Qer 18

fatmir-sejdiu.jpgMë në fund, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, shpalli 15 nëntorin e këtij viti si datë për mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin komunal, duke i dhënë kështu fund një varg këshillimesh me partitë politike dhe debateve rreth datës së tyre.

Në arsyetimin e caktimit të mu kësaj dite për mbajtjen e zgjedhjeve lokale thuhet: “kjo datë është zgjedhur për shkak se me ligjet ne fuqi, zgjedhjet lokale të sivjetme parashihet të mbahen në fund të mandatit të pushteteve komunale të dala nga zgjedhjet e 17 nëntorit të vitit  2007”

» »

Qer 17

ppppprrriiizzzzz.jpgPrijës i shquar ushtarak, reformator shetformues dhe baba i Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturku, nuk konsiderohet vetëm si një figurë e shquar e historisë kombëtare të këtij shteti, por është  pjesë edhe e historisë së gjithëmbarshme botërore.

Përveç veprimtarisë së vetë të lavdishme si ushtarak dhe burrështetas i urtë, nga biografia private, Ataturku ka qen i njohur edhe si bohem i madh; posaçërisht adhurues dhe konsumues me pasion i verërave kualitative Andaj, mu për këtë shkak, për të janë shkruar dhe thënë shumë anekdota. Njërën nga mjaftë sosh, do ta tregoja edhe unë në këtë artikull:

» »

Qer 14

PJESA I

http://www.youtube.com/watch?v=aNvLoDWlAzY

PJRSA II
http://www.youtube.com/watch?v=qfQ6nBgBJ0o

Qer 5

liddddddddd.jpg1878Lidhja është gjallë1878 – Shqiptarët po sulmoheshin.Fqinjtë nga të gjitha anët synonin tokat shqiptare.Ata zgjeroheshin – ne rrudheshim.Ata ishin të bashkuar që të na ndanin neve.Atëbotë në Prizren u mblodhën krerët shqiptarë të të gjitha rajoneve.Ata u mblodhën për t’u bashkuar dhe organizuar.Për ta shpëtuar popullin dhe trojet shqiptare.Krijuan ushtrinë, administratën, shkollat… u bënë gati ta krijojnë Shqipërinë dhe t’i mbrojnë shqiptarët.Më 10 Qershor Lidhja Shqiptare e Prizrenit I mbush 131 vjet.Atë ditë Prizrenin do ta veshim kuq e zi.Do të ektë kremtë, këngë dhe valle, do të ketë histori dhe të tashme shqiptare.Do ta kujtojmë të kaluarën dhe rëndësinë e saj për të sotmen.Do të bashkohemi që ta kuptojmë rëndësinë e bashkimit.Në Kryeqytetin Shqirtëror të Shqiptarëve Do të JEMI NJË Rrjeti i Organizatave ShqiptareSponzor medial TV Opinioni Prizren 

AGJENDA E PROGRAMIT FESTIV

 

Në shënimin të 131 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ( 1878-2009 ), më 10 Qershor 2009 në Prizren RrOSh organizon këto aktivitete:

09:00 - 09:20 Hapja solemne para Muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

09:20 – 18:00 Hapja e panairit të artizanateve, Sheshi Shatërvan

10:00 – 14:00 Tryeza mbrëkombëtare “ Kuptimi politiko-ushtarak i Lidhjes së 

                        Prizrenit “ në Hotel “ Theranda “, Prizren

10:00 – 18:00 Defileu i ansambleve dhe grupeve të muzikës dhe valleve popullore nga

                        Sheshi Shatërvan deri tek muzeu.

10:00 – 19:00 Hapja e ekspozitës me fotografi të ngjarjeve historike, nga trashëgimia

                        kulturore dhe natyrore e viseve shqiptare, Sheshi Shatërvan

10:00 – 19:00 Hapa e ekspozitës me eksponate nga Shoqata e Bukistëve Shqiptarë, në kompleksin e Hamamit.

12:00 - 13:00 Parada e motoçiklistëve të shoqatës “ Shqiponja “ nga Prizreni dhe viset

                      tjera shqiptare, Unaza e qytetit – sheshi Shatërvan.

14:00 – 16:00 Defileu i tifozëve Kuq e Zi, sheshi Shatërvan

19:30 – 21:00 Ndezja e flakadanëve në kalanë e Priztrenit dhe marshuta drejt Muzeut të LShP-së.

21:00 – 24:00 Ndeja e RrOSh-it në komplekset e kafiterive të sheshit Shatërvan.

21:00 – 24:00 Ndeja e RrOSh-it në komplekset e kafiterive ( caffe bar “ 2000”, caffe bar

                       “2”, S’COBAR, The Room)

Qer 3

betejaaaaaaaa.jpgNuk duhet të ketë më kurrfarë dyshimi: Politika zyrtare serbe nuk heq dorë nga Kosova! Sikur, gjatë vizitës së tij të paradokohshme në Beograd, deklaroi edhe zv. presidenti i SHBA-ve, z. BIDEN , një njohtë të tillë nga Serbia, as bashkësia ndërkombëtare nuk do ta kërkoj me ngulmë. Së paku jo në një të afërme të shpejtë. Këtë realitet duhet ta pranojmë të gjithë, e veçanërisht politikanët tanë në pushtet, të cilën, si duket, ende kultivojnë iluzione se diçka e tillë mund të ndodhi shumë afër. Të gjithë ata që sado pak e njohin mentalitetin e popullit serb dhe historinë e saj shetformuese, e dinë mirë se kush është në këtë shtet kreatore e vërtetë e strategjive afatgjate politike dhe “sfinga” e padukshme mbrojtëse në prapavijë të interesave nacionale serbe. Edhe pse, realisht, metodat e tyre të veprimit dhe mënyrat e kontrollit autoritar të politikave vepruese, mbahen në konspiracion, si institucione publike ato dihen  kush janë: Akademia e Arteve dhe e Shkencave e Serbisë dhe Kishës Ortodokse Serbe (mëndja dhe shpirti i kombit serb).

» »