Nën 6

Bazuar në përshtypjet e mija gjatë kontaktit të përditshëm me njerëz, si dhe në rezultatet e disa sondazhebojkot.jpgve zyrtare dhe jo zyrtare që po paraqiten në opinion, me hesap po i “vije era” se këto zgjedhje lokale që do të mbahen më 15 nëntor të këtij viti, nga shumica e popullatës së Kosovës me të drejtë vote, do të bojkotohen. Pra, sipas gjitha gjasave, në vend të “zgjedhjeve demokratike”, do të ngjaj “bojkoti demokratik” i tyre .

 

» »

Tet 25

votttimet.jpgFushata zgjedhore për zgjedhjet e 15 nëntorit 2009, tanimë është në vlugun e saj të kulmimit. Për ta përfituar besimin e elektoratit të gjerë, partitë e shumta politike që garojnë në këto zgjedhje, veç kanë nisur t’i përdorin të gjitha metodat e lejuara dhe shpesh edhe të palejuara të ndikimit tek masat. Krahasuar me zgjedhjet e herëve të kaluara, këtë herë, përveç asaj forme të përgjithshme zgjedhore  “premto sa më shumë”, apo “gënje sa më shumë”, fushata e sivjetme, me disa specifika, ndryshon nga ajo e kaluara. Derisa dikur si premtime kishim pavarësinë, bashkimin e Mitrovicës, rrymë 24 orë… etj, tani për çdo qytet të Kosovës premtohen shifra marramendëse parash  për investimeve kapitale dhe hapjen e dy universiteteve: njërën për Prizrenin, me » »

Sht 15

iprotestaaaa.jpg(Arti i luftës është arti i zhdukjes së njerëzve, ndërsa politika është arti i mashtrimit të tyre)

Sht 10

Mirë se erdhe EULEX”, ishte dikur ky një titull bombastik të cilën shumë mirë do ta njohin vetëm ata lexues që mbajnë mëndë dhe ndonjëherë rilexojnë edhe gazetat e vjetra. Mu në momentin kur atëbotë i gjithë populli i Kosovës reagonte kundër 6 pikëshit të famshëm të Ban ki Munit, disa gazeta dhe medie tona, përmes editorialeve të porositura dhe analistëve të vet pakurrizor, dilnin në opinion me këso tituj dhe komente patetike. Ata, të paraprirë dhe të imponuar nga disponimi servil i politikanëve dhe politikëbërësve tanë kukulla në pushtet, mundoheshin që me çdo kusht të krijonin në popull një opinion të mbrapsht dhe të devijuar, kinse ky mision Evropian vjen tek ne me qëllime tejet të mirëfillta.
» »

Gus 31

(Një vegim mallëngjyes çasti, pranë gërmadhave të shtëpisë ende të djegur nga serbët, të veprimtarit tonë madh dhe të pavdekshëm të çështjes kombëtare, UKSHIN HOTI)

Një veprim, 10 vite që nga zhdukja pa gjurmë e veprimtarit tonë të madh të çështjes kombëtare Ukshin Hoti, që nuk e ka bërë asnjë përfaqësues zyrtar i institucioneve tona shtetërore, asnjë parti politike, apo ndonjë subjekt tjetër qeveritar dhe joqeveritar, e bënë djelmoshat e lëvizjes “Vetëvendosje”. Ata, më 28.08.2009, të udhëhequr nga lideri i tyre Albin Kurti, vizituan në Krushë të Madhe, familjen e veprimtarit tonë të madh të çështjes kombëtare, Ukshin Hotit. Ishte kjo një vizitë tejet emocionuese dhe » »

Pri 22

prrriiizreniii.jpgJo! Nuk është ky titull i bërë qëllimisht si sensacional për gazetë, sepse, pas fillimit të aplikimit të Ligjit mbi zona të veçanta të mbrojtura dhe aprovimit të mundshëm të Draft-Ligjit në propozim për Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Qendrës Historike të Prizrenit nga  ana e Kuvendit të Kosovës, kjo metaforë e konstatuar nga titulli, praktikisht edhe mund të bëhet si e mundshme. Kuptohet se , bukvalisht, peshkopi serb Artemije, nuk ka aspak gjasa të jetë dhe as të zgjidhet kryetar politik i Prizrenit, por nëse së shpejti nga ana e Kuvendit të Kosovës do të votohet një Ligj që tash për tash është në përgatitje e sipër si » »

Pri 12

hartakosjug.jpgNëse, që nga viti 1912 (pushtimi sllav i tokave shqiptare), e deri më ditët e sotme, me një vëmendje paraorientuese, e vështrojmë historinë e popullit shqiptar në përgjithësi, e posaçërisht atë të Kosovës në veçanti, nga aty mund ta japim një konkludim në vija të trasha dhe të përgjithësuar se, si të nxitësve dhe përkrahësve indirekt të shteteve tjera nga anash, ashtu edhe atyre që drejtpërdrejt na mbanin në sundim, të gjitha qëllimet dhe politikat e tyre, si të haptë, ashtu edhe konspirative gjeostrategjike, kanë qenë kryekëput të orientuara  në realizimin e pengimit të bashkimit tonë si popull, në një tërësi unike administrative-politike territoriale. Shkurt e trup: me çdo kusht është tentuar dhe sot e kësaj dite » »

Tet 11

lobiii.jpgKohën e fundit, e veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në zhargonin  politik dhe publicistik të komunikimit, si termi më i përdorur në opinion tonë kosovar pa dyshim se ka qenë dhe është nocioni “LOBIM”. Familjarizimi leksikologjik i përdorimit të shpeshtë të kësaj fjale, veçanërisht mund të hasësh  tek funksionarët tanë të lartë shtetëror, ku nuk përjashtohet as Kryetari, Kryeministri dhe Ministri ynë  i punëve të jashtme, e mos të flasim për zyrtarët tjerë edhe më të ulët të hierarkisë shtetërore. Ata, zakonisht para nisjes apo pas kthimit nga vizita në ndonjë shtet tjetër apo nga ndonjë kontakt multilateral ndërkombëtar, shpesh para mediave dinë të na japin deklarate pompoze se në atë “filan-fistek” takimi do të lobojnë, ose kanë lobuar, për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Realisht, pa marrë parasysh se ça është biseduar në to, në asnjërën nga këto kontaktet të larta zyrtare shtetërore, nuk lobohet, por kryhen takimet e zakonshme dhe përfaqësimet protokollare bilaterale apo multilaterale të nivelit shtetëror.

  » »

Sht 29

un.jpg(Pse nuk duhet t’i frikohemi  iniciativës serbe për vlerësimin e ligjshmërisë dhe legjitimitetit të pavarësisë së Kosovës nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë?!)

» »

Sht 21

adbani.jpgZakonisht, te ne mendohet se partitë janë subjekte politike, të cilat si qëllim themelor të ekzistimit dhe funksionalitetit të tyre, e kanë arritjen e marrjes së timonit të udhëheqjes me pushtetin. Në shikim të parë, ashtu edhe është, por, këtë definomë të thjeshtë duhet marrë vetëm si pjesë e një definicioni më të zgjeruar dhe më kuptimplotë. Sepse, të gjitha subjektet politike në një shoqëri të caktuar, përveç se janë grupe njerëzish të organizuar që tentojnë të vijnë në pushtet, ata, duhet ta kenë synimin, në rend të parë, që në planin e jashtëm, t’i mbrojnë interesat kombëtare dhe nacionale të atij shteti, ndërsa, në atë të brendshmen, përmes programeve të ofruara, të bëjnë diçka shumë më mirë për mirëqenien e popullit të vetë, se sa që është bërë deri më tani nga paraardhësit e tyre.
» »

Sht 12

berisha.jpgPërmes deklaratat të tija të pamatura rreth bashkimit kombëtar, edhe më tej vazhdon avazi i vjetër i prononcimeve publike nëpër mediet ndërkombëtare të kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha. Ai, në të fundin, që i bëri këto ditë agjencisë së lajmeve “Reuters”,  në mes tjerash tha: “ është absolutisht jorealiste për Shqipërinë që ta shqyrtoj mundësinë e bashkimit me Kosovën ose Shqipërinë e Madhe”. Ndoshta, si një shqiptar i zakonshëm, po tentoj ta kuptoj zoti Berishën për realitetin e mosekzistimit të vullnetit momental të bashkësisë ndërkombëtare për një revidim të tillë territorial, si, dhe, nevojën e strategjisë së tij të matur diplomatike të mbajtjes së qëndrimit të urtë rreth kësaj çështje të ndjeshme. Por, nga ana tjetër, dyshoj se ai është i bindur se mu kjo Evropë dhe kjo bashkësi ndërkombëtare, do të  pranoj që shumë gjatë në hapësirat e sajë gjeopolitike, të ekzistojnë dy shtete shqiptare me të drejtën e dy votave, apo, e dy mundësive të “vetos” në asociacionet e vendimmarrjes globale ku ato patjetër dikur do të jenë së bashku të anëtarësuar. Shqipëria sot, veç është në mjaftë sosh, por edhe Kosova si shtet më i ri dhe i njohur ndërkombëtarisht, patjetër se do të pretendoj që në të ardhmen sa më të afërt të jetë anëtare, në rend të pare e OKB-së, por edhe të shumë asociacioneve tjera integruese financiare, politike dhe ekonomike ndërkombëtare. A thua, ta zëmë, Italia, Franca, pse jo dhe vetë SHBA-të, do të pranojnë që ata si shtete nacionale dhe me ndikim politik më të fuqishme në këto asociacione, praktikisht të kenë një votë, ndërsa shqiptarët si popull, me dy shtete e tyre ekzistuese, dy vota?!Nga ana tjetër, sot jemi dëshmitar për shumë aplikime të së drejtës ndërkombëtare me dy arshinë në Botë.  Aq janë të acaruara raporte të ndërsjellët  në mes të dy superfuqive, saqë, edhe në politik po vërehet ashiqare logjika e veprimit të asaj thënie tonë të urtë popullore: “Për inat të nuses, le të më vdes djali”  » »

Gus 18

protesta.jpgJo rastësisht, këtë artikull do ta filloja me atë “mesele” të një mbreti, i cili, gjatë sundimit të vetë, përmes rritjes së taksave, me të madhe ja kishte shtuar zullumin popullit. Nga frika se, masa e pakënaqur dikur mund të rebelohet , që ta ketë gjithmonë në kontroll nivelin e pakënaqësisë së popullit, mbreti, i kishte shpërndarë spiunët e vetë kudo mes njerëzve. Sa herë që ata i raportonin atij se populli me të madhe po ankohej për gjendjen e vështirë, urdhëronte që taksat edhe më shumë të rriten në kurriz të tyre. E tëra vazhdoi kështu, derisa, një ditë, spiunët nga tereni, e njoftuan se populli më plotësisht është i heshtur dhe nuk ankohet si dikur.

» »

Kor 26

enveri.jpgNëse në ndonjë sondazh më ishte ofruar që të seleksionoj një personalitet të shquar dhe më të kompletuar në arenën e sotme akademike dhe politike të Kosovë, padyshim se vota ime do të ishte për Enver Hoxhaj, ministrin aktual në ministrinë për arsim shkencë dhe teknologji. Ky vlerësim që kryekëput është subjektiv, aspak nuk ka ndonjë prapavijë latente të orientimit tim partiak, dhe s’është as vardisje ndaj autoriteteve politike, por, përkundrazi, është një bindje e » »

Maj 27

Vërtet më vjen tepër keq që në mesin e shumë images3.jpgekspertëve tanë të pakontestueshëm gjuhësorë, më ra “hise” mua si një laik në profesion , të reagoj për këtë fenomen të shprehur të ekzistimit të një bastardimi gjuhësor dhe kulturës profesionale në të shkruarit dhe komunikimit zyrtar nëpër institucionet tona të larta shtetërore. Por, i nxitur nga një dëshirë e sinqertë, që së paku t’i ngacmoj ata më meritorët në këtë fushë, dhe që në fillim, pres mirëkuptimin e tyre ndaj çfarëdo lëshimi dhe qasjeje joprofesionale që mund ta bëj në këtë artikull tim kritik.
» »

Maj 22

“Katundi që shihet kallauz nuk do” – thotë images222.jpgpopulli. Disa nisma të gabuara të prijësve të këtij “katundi, i kanë vërejtur me kohë mjaftë qytetar të saj të urtë, por, për shkaqe të organizimit të tyre të pa mjaftueshëm, dhe ngufatjes së hapësirës mediale të mundësisë së shprehjes publike, kjo kategori e vetëdijesuar shoqërore, dukej se ishte jo aq prezente në masë me tentativat e saja paralajmëruese. Por, dita-ditës, nën ndikimin e rrethanave të caktuara dhe gabimeve në veprim, marketing-qeveria e jonë aktuale, apo sikur ata dëshirojnë ta quajnë veten, “transparent-qeveria”, vazhdimisht po e zbeh suksesin e vet në drejtim të bindjes së popullit se “në Kosovën ton si shtet të lirë dhe sovran, të gjitha punët po na ecin mirë”.

» »

Maj 22

Me të dëgjuar lajmin e fundit se, Ekzekutivi i vendit miratoi unanimisht skenderbeu.jpgProjektligjin për festat zyrtare të Republikës së Kosovës, ku janë të përfshira 11 festa shtetërore, duke lënë jashtë saj  Festën kombëtare të 28 Nëntorit, u stepa në vend dhe nuk dëshiroja t’i besoj veshëve të mi. A thua është e mundur një gjë e tillë?!!

» »

Maj 22

Zgjedhjet e fundit në Serbi dhe fitorja e forcave Adnan Abrashipro evropiane të paraprira nga kryetari i saj aktual Boris Tadiq, shkaktoi shumë reagime pozitive në Evropë, e posaçërisht një kënaqësi e dukshme u tregua edhe nga politika dhe politikanët tanë zyrtarë kosovarë. Ky disponim i shprehur, nuk ishte i dukshëm vetëm tek deklaratat e tyre optimiste, por ajo, në opinionin tonë, u manifestua fuqishëm edhe me kontributin amator të analistëve dhe publicistëve tanë, të cilët, do si do, krijojnë një ndikim të konsiderueshëm në opinionin publik vendor.

» »

Pri 4

“Dita e mirë tregohet në mëngjes” thotë ramushi.jpgpopulli. Të udhëhequr nga porosia e kësaj urtësie, dhe bazuar në rrjedhën e ngjarjeve nga muajt e para, vitin 2008, me të gjitha gjasa, duhej konsideruar si viti më i favorshëm për gjithë kombin shqiptar në përgjithësi. Në mesin e muajit shkurtë u shpallë Deklarata solemne e Pavarësisë nga ana e Parlamentit të Kosovës dhe kjo u pasua me njohjen e menjëhershme » »

Mar 30

mini.jpgFilozofi Antik Grek Sokrati, dikur i ka mësuar nxënësit e vetë se rruga e vetme përmes së cilës duhet të shkohet gjatë kërkimit të së vërtetës, është, kurë, së pari, të analizohet dhe vihet në pyetje çdo bindje që e kemi mbështetur fortë gjer në atë moment. Nëse një besim » »

Mar 28

 “Bazuar në disa veprime politike dhe gabimet të njëpasnjëshme që po baca-adem.jpgi përsërit lidershipi aktual kosovar, nuk është çudi se në vitin 2008, ne si shqiptar, as që do të guxojmë ta kremtojmë këtë festë tonë të madhe dhe tradicionale kombëtare të 28 Nëntorit…!?” 

Në një televizion lokale të Prizrenit, si producent i tij, për nder të festës tonë të madhe  kombëtare 28 Nëntorit, morra përsipër që të organizoj një program tërë ditorë kulturo-zbavitës - LIVE. Ishte një përgjegjësi e madhe, por, meqë » »

Mar 27

Nga të gjitha fjalët e terminologjisë së popullarizuar politike, gjithnjë nacionalist.jpgmë ka pëlqyer termi NACIONALIST, e veçanërisht NACIONALIST SHQIPTAR. Kur nuk jam ngurruar të paraqitem se jam ky, përkundrazi, jam krenuar kur në disa raste më cilësonin ashtu. E, nëse ndonjëherë kam qenë në hamendje rreth këtij “etiketimi”, atëherë, shkaku mund të ketë qenë vetëm dyshimi se vërtet sa e kam merituar këtë epitet të lartë dhe madhor?
» »

Mar 25

Atë çfarë, ende pa u caktuar as data e saktë e ldk.jpgzgjedhjeve të 17 nëntorit, “trumbetonim” disa analistë dhe intelektualë thuaja të ”rebeluar”, më në fund, ky parashikim i yni po përmbushet: kurorëzimi i koalicionit më joparimor i të gjitha kohëve të historisë së Kosovës shumëpartiake, atij: PDK-LDK.

» »

Mar 24

17 shkurti dhe 15 marsi i këtij viti, për të gjithë ne shqiptarët, do të mbeten si dy data të bashkimi.jpgskalitura thellë në kujtesën tonë kolektive si popull. Të dyja këto ngjarje, si të përbashkët kishin se, të dyja u shënuan me lot. E para, lot ngazëllimi, dhe e dyta, lot pikëllimi.
Gëzimi i shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe fatkeqësia tragjike e Gërdecit, edhe pse të karakterizuara me efekte të kundërta emocionale, ato, edhe na shërbyen për diçka.

» »

Mar 24

kushtetuta.jpgMe afrimin edhe të aktit formale të aprovimit nga Kuvendi i Kosovës, Draft Kushtetuta e Republikës së Kosovës, është ende në diskutim publik. Bazuar në disa reagime të drejtpërdrejta të qytetarëve nëpër tubime popullore dhe ato publicistike në opinion, dhe, pa marrë parasysh se nga çfarë shtresash sociale na vinë ato, lirshëm mund të thuhet se, shumica nga këto shqetësime, vërejtje dhe sugjerime të paraqitura në Draftin e

» »

Mar 24

Pas sa e sa, premtimeve, gënjeshtrave dhe parashikimeve të kosova.jpgdështuara, më në fund, më 17 shkurt të këtij viti, Kuvendi i Kosovës, përmes aprovimit të një deklarate solemne, edhe formalisht e shpalli Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, të cilën, deri më sot, zyrtarisht, e kanë njohur përafërsisht 30 shtete të ndryshme të botës. Nëse me vëmendje do të përqendrohemi në paraqitjet e mëhershme dhe ato të tanishme publike të politikanëve tanë në pushtet, do të vërejmë se kjo zgjidhje për statusin » »

Mar 24

Nga mësimet e traditës mistike të shumë alb-kosova.jpgurtësive të civilizimeve të lashta, si simboli më i fuqishëm veprues, konsiderohet pentagrami, ose ylli pesëcepësh. Nga të urtit e kohës, ky simbol nuk është i përzgjedhur rastësisht, sepse në prapavijën figurative të domethënies së tij, fshihej porosia e madhe e veprimit të ligjit universal hyjnor: “çdo punë e nisur mbarë nuk duhet të ndërpritet në gjysmë, por patjetër duhet vazhduar deri në fund”. Kjo domethënie figurative, mbështetet në mënyrën e vizatimit grafik të yllit, që nis nga një pikë, vazhdon me një vijë të pandërprerë, dhe përsëri mbaron te pika e nisur, duke formuar kështu imazhin e yllit pesëcepësh.
» »

Mar 24

Jeta është një rrjedhojë e përjetimit ekzistencial që i nënshtrohet procesit liria.jpgevolutiv të transformimit të pandërprerë kah e përsosura e përhershme. Shprehja e tërësisë së këtij procesi universal evolutiv dhe transformues quhet qenësi. Ose, ndryshe, realiteti i ekzistencial në nivelin material. Ky realitet në Univers është i përfaqësuar përmes formave të ndryshme strukturale: botës minerale, bimore, shtazore dhe qenies më të përsosur - NJERI.

» »

Mar 24

 (Digjet ndërtesa Komunale në Prizren. Opozita dyshon në prizreni.jpgzjarrëvënie të qëllimshme nga qeveria komunale e LDK-së)

Në pasditen e vonshme e 29 tetorit 2007 i përfshirë nga një mot i vranët dhe pjesërisht me shi, qyteti i Prizrenit kishte rënë në një heshtje të nemitur. Në një qetësi memece, e cila zakonisht nuk është karakteristikë e këtij qyteti. I kapluar nga atmosfera e kësaj

» »

Mar 24

Si ithtar i flaktë i ekzistimit të teorive konspirative në botë, gjithnjë e më tepër mbështes dyshimin tim të bazuar se, në mesin e shumë vendeve dhe rajoneve tjera të botës, edhe Kosova e jonë e mjerë, është bërë viktimë dhe poligon eksperimental për arritjen e disa qëllimeve të caktuara të “më të fuqishmëve”.

» »

Mar 24

Të përfshirë nga një “snobizëm politik”, dhe nënvlerësimit bashkimi-kombetar.jpgpermanent të vlerave vetjake, ne si popull në Kosovë, jemi të prirur që çdo opsion të ofruar nga ana e tjerëve si zgjidhje, në mënyrë të verbër ta pranojmë atë si diçka “moderne” dhe të “pashmangshme”, e cila na vjen nga një “botë përparimtare dhe e civilizuar”. Kjo mënyrë e instaluar e të menduarit të pavetëdijshëm na është shndërruar në një koshiencë të automatizuar të

» »

Mar 24

Bashkështetas të mi shqiptarë, dëshmitarë në procesin politik kundër Albin Kurtit, por edhe ju të tjerë jo shqiptarë, e që shumica vini nga vendet që kaherë kanë promovuar drejtësinë e mirëfilltë në sistemet e tyre të gjyqësisë së pavarur!

Më datën 19.9.2007, pritet të fillojë procesi i montuar politik, gjyqësor, kundë liderit të lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurtit, i cili, bazuar në pikat e aktakuzës zyrtare të ngritur

» »

Mar 24

 (Me mos dalje masive në zgjedhje, populli e dëgjoi zgjedhjet.jpgzërin e vet. Zërin e arsyes. Disa thonë, apelin e lëvizjes”VETËVENDOSJE”. Por, unë mendoj se jo. Nuk e dëgjoi populli lëvizjen “VETËVENDOSJE”, por mu kjo lëvizje veproi sipas zërit të popullit dhe me apel për mos dalje në këto zgjedhje, ajo edhe një herë dëshmoi se ishte dhe do të mbetej artikuluese esinqertë dhe besnike e synimeve të veta reale)

» »

Mar 24

Nga historia, shumicës prej nesh, na është i eqa.jpgnjohur gjykimi i madh dhe i famshëm i bashkëpunëtorëve të Gjermanisë naziste, në Nyrnberg. Në mesin e këtij grupi të madh të të akuzuarve ka qenë edhe Gebellsi, bashkëpunëtori më i ngushtë i Hitlerit. Kur, një zyrtar ia kishte dorëzuar në burg aktakuzën me shkrim, ai pa e lexuar fare përmbajtjen e shkresës, në vend se ta firmos pranim-dorëzimin, shkroi me laps mbi të:

» »

Mar 24

Një herë, në një takim privat dhe shoqëror që kam pasur me një politikan të rangut të lartë të lidershipit kosovar, të cilit, për shkaqe të kuptueshme nuk do t’ia zbuloj identitetin e plotë, e pyeta si miku-mikun dhe pa dorëza: Pse politikanët tanë dhe mjaft sosh edhe nga viset tjera të trojeve shqiptare, në takimet diplomatike ndërkombëtare me delegacionet e shteteve të huaja, nuk kanë guxim që haptazi para tyre, ta shpalosin

» »