Dhj 13

prizrennnn.jpgEdhe pse ishte ditë tregu, kur zakonisht qendra e saj gumëzhin nga njerëzit, tek unë atë ditë dominoi një ndjenje sikur qyteti im, Prizreni, rënkonte. Duke pirë si zakonisht kafenë e mëngjesit në lokalin tim të preferuar  të lagjes, me mendime i tretur tërësisht në  zbrazësinë e kësaj kotësie, spontanisht hapa gazetën e ditës dhe vëmendja ime u përqendrua në një artikull që kishte për temë pikërisht qytetin e Prizrenit. Ende pa e lexuar përmbajtjen në thelb, por vetëm titullin, shikova në fund emrin e autorit dhe pashë se artikullshkruesi nuk ishte bashkëqytetar imi. Mu për këtë qëllim, nuk vazhdova ta lexoja më tej. Nuk bëra ashtu, sepse e dija se kur të tjerët shkruajnë për Prizrenin, ata gjithmonë nisen nga një kallëp i bindjeve më parë të formuar patetike dhe paragjykuese për këtë qytet. Me qëllime plotësisht të mira, kuptohet, ata, është e pamundshme që në shkrimet e tyre të mos e thurin atë refren, në stilin tanimë të absorbuar mjaftë, alla, Prizreni-qytet muze; vatër e kulturës sonë tradicionale; kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve; bukuroshja e Arbërisë; simboli i kombit dhe simbol i trimërisë… etj., etj..

Edhe pse, shpesh këso vlerësimesh gjenerale, me metaforë të ngjashme përsëriten gati kudo dhe ato ndonjëherë më duken bajate, unë, si prizrenas autokton, pranoj se më vjen mirë kur i dëgjoj. Ama, “dukjen e një qyteti e formojnë njerëzit që jetojnë në të, e jo shtëpitë dhe rrugët që e ndërtojnë”– më këshillonte dikur baba im i ndjerë -  “andaj, biri im, kurrsesi nuk duhet të krenohesh vetëm me bagazhin etik që ta kanë lënë të parët, por në atë vlerë të ngjizur kaherë, vazhdimisht duhet të kontribuosh edhe ti me punën tënde…”

» »

Dhj 10

euuuulek.jpgNë dallim prej shumë analistëve dhe publicistëve të tjerë, të cilët, në publikimet e veta, kanë shprehi që si shembull krahasues, gjithnjë t’i citojnë thëniet apo qëndrimet e të urtëve dhe filozofëve të falshëm botëror dhe Evropian, unë, më këtë artikull timin, do ta bëja të kundërtën. Do ta prezantoj  thjeshtësinë e filozofisë tonë tradicionale të shprehur përmes individëve popullor. Konkretisht, mixhës Dil, plakut më të moshuar të lagjes sime, dhe njeriut të urtë popullor, i cili thellësinë e pleqërisë së vetë, zakonisht i ulur në ndonjë stole të parkut të qytetit tim, e kalon me moshatarët e tij duke lozur “shesh-besh”me guraleca.

Këto ditë qëllimisht e takova, në vendin e tij të  preferuar të ndejës, dhe aty ishte i shoqëruar me një bashkëmoshatar të tij. Posa u përshëndeta me ta, e pyeta:

» »

Dhj 4

Si njëra prej veseve tejet të shprehura të mentalitetit tonë shqiptar, pa dyshim është bindja e rrënjosur e krenarisë mashkullore në ne; apo, thënë ndryshe, gjatë çfarëdo vendimmarrjeje, patjetër ardhja në shprehje e fjalës autoritare mashkullore e burrit. Apriori, gati në çdo familje tonën, besa edhe në ato ku brendapërbrenda familjes, raportet e ndërsjella janë paksa më të moderuara, ende dominon ajo bindje se “duhet të bëhet gjithmonë ashtu sikur thotë baba”, apo, thjeshtë, në atë shtëpi duhet të ndihet vetëm zëri i burrit  (burrit me dy “r”, kuptohet”). E, si duket, realiteti në prapavijë është krejtësisht ndryshe. Edhe pse, më së shumti thuaja se ndihet fjala e burrit në ndonjë vendimmarrje, nga ana tjetër e problemit, na del e kundërta: gjithmonë në fund është vepruar ashtu siç ka thënë dhe kërkuar gruaja.Zakonisht, në këto situata, burri në shikim të parë, e ka kënaqur krenarinë e vet që t’i dëgjohet zëri i tij, e në anën tjetër, pas heshtjes së kësaj shamate, gjithmonë ka përfunduar ashtu siç ka kërkuar gruaja.E pabesueshme mbase, por e vërtetë! Nëse ndonjë skeptik nuk i beson kësaj teze, shumë lehtë mund ta krahasojë atë si shembull edhe në familjen e vet: le ta marrë një rast të vetin kur në ndonjë situatë ka kundërshtuar ashpër si burrë, dhe fjala e kujt ka dalë si e realizuar në fund? » »