SKENDA - “SHKO E EJA, SI ADEM PEJA”!
Pas një interpelance shkel e shko në Parlamentin e Kosovës në lidhje me mos efikasitetin e dikasterit ministror që udhëheq, ministri ynë i punëve të jashtme, z. Skender Hyseni, me optimizëm të madh u nisë në misionin e rëndësishëm dyjavor për në “Meken” e diplomacisë dhe politikës botërore - selinë e OKB-së në New York. Përmes disa fotografive dhe incizime nga kontaktet e tij me diplomatë dhe përfaqësues të disa shteteve të botës, ne këtu përtej Atlantikut në Kosovë që me ankth prisnim rezultatin pozitiv të këtyre takimeve, sikur nga optimizmi i tij që reflektonte nga larg si porosi: “Nuk do t’ia ftohi unë vetëm, Jeremiçit serb atje, por edhe juve që më hipët në qafë me ato akuza të pabaza për mos efikasitet dhe paaftësinë e ministrisë time”. »»»
Komento(0)