Gus 25

arabia.jpgShkaqet e mosnjohjes së Kosovës nga shtet arabe, thuhet se janë të shumta. Në mes tjerash, në këtë drejtim bëhet fjalë për influencën  e një miqësie të vjetër sentimentale me Serbinë,  trashëgimtare të Jugosllavisë së Titos. Kjo u pa edhe në mënyrën se si u prit nga ta, ministri i punëve të jashtme i Serbisë, zoti Jeremiq, në Konferencën e fundit të Shteteve të Painkuadruara të Botës.

Merrni me mënd!? Me çfarë respekti dhe pompoziteti, pritet aty nga shumë shtetet myslimane, një ministër i asaj Serbie, e cila në Bosnje dhe Kosovë vrau dhe masakroi me mira e mira mysliman; i asaj Serbie e cila në luftën e fundit dogji dhe shkatërroi me mira e mira xhamia dhe tempuj tjerë fetarë islam…?!

Vërtetë për tu befasuar! Në raport me njohjen e shtetit të ri të Kosovës, sot kjo rrethanë emocionale, konsiderohet nga bota arabe si interes i tyre i veçantë nacional?!!

» »

Gus 18

protesta.jpgJo rastësisht, këtë artikull do ta filloja me atë “mesele” të një mbreti, i cili, gjatë sundimit të vetë, përmes rritjes së taksave, me të madhe ja kishte shtuar zullumin popullit. Nga frika se, masa e pakënaqur dikur mund të rebelohet , që ta ketë gjithmonë në kontroll nivelin e pakënaqësisë së popullit, mbreti, i kishte shpërndarë spiunët e vetë kudo mes njerëzve. Sa herë që ata i raportonin atij se populli me të madhe po ankohej për gjendjen e vështirë, urdhëronte që taksat edhe më shumë të rriten në kurriz të tyre. E tëra vazhdoi kështu, derisa, një ditë, spiunët nga tereni, e njoftuan se populli më plotësisht është i heshtur dhe nuk ankohet si dikur.

» »

Gus 15

skendo22222.jpg(Një e vërtetë e hidhur që patjetër duhet të thuhet publikisht) 

“Në kohën tonë të gjithë po merren me politikë, kjo punë ka bërë që të rinjtë të harrojnë zbavitjet e tyre, pleqtë - hallet e veta, gratë - qeverisjen e shtëpisë, adhuruesit-adhurimin, tregtarët - fitimin dhe mjekët - të sëmurit e tyre”. Kështu kishte shkruar në kohën e vet Sami Frashëri ynë i urtë. Dhe, si duket, me kuptimin e saj të plotë, kjo urtësi po shprehet  edhe sot në Kosovën tonë.

Një ditë, me tërë besimin në vete, një njohës i mirë imi më tha:

» »

Gus 7

mahir-jag.jpgNë të përditshmen “EKSPRES, të datës 7.8.2008, me vëmendje të veçantë e lexova artikullin me titull :”Të gjithë fajtorë”, shkruar nga gazetari  Nebih Maxhuni, në të cilën jepet një intervistë me ministrin aktual  të mbrojtjes së ambientit  dhe planifikimit hapësinor, z. Mahir Jagxhillar.

Edhe pse, nga artikulli në fjalë, në disa pyetje të gazetarit  mbi përgjegjësinë e tij personale si ministër në këtë aferë duket qartë tendenca e ikjes së tij  për dhënien e përgjigjeve konkrete, në atë intervistë, posaçërisht  më la përshtypje ajo pjesë ku ai deklaron se, “është i gatshëm të jap dorëheqje për rastin e maunave, por s’beson se ndreqet diçka”?!.

» »