Nën 25

kombetareee.jpgPikërisht para 96 viteve, në ditën e festës tonë të madhe kombëtare të Flamurit dhe pavarësisë, nga ballkoni i shtëpisë së Xhemil Beut, Ismail Qemali mbajti një fjalim të shkurtër para popullit të Vlorës dhe rretheve të tjera, ku ndër të tjera tha:“Ja, pra, ky është flamuri ynë! I kuq e me shqiponjë dykrenare në mes. Dhe tani të gjithë bashkohuni si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për ta përparuar e për ta qytetëruar, si i ka hije Atdheut tonë të lirë. Duke përfunduar, nuk më mbetet tjetër gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Math për bekimet e Tij…”.

» »

Nën 23

evropaaa.jpgNjë ditë, duke lexuar shtypin ditor, befas mu afrua një i njohur i imi dhe mu drejtuar me këto fjalë: “Mos i beso fare asaj çka lexon, miku im, sepse të vërtetën kurrë nuk mund ta blesh me 20 cent, sa kushton gazeta” Edhe pse e thënë në shaka, kjo batutë e mikut, më shtyri të mendoj më seriozisht për këtë temë.

A thua po na ngjan neve kjo?! Ne sot po jetojmë në një botë e cila është e zhytur në gënjeshtra, dhe e cila në tërësi lëvizet nga gënjeshtrat, andaj, sa më shumë njeriu t’i beson atyre gënjeshtrave, aq më vështir e ka ta përjetoj të vërtetën reale.  

» »

Nën 20

flamkos.jpgMë në fund, porosia e atij tregimi të urtë se “bashkimi bënë fuqi”,  të cilin, gati të gjithë e kemi mësuar që në klasën e para të shkollës fillore, më 19 nëntor të këtij viti, u aplikua në praktikë. Dikur si një thupër që thahej lehtë, tani i bashkuar si 15  tog, qe e pathyeshme. Më në fund, me sa duket vërtetë e mësuam atë urtësi  -“bashkimi bënë fuqi” dhe për këtë kurrë nuk duhet të jetë vonë.

» »

Nën 12

solana.jpgMentalitetin tradicional gjakovar e karakterizojnë shumë specifika origjinale autoktone, ku në mes tjerash është edhe prirja e tyre për batuta dhe shaka. Madje, edhe kur ato në rastet e caktuara  kanë të bëjnë me përqeshjen e veseve të veta karakteristike.

» »

Nën 5

obbama.jpgInteresimi dhe publiciteti i madh që kishte arritur në tërë botën fushata parazgjedhore dhe zgjedhore për president të ri të SHBA-ve në mes të kandidatit republikan Mekein dhe atij demokrat Barak Obama, nuk e anashkaloi as shtetin tonë më të ri në botë-Republikën e Kosovës. Por, pa marrë parasysh se cili prej këtyre dy kandidatëve garues do ta merr besimin e elektoratit qind milionësh amerikan, ne në Kosovë u bindëm qartë se këtë ndërrim zgjedhor të njeriut të parë të “Shtëpisë së Bardhë”, nga ajo platformë e  betonuar fuqishëm që nga koha e Bushit, Bill Klintonit demokrat, si dhe Bushit aktual junior, as një milimetër nuk do ta lëkundet politika aktuale e SHBA-ve ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi

» »

Nën 3

eqaaaa.jpgPërfaqësuesi më tipik i makiavelizmit modern të politikës kosovare, regjisori kryesor dhe njëri prej skenaristëve të filmit më të falshëm dokumentar politik “ Beteja e karikave në LDK”, film ky që e fitoi oskarin e turpit si shpërblim më të madh të publikut tonë vendas dhe ndërkombëtar, z. EQREM KRYEZIU, akuzoj këto ditë publikisht mediet që përmes një konkurrencë jolojale, po tentojnë ta bëjë atë punë ku vetë është i dëshmuar si më i miri në këtë drejtim. Në fakt, ai përmes një deklarate teatrale publike të bërë në stilin e tij të mirënjohur ironik, i sulmoi mediet tona të shkruara dhe elektronike se kinse ato, me rastin e dorëheqjes së z. Blerim Kuçit, po tentojnë të krijojnë telenovela dhe “Kasandra”…. Për ata lexues që nuk e dinë këtë detal, t’ju konkretizoj se “KASANDRA” është titulli i një telenovele të zhanrit alla ameriko-latine, që ishte emetuar para shumë viteve në RTS (Radio Televizionin Serbe) në kohën e “vëllazërim-bashkimit” tonë të jetesës në Jugosllavinë Federative Socialiste Vetëqeverisëse. Kjo telenovelë, atëbotë kishte bërë një bujë tejet të madhe tek popullata. Mbase, si po tregohet, ajo na paska lënë mbresa të thella edhe në kujtesën dhe personalitetin e z. Eqrem Kryeziut?! » »