ÇKA E BËNË TË NGJAJSHËM HASHIMIN ME RUGOVËN?
Nëse, për kuriozitetin tonë, me vëmendje të përqendruar i vështrojmë disa tipare
karakteristike të sjelljeve publike dhe ndërmarrjeve politike të Hashim Thaqit - SOT, do të vërejmë mjaftë elemente të ngjasimit me të Ibrahim Rugovës - DIKUR.
Fillimisht, në planin e marrëdhënieve sa janë si lider dhe forcë politike në pushtet, element tejet i shprehur që i bënë të njëjtë jo vetëm këta dy personalitete tona të shquara, është servilizmi i pakontestueshëm i tyre ndaj urdhrave të ndërkombëtarëve. Andaj, ky princip i përgjithshëm dhe apriori i detyrueshëm si sjellje për të gjithë të këtij “zanati” në Kosovë, nuk mund të merret edhe aq si ngjashmëri specifike vetëm për këta dy në fjalë. Sido që të jetë, duke aplikuar metodën e deduksionit, ne u desh t’ia nisim nga fillimi: prej së përgjithshmes kah më e thjeshta dhe konkretja.
Të shkojmë më tutje dhe me rend:
Komento(0)