Sht 20

Nëse nisemi që nga politika, e deri te ekonomia, arsimi, drejtësia dhe shumë segmente tjera të shoqërisë sonë kosopinokiooooo.jpgvare do vërejmë se çdo gjë është në dekadencë. Të thuash alarmante e cila ka tendenca marramendëse të rritjes në progresion. Por, sikur shumicën prej këtyre realiteteve me të cilat po ballafaqohemi ne sot, t’i konsiderojmë si sfida të paevitueshme të një faze transitore që natyrshëm duhet kaluar, atëherë mund të shpresojmë se patjetër dikur do t’i tejkalojmë ato. Ama, sa i përket  krizës morale e cila si shoqëri na ka kapluar deri në palcë, këtu duhet të jemi pak më skeptik, sepse, për evitimin e saj, patjetër do të na duhej një shërim më i gjatë kohor. Një kurim i cili në vete ngërthen rrezikun real që, edhe përpos disa përmirësimeve të vogla,  të mbetemi invalid të përhershëm.
» »

Sht 15

iprotestaaaa.jpg(Arti i luftës është arti i zhdukjes së njerëzve, ndërsa politika është arti i mashtrimit të tyre)

Sht 10

Mirë se erdhe EULEX”, ishte dikur ky një titull bombastik të cilën shumë mirë do ta njohin vetëm ata lexues që mbajnë mëndë dhe ndonjëherë rilexojnë edhe gazetat e vjetra. Mu në momentin kur atëbotë i gjithë populli i Kosovës reagonte kundër 6 pikëshit të famshëm të Ban ki Munit, disa gazeta dhe medie tona, përmes editorialeve të porositura dhe analistëve të vet pakurrizor, dilnin në opinion me këso tituj dhe komente patetike. Ata, të paraprirë dhe të imponuar nga disponimi servil i politikanëve dhe politikëbërësve tanë kukulla në pushtet, mundoheshin që me çdo kusht të krijonin në popull një opinion të mbrapsht dhe të devijuar, kinse ky mision Evropian vjen tek ne me qëllime tejet të mirëfillta.
» »