POLITIKA DHE POLITIKEBERJA NE KOSOVE?!
Zakonisht, te ne mendohet se partitë janë subjekte politike, të cilat si qëllim themelor të ekzistimit dhe funksionalitetit të tyre, e kanë arritjen e marrjes së timonit të udhëheqjes me pushtetin. Në shikim të parë, ashtu edhe është, por, këtë definomë të thjeshtë duhet marrë vetëm si pjesë e një definicioni më të zgjeruar dhe më kuptimplotë. Sepse, të gjitha subjektet politike në një shoqëri të caktuar, përveç se janë grupe njerëzish të organizuar që tentojnë të vijnë në pushtet, ata, duhet ta kenë synimin, në rend të parë, që në planin e jashtëm, t’i mbrojnë interesat kombëtare dhe nacionale të atij shteti, ndërsa, në atë të brendshmen, përmes programeve të ofruara, të bëjnë diçka shumë më mirë për mirëqenien e popullit të vetë, se sa që është bërë deri më tani nga paraardhësit e tyre.
»»»
MREKULLIA PARALAJMËRUESE E NJË PALLATI?!
Pallati i shtypit në Prishtinë, objekti më monumental dhe më reprezentativ i dëshmisë materiale të një kohe, vendi ku dikur ishin tog publicistika dhe bibliografia, edhe pse fizikisht e lënën gjatë pas dore, nga roli i vet dedikues i një shtëpie të prodhimit të dijes dhe informatës, ai, sikur edhe sot, dëshiron të na flas dhe të na mësoj indirekt për diçka si paralajmërim.
SËRISH BERISHA ME AVAZIN E VJETËR?!
Përmes deklaratat të tija të pamatura rreth bashkimit kombëtar, edhe më tej vazhdon avazi i vjetër i prononcimeve publike nëpër mediet ndërkombëtare të kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha. Ai, në të fundin, që i bëri këto ditë agjencisë së lajmeve “Reuters”, në mes tjerash tha: “ është absolutisht jorealiste për Shqipërinë që ta shqyrtoj mundësinë e bashkimit me Kosovën ose Shqipërinë e Madhe”. Ndoshta, si një shqiptar i zakonshëm, po tentoj ta kuptoj zoti Berishën për realitetin e mosekzistimit të vullnetit momental të bashkësisë ndërkombëtare për një revidim të tillë territorial, si, dhe, nevojën e strategjisë së tij të matur diplomatike të mbajtjes së qëndrimit të urtë rreth kësaj çështje të ndjeshme. Por, nga ana tjetër, dyshoj se ai është i bindur se mu kjo Evropë dhe kjo bashkësi ndërkombëtare, do të pranoj që shumë gjatë në hapësirat e sajë gjeopolitike, të ekzistojnë dy shtete shqiptare me të drejtën e dy votave, apo, e dy mundësive të “vetos” në asociacionet e vendimmarrjes globale ku ato patjetër dikur do të jenë së bashku të anëtarësuar. Shqipëria sot, veç është në mjaftë sosh, por edhe Kosova si shtet më i ri dhe i njohur ndërkombëtarisht, patjetër se do të pretendoj që në të ardhmen sa më të afërt të jetë anëtare, në rend të pare e OKB-së, por edhe të shumë asociacioneve tjera integruese financiare, politike dhe ekonomike ndërkombëtare. A thua, ta zëmë, Italia, Franca, pse jo dhe vetë SHBA-të, do të pranojnë që ata si shtete nacionale dhe me ndikim politik më të fuqishme në këto asociacione, praktikisht të kenë një votë, ndërsa shqiptarët si popull, me dy shtete e tyre ekzistuese, dy vota?!Nga ana tjetër, sot jemi dëshmitar për shumë aplikime të së drejtës ndërkombëtare me dy arshinë në Botë. Aq janë të acaruara raporte të ndërsjellët në mes të dy superfuqive, saqë, edhe në politik po vërehet ashiqare logjika e veprimit të asaj thënie tonë të urtë popullore: “Për inat të nuses, le të më vdes djali” »»»
ARTISTËT DHE SHQIPËRIA ETNIKE …
“Mund t’i ndërrojnë ligjet dhe fetë, por racën dhe gjuhën kurrë”,- ishte shprehur kështu dikur një dijetar i urtë i kohës. Pa dyshim, kjo maksimë e qëlluar, si më së miri mund t’i përshtatet edhe realitetit tonë shqiptar.
Jo moti, në qytetin e lashtë dhe të bukur të Prizrenit, për një vizitë miqësore, kishte ardhur muzikanti dhe rokeri i mirënjohur gjithëshqiptar, Bojken Lako. Ai, me këtë rast, gjatë një interviste për medie, në pyetjen e gazetares së një stacion lokal televiziv se, krahasuar me Shqipërinë, si po e ndjen veten këtu në Kosovë? Përgjigja e tij ka qenë e thjeshtë, e shkurtë, domethënëse dhe tejet konkretë: Njëjtë! Nuk ka dallime, sepse edhe Kosova është Shqipëri!
VETËM EDHE KËTË HERË ME SKENDËN!
“Edhe propaganda e tepruar negative për dike, në të shumtën e rasteve, pa dashje, mund të ketë efekte pozitive për të”. Është ky një princip i strategjisë bashkëkohore të marketingut i cili qëllimisht shpesh shfrytëzohet si aplikim në praktikë.
Në frymën e këtij shembulli, kohën e fundit, edhe pse në kontestin kritik, marrja e shpeshtuar me ministrin e jashtëm z, Skënder Hyseni, mendoj se më tepër i kontribuon si reklamë ati, se sa që do të sjellë ndonjë rezultat të kërkuar qëllimmirë në këtë drejtim
Visarit të mrekullive të “suksesit” të këtij ministri, këto ditë si sihariq iu bashkëngjit edhe lajmi mbi emërimin nga ana e tij, për udhëheqës të Zyrës për Çështje Rajonale që vepron në kuadrin e kësaj ministrie, të një personi anonimes dhe pa eksperiencë.
Unë, këtë “potez” të ministrit Hyseni, që për shumë kë dukej i pakuptueshëm dhe absurd, do ta konsideroja si normale dhe tejet të natyrshme.
SHKARKONI LIBRA FALAS
Komento(0)