A DO T’I NGJAJ KOSOVËS “NDODHJA E POPULLIT”?!

protesta.jpgJo rastësisht, këtë artikull do ta filloja me atë “mesele” të një mbreti, i cili, gjatë sundimit të vetë, përmes rritjes së taksave, me të madhe ja kishte shtuar zullumin popullit. Nga frika se, masa e pakënaqur dikur mund të rebelohet , që ta ketë gjithmonë në kontroll nivelin e pakënaqësisë së popullit, mbreti, i kishte shpërndarë spiunët e vetë kudo mes njerëzve. Sa herë që ata i raportonin atij se populli me të madhe po ankohej për gjendjen e vështirë, urdhëronte që taksat edhe më shumë të rriten në kurriz të tyre. E tëra vazhdoi kështu, derisa, një ditë, spiunët nga tereni, e njoftuan se populli më plotësisht është i heshtur dhe nuk ankohet si dikur.

»»»