kabllor, kuturu e orientova në një kanal televiziv vendor. Aty rastisa me një emision kontaktues që ishte në vijim ku bëhej fjalë për dhjetëvjetorin e bombardimeve të NATOS-s ndaj caqeve serbe, dhe Bllacën si sinonim i një eksodi më të madh masiv të një populli në historisë bashkëkohore gjithë botërore.

Merrni me mënd se, kush ishte si mysafir bashkëbisedues në atë emision?  Kush tjetër përpos vetë themeluesit dhe pronarit të atij TV stacioni.

» »

Mar 7

Caktimi dhe emërimi i z. Valton Beqirit në postin e Ministrit për Kulturë, Rini dhe Sport të Republikës së Kosovës, pa dyshim se, si në opinionin e gjerë, ashtu edhe në radhët e strukturave profesionale kë këtyre fushave, ishte pritur sa s’ka më mirë. Duke e njohur në rend të parë personalitetin e kompletuar dhe karrierën  e pasur krijuese artistike të Valton Beqirit, dhe, duke pasur për bazë vetë deklaratat e tij të shpeshta publike se ky resor me të në krye, do të reflektojë një ministër apolitik, edhe më shumë e forconin bindjen se, mu ky njëri i zgjedhur për ministër në këtë ministri, është i qëlluar dhe i duhur në këtë funksion. Por, realiteti sikur dita-ditës po tregohet ndryshe. Pa dyshim, Valtoni si ministër, për nga rajtingu që gëzon, edhe më tej mbetet si ministër i preferuar, por, assesi, si ministër apolitik dhe jo i varur nga ndikimet e partisë që e ka propozuar në këtë funksion (LDK), siç deklaronte shpesh.

» »

Shk 22

bogdanoviq.jpg“Ne nuk i kemi dhënë pëlqimin dhe kemi kërkuar t’u drejtohet institucioneve me kërkesë dhe agjendë, përndryshe do të kthehet prapa, apo nëse insiston të hyjë pa leje dhe me persona të armatosur do të arrestohet”, ka thënë për KTV-në zv. kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.

» »

Shk 7

Dy përvjetor thuaja më “karizmatik” do ta shënojnë shkurtin e sivjetmë të vitit 2009. Janë dy data kontrasti në mes veti mu ashtu sikurse është edhe realiteti ynë i hidhur politik në Kosovë. Ato si dy ditë përkujtimore kalendarike që do të shënohen në shkurtin e këtij viti, në mes veti i ndan vetëm një javë, ndërsa kronologjikisht si ngjarje, një vit e një javë të ndodhjes para dhe pas njëra tjetrës.

» »

Jan 25

prrrizzreniithumbnail1.jpgSipas Ligjit për zona të veçanta të mbrojtura, në tërë territorin e Kosovës, ekzistojnë 44 harta me këso zona speciale mbrojtëse , perimetri i së cilëve, varësisht nga karakteristika që ka, është e kufizuar më së paku në 50 deri më 100 metra. 

Edhe pse, shumica prej nesh, i dhënë sot pas derteve dhe telasheve tjera të së përditshmes ekzistenciale, nuk besoj se nga kujtesa na është zbehur ai moment, kur para një viti, të entuziazmuar nga akti i shpalljes së pavarësisë, në Parlamentin e Kosovës, me një nguti të shpejtuar marramendëse procedurale, aprovoheshin disa ligje të cilët deputetët tanë as nuk i kishin parë me sy, e lere më të ishin njoftuar për detajet tjera të përmbajtjes së tyre. E, sa për pasojat e mundshme që do të paraqiten më vonë gjatë aplikimit të tyre në terren, sigurisht që atëbotë pak kujt seriozisht i ka shkuar mendja.(Kuptohet, gjithmonë lavdi përjashtimeve). Sepse, derisa ata në Parlament qorrazi ngrinin gishtet e tyre pro këtyre ligjeve, figurativisht, si pasojë e stërngopjes me pije dhe ushqim nëpër galla –ceremoni të shumta të organizuara për nderë të festimit të shpalljes së kësaj pavarësie,  ende prej goje ju vinte erë uiski dhe mishi të pjekur qengji në hell. Bile - bile, për këtë lodhje të tepruar dhe angazhimit të tyre jashtë mase në këtë drejtim, u shpërblyen edhe me nga 500 euro shtesë.

» »

Jan 19

zgjedhjjjette.jpgPërveç aktit të shpalljes së pavarësisë, orientimi më të mëdha i investimeve si prioritet në infrastrukturën rrugore dhe ndërtimin e shkollave të reja edhe nëpër vise të largëta rurale që kaherë nga shoqëria jonë ishin të lënë në harresë, në vitin që e lëmë pas, pa dyshim se janë tregues më pragmatik të suksesit të madh të qeverisjes njëvjeçar të Thaçit dhe PDK-së. Se sa shumë për këto vepra janë mirënjohës banorët e këtyre anëve, na dëshmonë shumë shembuj konkret.
» »

Nën 23

evropaaa.jpgNjë ditë, duke lexuar shtypin ditor, befas mu afrua një i njohur i imi dhe mu drejtuar me këto fjalë: “Mos i beso fare asaj çka lexon, miku im, sepse të vërtetën kurrë nuk mund ta blesh me 20 cent, sa kushton gazeta” Edhe pse e thënë në shaka, kjo batutë e mikut, më shtyri të mendoj më seriozisht për këtë temë.

A thua po na ngjan neve kjo?! Ne sot po jetojmë në një botë e cila është e zhytur në gënjeshtra, dhe e cila në tërësi lëvizet nga gënjeshtrat, andaj, sa më shumë njeriu t’i beson atyre gënjeshtrave, aq më vështir e ka ta përjetoj të vërtetën reale.  

» »

Nën 5

obbama.jpgInteresimi dhe publiciteti i madh që kishte arritur në tërë botën fushata parazgjedhore dhe zgjedhore për president të ri të SHBA-ve në mes të kandidatit republikan Mekein dhe atij demokrat Barak Obama, nuk e anashkaloi as shtetin tonë më të ri në botë-Republikën e Kosovës. Por, pa marrë parasysh se cili prej këtyre dy kandidatëve garues do ta merr besimin e elektoratit qind milionësh amerikan, ne në Kosovë u bindëm qartë se këtë ndërrim zgjedhor të njeriut të parë të “Shtëpisë së Bardhë”, nga ajo platformë e  betonuar fuqishëm që nga koha e Bushit, Bill Klintonit demokrat, si dhe Bushit aktual junior, as një milimetër nuk do ta lëkundet politika aktuale e SHBA-ve ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi

» »

Tet 20

bumeranggg.jpgPër të kaluar në fabulën dhe esencën e dëshiruar të këtij shtjellimi tim, që në start  më duhet të shërbehem me një shembull të filozofisë irracionale, që ndoshta pak sa edhe do ta ngarkoj me abstraksion këtë artikull, por vlerësova se në kompletimin e të kuptuarit të saj,  kjo formë e hyrjes në temën konkrete, më imponohet si e paevitueshme.

Ligji hyjnorë dhe i pakontestueshëm i krijimit dhe veprimit të proceseve natyrore dhe shoqërore në realitetin tonë objektiv material, pa dyshim se, është “LIGJI I TË KUNDËRTAVE”. Ky ligj në vete ngërthen edhe veprimin e dy nënligjeve tjera që e funksionalizojnë këtë princip si rregull absolut: “nënligji i mbajtjes së gjendjes ekzistuese” dhe, nga ana tjetër si antagonistja e saj,  “nënligji i nxitjes kah lëvizja e përhershme”. Veprimi praktik i kësaj ligjshmërie shkakton fërkimin e dy të kundërtave nga e cila del produkti i ri dhe më i avancuar. Ndërsa, nga ky fërkim përherë prodhohet nxehtësia si reagim. Në natyrë veprimi i këtyre ligjeve gjithnjë është i balancuar nga dy të kundërtat e saj, prandaj nxehtësia e krijuar dhe produkti i ri final si më i avancuar, janë të natyrshme dhe vazhdimësi në përsëritje. Tek fenomenet natyrore ky proces nuk mund të huqet  sepse është veprim i koduar hyjnor, kurse tek proceset shoqërore ku në to pjesëmarrëse është faktori njeri dhe liria e veprimit të arsyes së tij si koshiencë, ndodh shpesh animi kah një anë e të kundërtave, dhe, në këtë rast, si rezultat do të kemi shfaqjen e  nxehtësisë së de-balancuar e cila, si proces, nuk e ka më rolin e shkrirjes së dy anëve të të kundërta në produktin e ri dhe më të avancuar, por tashti do të ngjaj djegia dhe asgjësimi. Asgjësim po, por jo zhdukje, sepse në natyrë asgjë nuk zhduket dhe asgjë nuk vdes. Çdo gjë vetëm transformohet.

» »

Tet 8

keendaaaa.jpgPas një interpelance shkel e shko në Parlamentin e Kosovës në lidhje me mos efikasitetin e dikasterit ministror që udhëheq, ministri ynë i punëve të jashtme, z. Skender Hyseni, me optimizëm të madh u nisë në misionin e rëndësishëm dyjavor për në “Meken” e diplomacisë dhe politikës botërore - selinë e OKB-së në New York. Përmes disa fotografive dhe incizime nga kontaktet e tij me diplomatë dhe përfaqësues të disa shteteve të botës, ne këtu përtej Atlantikut në Kosovë që me ankth prisnim rezultatin pozitiv të këtyre takimeve, sikur  nga optimizmi i tij që reflektonte nga larg si porosi: “Nuk do t’ia ftohi unë vetëm, Jeremiçit serb atje, por edhe juve që më hipët në qafë me ato akuza të pabaza për mos efikasitet dhe paaftësinë e ministrisë time”. » »

Sht 8

skenderiii.jpg“Edhe propaganda e tepruar negative për dike, në të shumtën e rasteve, pa dashje, mund të ketë efekte pozitive për të”. Është ky një princip i strategjisë bashkëkohore të marketingut i cili qëllimisht shpesh shfrytëzohet si aplikim në praktikë.

Në frymën e këtij shembulli, kohën e fundit, edhe pse në kontestin kritik, marrja e shpeshtuar me ministrin e jashtëm z, Skënder Hyseni, mendoj se më tepër i kontribuon si reklamë ati, se sa që do të sjellë ndonjë rezultat të kërkuar qëllimmirë në këtë drejtim

Visarit të mrekullive të “suksesit” të këtij ministri, këto ditë si sihariq iu bashkëngjit edhe lajmi mbi emërimin nga ana e tij, për udhëheqës të Zyrës për Çështje Rajonale që vepron në kuadrin e kësaj ministrie, të një personi anonimes dhe pa eksperiencë. 

Unë, këtë “potez” të ministrit Hyseni, që për shumë kë dukej i pakuptueshëm dhe absurd, do ta konsideroja si normale dhe tejet të natyrshme.

» »

Gus 15

skendo22222.jpg(Një e vërtetë e hidhur që patjetër duhet të thuhet publikisht) 

“Në kohën tonë të gjithë po merren me politikë, kjo punë ka bërë që të rinjtë të harrojnë zbavitjet e tyre, pleqtë - hallet e veta, gratë - qeverisjen e shtëpisë, adhuruesit-adhurimin, tregtarët - fitimin dhe mjekët - të sëmurit e tyre”. Kështu kishte shkruar në kohën e vet Sami Frashëri ynë i urtë. Dhe, si duket, me kuptimin e saj të plotë, kjo urtësi po shprehet  edhe sot në Kosovën tonë.

Një ditë, me tërë besimin në vete, një njohës i mirë imi më tha:

» »

Kor 31

ismailllll.jpgNë dy pjesët e gjysmave të një trungu të pandashëm të quajtur SHQIPËRI, ngjau diçka që më së paku duam të besojmë të jenë si ngjashmëri: MARRËZIA!  Po, po! Marrëzia!

Jo aq moti, në Senatin e njërës anë të gjysmës së këtij trungu, disa, thuaja përzgjedhës të popullit, e votuan një ligj, i cili, në hapësirën e pashallëkut të vetëshpallur të sundimit të tyre, nuk parasheh që dita e 28 Nëntorit, të na bëhet si kremte zyrtare.

» »

Kor 30

helmi.jpgHorror odisejada me mahunet që përmbajnë material helmues, sikur ka filluar të zgjidhet. Suspendimi nga ana e Qeverisë i dy funksionarëve të lartë në emër të përgjegjësisë rreth kësaj çështjeje tejet të ndjeshme, sa i inkurajon  të dëmtuarit dhe opinionin mbi seriozitetin institucional , aq edhe na ven në dyshim se rreth saj mund të kenë përgjegjësi edhe të tjerët,  që ndoshta hanë bukë mu në sofrën e ngushtë të Qeverisë.

Rrahja e panevojshme dhe arrestimi i shumë protestuesve që nuk donin helm nga ana e policisë, është indikacioni i parë që edhe një naiv e bënë të dyshoj se këtu diçka zihej.

Më pas, shkuarja për bisedë e ministrit të policisë me protestuesit rreth një qeshte ku kompetente është ajo e ministrisë së ambientit, ngrit këtë shqetësim në nivelin edhe më të lartë. Në anën tjetër, thashethemet prizrenase marrin hovë mbi mundësinë e implikimit të drejtpërdrejt edhe të ministrit Mahir Jagxhiler në këtë aferë, sepse, me të madhe  këtu te ne përfolët se firma eksportuese e këtyre mahuneve me helme është me seli në fshatin Mamushë të Prizrenit, e cila, siç dihet, është e banuar me shumicë të popullatës minoritare turke.  “Gojëkëqijat” e çarshisë së Prizrenit, me të madhe përhapin thashethemet nëpër qytet se, pikërisht pronari i kësaj firme eksportuese të helmit, është anëtari i partisë si Jagxhilerit dhe konsiderohet njëri prej donatorëve të saj??!

Kuptohet, asgjë e dëshmuar dhe asgjë e argumentuar  sa duhet rreth këtyre thashethemeve. Ndoshta mund të jenë edhe insinuata qesharake këto, por, pa dyshim, gjatë hetimit të thuktë, duhet të merren si indicie të vlefshme që mund të na shpijnë drejt zbardhjes të së vërtetës sa më të plotë.

Pse të mos mbyllen këto fjalë çarshie dhe pse ministri. Mahir Jagxjilar të mos del në opinion me prononcim që t’i demantoj ato?!!

 

Adnan Abrashi

Kor 22

karaxhiq_thmb1.jpg( Sa duhet t’i gëzohen Kosova  dhe kosovarët, dorëzimit të Radovan Karaxhiqit,  Tribunalit të Gjykatës së Hagës për Krime Lufte, nga  ana e  Serbisë)

Këto ditë, top lajmi medial i të gjitha agjencive botërore, patjetër se është, arrestimi i kriminelit më të kërkuar nga Tribunali  i Gjykatës Ndërkombëtar të Hagës, Radovan Karaxhiq. Me këtë hap të ndërmarr nga ana e qeverisë së re të posa konstituuar të Serbisë, në shikim të parë, fitohet  përshtypje se, ajo, që në nisëm e filloi të mbarën, duke treguar kështu edhe praktikisht vendosmërinë e orientimit  të saj të sinqertë “pro-evropian”. Posa u emetua ky lajmë bombastik në media, nga të gjitha qendrat e politikës kuçe vendimmarrëse botërore dhe Evropiane, menjëherë pasuan përkrahjet dhe përgëzimet optimiste inkurajuese për Serbinë.

» »

Maj 22

Me të dëgjuar lajmin e fundit se, Ekzekutivi i vendit miratoi unanimisht skenderbeu.jpgProjektligjin për festat zyrtare të Republikës së Kosovës, ku janë të përfshira 11 festa shtetërore, duke lënë jashtë saj  Festën kombëtare të 28 Nëntorit, u stepa në vend dhe nuk dëshiroja t’i besoj veshëve të mi. A thua është e mundur një gjë e tillë?!!

» »

Maj 21

(Me rastin e hapjes së një ekspozite images.jpgartistike nga ana e lëvizjes “VETËVENDOSJE” në Prizren, dhe intervenimit brutal të policisë, në të cilën burgosën shatë persona)

Ajo çfarë ndodhi në pasditen e bukur të 30 Prillit në Prizren, vërtet nuk duhet ta lë të qetë asnjë banor të këtij qyteti të lashtë kulturor dhe » »

Maj 1

thaci-tadic.jpgMe rastin e festës ortodokse të Pashkëve, vizita e fundit e ashtuquajtur private e Tadiçit në Kosovë, si dhe lejimi i papenguar i “kalërimit” të tij dhe shumë të tjerëve nga Serbia në territorin, sikur thuhet, “të pavarur dhe sovrane” të » »

Mar 28

Të ballafaquar me varfërinë dhe nevojën e Adnan Abrashisigurimit të kafshatës së bukës nga kurbeti - si shkak ekonomik, dhe të presioneve të terrorit të pandërprerë antishqiptar të regjimeve të ndryshme sunduese-si motive politike, nevoja e largimit të përkohshëm nga gjiri i familjes dhe atdheut të dashur, për shumicën e shqiptarëve, shpaloset si imponim i vazhdueshëm dhe i paevitueshëm kohor, duke u bërë karakteristikë specifike e një dukurie kolektive. Kjo kategori e njerëzve tanë “kurbetxhi”, njihet si mërgata apo » »

Mar 24

Si një ithtar i flaktë i ekzistimit të shumë teorive konspirative në heshtja.jpgbotë, dita më ditë po bindem se, që nga hyrja e trupave të NATO-s dhe instalimit të pushtetit të UNMIK-ut në Kosovë e deri në këto çaste të shpalljes së pavarësisë, pas të gjitha këtyre realiteteve aktuale, në mënyrë më të sofistikuar dhe më perfide, po ndikon një qendër e fuqishme koordinuese e vendosjes globale, e cila, duke pasur para vetes një plan të detajuar të

» »

Mar 24

17 shkurti dhe 15 marsi i këtij viti, për të gjithë ne shqiptarët, do të mbeten si dy data të bashkimi.jpgskalitura thellë në kujtesën tonë kolektive si popull. Të dyja këto ngjarje, si të përbashkët kishin se, të dyja u shënuan me lot. E para, lot ngazëllimi, dhe e dyta, lot pikëllimi.
Gëzimi i shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe fatkeqësia tragjike e Gërdecit, edhe pse të karakterizuara me efekte të kundërta emocionale, ato, edhe na shërbyen për diçka.

» »

Mar 24

kushtetuta.jpgMe afrimin edhe të aktit formale të aprovimit nga Kuvendi i Kosovës, Draft Kushtetuta e Republikës së Kosovës, është ende në diskutim publik. Bazuar në disa reagime të drejtpërdrejta të qytetarëve nëpër tubime popullore dhe ato publicistike në opinion, dhe, pa marrë parasysh se nga çfarë shtresash sociale na vinë ato, lirshëm mund të thuhet se, shumica nga këto shqetësime, vërejtje dhe sugjerime të paraqitura në Draftin e

» »

Mar 24

iadem-j.jpgEdhe pse në thellësinë e qenies sime ndjeja një presion që intuitivisht më shpalosej si parandjenjë mangësie dhe dyshimi konfuz, assesi nuk e mohoj faktin se, edhe unë isha pjesë e euforisë së kremtimit të kësaj ngjarje të madhe historike të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Gjatë kësaj ndjenje të brendshme që më shpalosej si kundërshti në mes të unit tim irracional dhe egos racionale, kjo e dyta veç e kishte përqafuar

» »

Mar 24

(Letër e hapur profesorit tim të nderuar, prof. dr. Fatmir fatmir.jpgFehmiut, aktualisht njërit prej anëtarëve të Komisionit për përpilimin e Draft Kushtetutës së Republikës së Kosovës)

I nderuari profesori im Fatmir Fehmiu,

Nuk e di se sa do t’ju kujtohem, profesor, më 1979, unë kamë qenë student i vitit të dytë në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Atëbotë, në mesin e pedagogëve të shquar dhe të

» »

Mar 24

 (Digjet ndërtesa Komunale në Prizren. Opozita dyshon në prizreni.jpgzjarrëvënie të qëllimshme nga qeveria komunale e LDK-së)

Në pasditen e vonshme e 29 tetorit 2007 i përfshirë nga një mot i vranët dhe pjesërisht me shi, qyteti i Prizrenit kishte rënë në një heshtje të nemitur. Në një qetësi memece, e cila zakonisht nuk është karakteristikë e këtij qyteti. I kapluar nga atmosfera e kësaj

» »

Mar 24

Bashkështetas të mi shqiptarë, dëshmitarë në procesin politik kundër Albin Kurtit, por edhe ju të tjerë jo shqiptarë, e që shumica vini nga vendet që kaherë kanë promovuar drejtësinë e mirëfilltë në sistemet e tyre të gjyqësisë së pavarur!

Më datën 19.9.2007, pritet të fillojë procesi i montuar politik, gjyqësor, kundë liderit të lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurtit, i cili, bazuar në pikat e aktakuzës zyrtare të ngritur

» »

Mar 24

 (Me mos dalje masive në zgjedhje, populli e dëgjoi zgjedhjet.jpgzërin e vet. Zërin e arsyes. Disa thonë, apelin e lëvizjes”VETËVENDOSJE”. Por, unë mendoj se jo. Nuk e dëgjoi populli lëvizjen “VETËVENDOSJE”, por mu kjo lëvizje veproi sipas zërit të popullit dhe me apel për mos dalje në këto zgjedhje, ajo edhe një herë dëshmoi se ishte dhe do të mbetej artikuluese esinqertë dhe besnike e synimeve të veta reale)

» »

Mar 24

Me zbehjen dhe rrënimin definitiv të rexhep.jpgpolitikës iluziore rugoviane dhe pasojave të saja që ende po i vuajmë, dita më ditë po bindemi në saktësinë e mësimeve parimore të përfaqësuesve të vërtetë të kombit tonë: Demaçit, Qosjes, Kurtit dhe shumë e shumë të tjerëve, të cilët, vetë ne, të helmuar nga një konformizëm i gabuar politik, i margjinalizuam dhe i defaktorizuam mu në kohën kurë këta na duheshin më së tepërmi.

» »