GJUHA SHQIPE ËSHTË E BUKUR EDHE SI GJUHË SHTETËRORE
Vërtet më vjen tepër keq që në mesin e shumë
ekspertëve tanë të pakontestueshëm gjuhësorë, më ra “hise” mua si një laik në profesion , të reagoj për këtë fenomen të shprehur të ekzistimit të një bastardimi gjuhësor dhe kulturës profesionale në të shkruarit dhe komunikimit zyrtar nëpër institucionet tona të larta shtetërore. Por, i nxitur nga një dëshirë e sinqertë, që së paku t’i ngacmoj ata më meritorët në këtë fushë, dhe që në fillim, pres mirëkuptimin e tyre ndaj çfarëdo lëshimi dhe qasjeje joprofesionale që mund ta bëj në këtë artikull tim kritik.
»»»
Komento(0)