(KEQ) KUPTIMI MË I MUNDSHËM I NOCIONIT “LOBIM”

lobiii.jpgKohën e fundit, e veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në zhargonin  politik dhe publicistik të komunikimit, si termi më i përdorur në opinion tonë kosovar pa dyshim se ka qenë dhe është nocioni “LOBIM”. Familjarizimi leksikologjik i përdorimit të shpeshtë të kësaj fjale, veçanërisht mund të hasësh  tek funksionarët tanë të lartë shtetëror, ku nuk përjashtohet as Kryetari, Kryeministri dhe Ministri ynë  i punëve të jashtme, e mos të flasim për zyrtarët tjerë edhe më të ulët të hierarkisë shtetërore. Ata, zakonisht para nisjes apo pas kthimit nga vizita në ndonjë shtet tjetër apo nga ndonjë kontakt multilateral ndërkombëtar, shpesh para mediave dinë të na japin deklarate pompoze se në atë “filan-fistek” takimi do të lobojnë, ose kanë lobuar, për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Realisht, pa marrë parasysh se ça është biseduar në to, në asnjërën nga këto kontaktet të larta zyrtare shtetërore, nuk lobohet, por kryhen takimet e zakonshme dhe përfaqësimet protokollare bilaterale apo multilaterale të nivelit shtetëror.

  »»»