MJERIMI I MJEKËSISË KOSOVARE
Paralajmërimi këto ditë i sindikatës së punëtorëve shëndetësor të Kosovës, që në lidhje me kërkesave në mes tjerash për rritjen e pagave të tyre mizore në shëndetësi, në mesin e shumë absurditete tjera që po na ndodhin neve si shoqëri në përgjithësi, më bëri të mendoj pak sa më thellë. Merrni me mend, ta zëmë një kirurg kosovar, i cili thuaja figurativisht, t’i qet zorrët në tavolinë gjatë një operacioni, paguhet diku rreth 240 euro mizore në muaj, e nga ana tjetër, përfaqësuesit e popullit tonë në Parlamentin e Kosovës me më së paku njëmijë euro rroga, ende propozojnë privilegje ,marramendëse për vete, duke e quajtur këtë iniciativë si “Rritje të dinjitetit të tyre”“O tempora o mores !”- klitha në vete.I ngacmuar dhe i inspiruar nga ky moment i ndjesisë së krijuar të momentit, kisha vendosur që atë gjendje të disponimit ta përshkruaja edhe përmes një artikulli. Edhe pse, fillimisht për këtë temë, më dukej se në vete isha i bombarduar me inspirim kreativ, posa u ula në kompjuterin tim, mbeta i nemitur dhe pa asnjë tekst. Pa asnjë ide kreative. Truri më ishte bllokuar tërësisht. Dhe…nuk e di as vetë se si për momentin, në koshiencën time të trazuar, mu imponua si e qartë ajo thënie e bukur dhe tejet e urtë e Ajnshtajnit gjenial: “Kjo botë është e marrë, dhe ajo s’ është e tillë për shkak të atyre që e bëjnë ashtu, por, pikërisht, për shkak të neve të tjerëve që ndaj tyre nuk ndërmarrin asgjë”
No coment! A nuk është kjo një ese më e shkurtë, më kuptimplote dhe më gjithëpërfshirëse e definimit të banalitetit tonë të mësipërm paradoksal!?
Një tregim i vërtetë mbi kirurgun dhe shokun e tij të ngushtë avokat.
Si asociacion, diçka në vazhdim që ndërlidhet me pjesën e parë. Kjo ngjarje ka ndodhë vërtet në një kohë dhe hapësirë; një kohë të shekullit njëzetenjë, dhe në një hapësirë të quajtur Kosovë.
Na ishte një herë një mjek, kirurg i famshëm kosovar dhe një avokat po ashtu i famshëm, dhe shok i mirë i tij. Gjersa një ditë, sipas orarit të përcaktuar të kujdestarisë, kirurgu ynë, bënte punën e vetë të zakonshme, qetësinë e asaj nate jo aq të ngarkuar me intervenime, e prish sirena e zëshme e ndihmës së shpejtë, e cila, urgjentisht atëbotë në spital, kishte sjell një pacient, i cili pas një përleshje të armatosur që kishte ndodhur në një lokal nate të kryeqendrës, ishte plagosur rëndë nga arma e zjarrit. Jeta e tij vlerësohej si seriozisht në rrezik dhe pak kush shpresonte se do të shpëtonte.
Automjeti i urgjencës që e kishte sjellë pacientin, me vigjilencë përcillej nga patrulla zyrtare e policisë, sepse, i lënduari rëndë në këtë përleshje, konsiderohej edhe si akter kryesor i nxitjes së atij konflikti të përgjakshëm.
Kirurgut tonë kujdestar, as që i interesonte se si kishte ndodhur rasti i ngjarjes, por ai si profesionist i lartë, menjëherë alarmon ekipin e vet emergjent dhe pacienti futet me të shpejtë në sallën e operacionit. Intervenimi kirurgjik ishte vërtet i rrënd dhe kishte zgjatur mbi pese orë. Sido që të jetë, operacioni pati sukses dhe pacientit iu shpëtua jeta.
Në dukje asgjë e jashtëzakonshme, por, rastësia deshi që, tek pas një viti, po të njëjtin kirurg, ta ftonte në telefon miku i tij avokat. Ai, nga ana tjetër e receptorit ishte i disponuar dhe e ftonte që të dalin në mbrëmje së bashku familjarisht për darkë. Kishte vendosur ai të qeraste, sepse, sikur e arsyetoi ftesën, këto ditë si avokat, me sukses kishte përmbaruar një lëndë penale dhe për këtë punë ka marr një shpërblim të majme prej . Në fakt, ai për një gjykim të supozuar me burgim të gjatë, kishte arritur t’ia zvogëlonte klientit të vet disa vite të dënimit.
Gjatë darkës së përbashkët, mjeku ynë kupton se klienti i mikut të vetë avokat, për të cilin ai kishte marrë një shpërblim prej 7,000 euro, është mu ai pacient i tij, të cilin, para një vite, e kishte sjellë policia në spital dhe pas intervenimit tejet të komplikuar pesë orësh, ai me sukses ia kishte shpëtuar jetën.
Merrni me mëndë çfarë koincidence?! Një kirurg i famshëm dhe me reputacion të lartë akademik ndërkombëtar në mjekësi, mu atij personi të njëjtë që ia kishte shpëtuar jetën nga vdekja e sigurt, ishte shpërblyer vetëm me disa euro mizore të pagesë për punë të natës jashtë orarit, para këto, që ku me ditë pas sa muaj i ka realizuar si kompensim, ndërsa, miku i tij avokat, për rastin e njëjtë, vetëm pse supozohej se ia kishte hequr disa vite burg, i ka fituar 7.000 euro ?!
Edhe kjo është Kosovë…
Psikopatia dhe politika
Këto ditë, me një pasion dhe kureshtje të jashtëzakonshme, isha i përqendruar në leximin e një libri, të cilin, si literaturë të vetëngritjes time intelektuale-politike, ma kishte imponuar detyrimisht për lexim një mik i dashur. Libri titullohej. “PENEROLOGJIA POLITIKE – studim shkencor mbi natyrën e SË KEQES, e adaptuar për qëllime politike”, të autorit, Andrew M. Lobaczewski. Për ta evituar nga lexuesit çfarëdo paqartësi eventuale kuptimore, që në start e shoh të udhës që ta konkretizoj kuptimin e nocionit “PENEROLOGJI”. Penerologjia është emri i një dege të re të shkencës së psikologjisë që merret me studimin e fenomenit të së KEQES në përgjithësi. Ndërsa, libri konkret, ka të bej me trajtimin e kësaj dukurie të shprehur në kuptimin edhe më të ngushtë:analizës psiko-etike të mentalitetit të njerëzve nga elita politike të një shoqërie.
Lavdi përjashtimeve, kuptohet, por bazuar nga të dhënat që i jep ky studiues gjatë analizave penerologjike të shumë personaliteteve politik, na del se, në të shumtën e rasteve, këtë elitë shoqërore, përgjithësisht në prapavijë e karakterizon patologjia e pavetëdijshme e një personalitetit të degraduar psikik. Krahasimi që më dukej si adekuat, normalisht, gjatë tërë kohës sa e lexoja atë, mendja më shkonte tek politikanët tanë kosovar.
Prej frikës se mund të keqkuptohem ndoshta prej ndokujt nga ta, një analizë dhe prezantim më të detajuar të kësaj vepre tejet interesante shkencore, do ta lë për ndonjë moment dhe kohë tjetër më të përshtatshme…
Adnan Abrashi