E KENI PËRGJEGJËSINË, JEPNI DORËHEQJE ZOTI JAGXHILLAR!

mahir-jag.jpgNë të përditshmen “EKSPRES, të datës 7.8.2008, me vëmendje të veçantë e lexova artikullin me titull :”Të gjithë fajtorë”, shkruar nga gazetari  Nebih Maxhuni, në të cilën jepet një intervistë me ministrin aktual  të mbrojtjes së ambientit  dhe planifikimit hapësinor, z. Mahir Jagxhillar.

Edhe pse, nga artikulli në fjalë, në disa pyetje të gazetarit  mbi përgjegjësinë e tij personale si ministër në këtë aferë duket qartë tendenca e ikjes së tij  për dhënien e përgjigjeve konkrete, në atë intervistë, posaçërisht  më la përshtypje ajo pjesë ku ai deklaron se, “është i gatshëm të jap dorëheqje për rastin e maunave, por s’beson se ndreqet diçka”?!.

»»»