MENDOJ ME ZË I BINDUR SE KAM TË DREJTË!

Fatkeqësisht, shumica e njerëzve tanë, tërë jetën e images1.jpgtyre e kalojnë në gjumë, dhe, gjersa janë në këtë gjendje, disa merren me politikë, disa me shkencë… besa disa shkruajnë edhe libra. Prandaj, ne sot si shoqëri, jemi aty ku jemi, dhe e kemi gjendjen, ashtu si e kemi.  Nëse nisemi që nga politika, e deri te: ekonomia, arsimi, drejtësia dhe nga morali i ynë shoqëror në përgjithësi, do të shohim se, çdo gjë tek ne është e “sëmurë”. »»»

DRITANIT, ME RESPEKT - BABAIT MEDIAL TË SHIPËRISË ETNIKE

Dritan Hoxha ishte dhe do të mbetet babai medial i nismës së vënies në praktikë të realizimit të tani1.jpgsynimit tonë kombëtar të Shqipërisë Etnike.
Përmes kompanisë së tij prestigjioze ”Top- media”, AI, arriti që së paku virtualisht t’i bashkoj të gjithë shpirtrat tanë të shkapërderdhura në 6 copëza dhe kudo në diasporë.
Kufiri është vepër njerëzish, ndërsa ETERI i paskajshëm, pjellë e Zotit . Dritani depërtoi mu aty në të pafundmen hyjnore duke na inkurajuar të mbetemi ashtu si gjithnjë krenarë - SA MIRË ËSHTË TË JESH SHQIPTAR!
Çdo fjalë tjetër ngushtimi do të ishte e tepërt për Dritanin…
I lehtë i qoftë dheu i Shqipërisë !

Në emër të gjithë shqiptarëve që mendojnë kështu si unë,
Adnan Abrashi