BUMERANGU, QË DISA MUND T”I KËNAQ, POR TË TJETRËT DUHET T’I BRENGOS?!

bumeranggg.jpgPër të kaluar në fabulën dhe esencën e dëshiruar të këtij shtjellimi tim, që në start  më duhet të shërbehem me një shembull të filozofisë irracionale, që ndoshta pak sa edhe do ta ngarkoj me abstraksion këtë artikull, por vlerësova se në kompletimin e të kuptuarit të saj,  kjo formë e hyrjes në temën konkrete, më imponohet si e paevitueshme.

Ligji hyjnorë dhe i pakontestueshëm i krijimit dhe veprimit të proceseve natyrore dhe shoqërore në realitetin tonë objektiv material, pa dyshim se, është “LIGJI I TË KUNDËRTAVE”. Ky ligj në vete ngërthen edhe veprimin e dy nënligjeve tjera që e funksionalizojnë këtë princip si rregull absolut: “nënligji i mbajtjes së gjendjes ekzistuese” dhe, nga ana tjetër si antagonistja e saj,  “nënligji i nxitjes kah lëvizja e përhershme”. Veprimi praktik i kësaj ligjshmërie shkakton fërkimin e dy të kundërtave nga e cila del produkti i ri dhe më i avancuar. Ndërsa, nga ky fërkim përherë prodhohet nxehtësia si reagim. Në natyrë veprimi i këtyre ligjeve gjithnjë është i balancuar nga dy të kundërtat e saj, prandaj nxehtësia e krijuar dhe produkti i ri final si më i avancuar, janë të natyrshme dhe vazhdimësi në përsëritje. Tek fenomenet natyrore ky proces nuk mund të huqet  sepse është veprim i koduar hyjnor, kurse tek proceset shoqërore ku në to pjesëmarrëse është faktori njeri dhe liria e veprimit të arsyes së tij si koshiencë, ndodh shpesh animi kah një anë e të kundërtave, dhe, në këtë rast, si rezultat do të kemi shfaqjen e  nxehtësisë së de-balancuar e cila, si proces, nuk e ka më rolin e shkrirjes së dy anëve të të kundërta në produktin e ri dhe më të avancuar, por tashti do të ngjaj djegia dhe asgjësimi. Asgjësim po, por jo zhdukje, sepse në natyrë asgjë nuk zhduket dhe asgjë nuk vdes. Çdo gjë vetëm transformohet.

»»»

EDHE SI I VDEKUR ENVER HOXHA DEMASKOI GAZETARINË TONË KINSE TË LIRË?!

EDHE SI I VDEKUR ENVER HOXHA DEMASKOI GAZETARINË TONË KINSE TË LIRË?! 

Polemikat e shumta që po zhvillohen rreth kremtimit të 100 vjetorit të ditëlindjes së Enver Hoxhës në Kosovë, jo vetëm që u bë si shkas të shpaloset në opinion një e vërtetë të regjimit të tij të sundimit shumëvjeçar komunist, por, një herë e përgjithmonë edhe u demaskuan censurimet ekzistuese ideologjik në shumë media dhe faqe shqiptare të internetit.

Edhe pse amator dhe vetëm si pasionues në këtë zanat të hidhur të gazetarisë dhe informatikës mediale shqiptare, pa dyshim që e dija edhe më parë, por tanimë definitivisht u binda, se e vetëdija e jonë e të shprehurit të lirë dhe pa cenzurë e mendimit publik ndryshe nga qëndrimet dhe disponimet momentale të kohës, janë vetëm fjalë boshe dhe standarde hipokrite prapa të cilave fshihen grupacionet me interesa të caktuara politike.

Lavdi gjithmonë përjashtimeve, kuptohet.

»»»

MË SHUMË MË PËLQEN TË DËGJOJ “ENVER HOXHA TUNGJAT JETA …” SE SA “KOSOVO JE SERBIA…”

nanda.jpgPa asnjë dozë ngurrimi, që në fillim, duhet pranuar se në përgjithësi, ne shqiptarët jemi popull me shumë teke dhe specifika. Këto manire që shpesh na shprehen jo vetëm si individuale por dhe kolektive, na bëjnë që të dukemi ashtu sikur edhe jemi. Njëra nga këto “tabiate” të mentalitetit tonë, në mes tjerash është edhe shprehia e interpretimit të një dukurie shoqërore të së kaluarës, me argumentet e realitetit kohor të së tashmes. Më konkretisht, e kam fjalët tek polemikat e shumta  “pro et contra” të shprehura këto ditë në opinionin kosovar, në lidhje me kremtimin e 100 vjetorit të ditëlindjes së Enver Hoxhës, që u mbajt para disa ditëve në Prishtinë  »»»

(KEQ) KUPTIMI MË I MUNDSHËM I NOCIONIT “LOBIM”

lobiii.jpgKohën e fundit, e veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në zhargonin  politik dhe publicistik të komunikimit, si termi më i përdorur në opinion tonë kosovar pa dyshim se ka qenë dhe është nocioni “LOBIM”. Familjarizimi leksikologjik i përdorimit të shpeshtë të kësaj fjale, veçanërisht mund të hasësh  tek funksionarët tanë të lartë shtetëror, ku nuk përjashtohet as Kryetari, Kryeministri dhe Ministri ynë  i punëve të jashtme, e mos të flasim për zyrtarët tjerë edhe më të ulët të hierarkisë shtetërore. Ata, zakonisht para nisjes apo pas kthimit nga vizita në ndonjë shtet tjetër apo nga ndonjë kontakt multilateral ndërkombëtar, shpesh para mediave dinë të na japin deklarate pompoze se në atë “filan-fistek” takimi do të lobojnë, ose kanë lobuar, për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Realisht, pa marrë parasysh se ça është biseduar në to, në asnjërën nga këto kontaktet të larta zyrtare shtetërore, nuk lobohet, por kryhen takimet e zakonshme dhe përfaqësimet protokollare bilaterale apo multilaterale të nivelit shtetëror.

  »»»

MJERIMI I MJEKËSISË KOSOVARE

meeddiccinna.jpgParalajmërimi këto ditë i sindikatës së punëtorëve shëndetësor të Kosovës, që në lidhje me kërkesave në mes tjerash për rritjen e pagave të tyre  mizore në shëndetësi,  në mesin e shumë absurditete tjera që po na ndodhin neve si shoqëri në përgjithësi, më bëri të mendoj pak sa më thellë. Merrni me mend, ta zëmë një kirurg kosovar, i cili thuaja figurativisht, t’i qet zorrët në tavolinë gjatë një operacioni, paguhet diku rreth 240 euro mizore në muaj,  e nga ana tjetër, përfaqësuesit e popullit tonë në Parlamentin e Kosovës me më së paku njëmijë euro rroga, ende propozojnë privilegje ,marramendëse  për vete, duke e quajtur këtë iniciativë si “Rritje të dinjitetit të tyre”“O tempora o mores !”- klitha në vete. »»»

SKENDA - “SHKO E EJA, SI ADEM PEJA”!

keendaaaa.jpgPas një interpelance shkel e shko në Parlamentin e Kosovës në lidhje me mos efikasitetin e dikasterit ministror që udhëheq, ministri ynë i punëve të jashtme, z. Skender Hyseni, me optimizëm të madh u nisë në misionin e rëndësishëm dyjavor për në “Meken” e diplomacisë dhe politikës botërore - selinë e OKB-së në New York. Përmes disa fotografive dhe incizime nga kontaktet e tij me diplomatë dhe përfaqësues të disa shteteve të botës, ne këtu përtej Atlantikut në Kosovë që me ankth prisnim rezultatin pozitiv të këtyre takimeve, sikur  nga optimizmi i tij që reflektonte nga larg si porosi: “Nuk do t’ia ftohi unë vetëm, Jeremiçit serb atje, por edhe juve që më hipët në qafë me ato akuza të pabaza për mos efikasitet dhe paaftësinë e ministrisë time”. »»»