“KATUNDI QË SHIHET, KALLAUZ NUK DO !”

“Katundi që shihet kallauz nuk do” – thotë images222.jpgpopulli. Disa nisma të gabuara të prijësve të këtij “katundi, i kanë vërejtur me kohë mjaftë qytetar të saj të urtë, por, për shkaqe të organizimit të tyre të pa mjaftueshëm, dhe ngufatjes së hapësirës mediale të mundësisë së shprehjes publike, kjo kategori e vetëdijesuar shoqërore, dukej se ishte jo aq prezente në masë me tentativat e saja paralajmëruese. Por, dita-ditës, nën ndikimin e rrethanave të caktuara dhe gabimeve në veprim, marketing-qeveria e jonë aktuale, apo sikur ata dëshirojnë ta quajnë veten, “transparent-qeveria”, vazhdimisht po e zbeh suksesin e vet në drejtim të bindjes së popullit se “në Kosovën ton si shtet të lirë dhe sovran, të gjitha punët po na ecin mirë”.

»»»

HASHIM! – PROPOZOJ TA HEQIM EDHE BUSTIN E SKENDERBEUT NGA SHESHI…?!!

Me të dëgjuar lajmin e fundit se, Ekzekutivi i vendit miratoi unanimisht skenderbeu.jpgProjektligjin për festat zyrtare të Republikës së Kosovës, ku janë të përfshira 11 festa shtetërore, duke lënë jashtë saj  Festën kombëtare të 28 Nëntorit, u stepa në vend dhe nuk dëshiroja t’i besoj veshëve të mi. A thua është e mundur një gjë e tillë?!!

»»»

NAIVITETI I LIDERSHIPIT KOSOVAR DHE ANA TJETËR E POLITIKËS SERBE

Zgjedhjet e fundit në Serbi dhe fitorja e forcave Adnan Abrashipro evropiane të paraprira nga kryetari i saj aktual Boris Tadiq, shkaktoi shumë reagime pozitive në Evropë, e posaçërisht një kënaqësi e dukshme u tregua edhe nga politika dhe politikanët tanë zyrtarë kosovarë. Ky disponim i shprehur, nuk ishte i dukshëm vetëm tek deklaratat e tyre optimiste, por ajo, në opinionin tonë, u manifestua fuqishëm edhe me kontributin amator të analistëve dhe publicistëve tanë, të cilët, do si do, krijojnë një ndikim të konsiderueshëm në opinionin publik vendor.

»»»