DY SENATE QË DESHËN TA VARROSIN PAVDEKËSINË

ismailllll.jpgNë dy pjesët e gjysmave të një trungu të pandashëm të quajtur SHQIPËRI, ngjau diçka që më së paku duam të besojmë të jenë si ngjashmëri: MARRËZIA!  Po, po! Marrëzia!

Jo aq moti, në Senatin e njërës anë të gjysmës së këtij trungu, disa, thuaja përzgjedhës të popullit, e votuan një ligj, i cili, në hapësirën e pashallëkut të vetëshpallur të sundimit të tyre, nuk parasheh që dita e 28 Nëntorit, të na bëhet si kremte zyrtare.

»»»

I DEMANTONI OSE I PRANONI THASHETHEMAT, ZOTI JAGXHILLAR!?

helmi.jpgHorror odisejada me mahunet që përmbajnë material helmues, sikur ka filluar të zgjidhet. Suspendimi nga ana e Qeverisë i dy funksionarëve të lartë në emër të përgjegjësisë rreth kësaj çështjeje tejet të ndjeshme, sa i inkurajon  të dëmtuarit dhe opinionin mbi seriozitetin institucional , aq edhe na ven në dyshim se rreth saj mund të kenë përgjegjësi edhe të tjerët,  që ndoshta hanë bukë mu në sofrën e ngushtë të Qeverisë.

Rrahja e panevojshme dhe arrestimi i shumë protestuesve që nuk donin helm nga ana e policisë, është indikacioni i parë që edhe një naiv e bënë të dyshoj se këtu diçka zihej.

Më pas, shkuarja për bisedë e ministrit të policisë me protestuesit rreth një qeshte ku kompetente është ajo e ministrisë së ambientit, ngrit këtë shqetësim në nivelin edhe më të lartë. Në anën tjetër, thashethemet prizrenase marrin hovë mbi mundësinë e implikimit të drejtpërdrejt edhe të ministrit Mahir Jagxhiler në këtë aferë, sepse, me të madhe  këtu te ne përfolët se firma eksportuese e këtyre mahuneve me helme është me seli në fshatin Mamushë të Prizrenit, e cila, siç dihet, është e banuar me shumicë të popullatës minoritare turke.  “Gojëkëqijat” e çarshisë së Prizrenit, me të madhe përhapin thashethemet nëpër qytet se, pikërisht pronari i kësaj firme eksportuese të helmit, është anëtari i partisë si Jagxhilerit dhe konsiderohet njëri prej donatorëve të saj??!

Kuptohet, asgjë e dëshmuar dhe asgjë e argumentuar  sa duhet rreth këtyre thashethemeve. Ndoshta mund të jenë edhe insinuata qesharake këto, por, pa dyshim, gjatë hetimit të thuktë, duhet të merren si indicie të vlefshme që mund të na shpijnë drejt zbardhjes të së vërtetës sa më të plotë.

Pse të mos mbyllen këto fjalë çarshie dhe pse ministri. Mahir Jagxjilar të mos del në opinion me prononcim që t’i demantoj ato?!!

 

Adnan Abrashi

PSE JAM PRO MINISTRIT HOXHAJ?

enveri.jpgNëse në ndonjë sondazh më ishte ofruar që të seleksionoj një personalitet të shquar dhe më të kompletuar në arenën e sotme akademike dhe politike të Kosovë, padyshim se vota ime do të ishte për Enver Hoxhaj, ministrin aktual në ministrinë për arsim shkencë dhe teknologji. Ky vlerësim që kryekëput është subjektiv, aspak nuk ka ndonjë prapavijë latente të orientimit tim partiak, dhe s’është as vardisje ndaj autoriteteve politike, por, përkundrazi, është një bindje e »»»

SA MË E DUKSHME , AQ MË E FSHEHUR NË SYTË E TË TJERËVE QË E KËRKOJNË

karaxhiq_thmb1.jpg( Sa duhet t’i gëzohen Kosova  dhe kosovarët, dorëzimit të Radovan Karaxhiqit,  Tribunalit të Gjykatës së Hagës për Krime Lufte, nga  ana e  Serbisë)

Këto ditë, top lajmi medial i të gjitha agjencive botërore, patjetër se është, arrestimi i kriminelit më të kërkuar nga Tribunali  i Gjykatës Ndërkombëtar të Hagës, Radovan Karaxhiq. Me këtë hap të ndërmarr nga ana e qeverisë së re të posa konstituuar të Serbisë, në shikim të parë, fitohet  përshtypje se, ajo, që në nisëm e filloi të mbarën, duke treguar kështu edhe praktikisht vendosmërinë e orientimit  të saj të sinqertë “pro-evropian”. Posa u emetua ky lajmë bombastik në media, nga të gjitha qendrat e politikës kuçe vendimmarrëse botërore dhe Evropiane, menjëherë pasuan përkrahjet dhe përgëzimet optimiste inkurajuese për Serbinë.

»»»

QEVERITË KOMUNALE DHE BATUTAT PRIZRENASE PËR TO

Dikur në Prizren, në kohën e pushtetit të LDK-së , nga visari i pasur i batutave të prizren.jpgndryshme për qeverinë komunale, ishte edhe ajo se, Eqrem Kryeziu, kryetari i atëhershëm komunal dhe Xhorxh Bushi, kryetari i SHBA-ve, kishin diçka të ngjashme: ishte godina e administratës së tyre luksoze me emër të njëjtë - SHTËPIA E BARDHË. Edhe pse, me këtë batutë, pak sa ia kishin përshtatur ngjashmërinë alegorike, unë, prapë se prapë, tek ky krahasim, vëreja një ndryshim të madh përmbajtjesor. Vërtet, sikur shtëpia »»»