APELI I NJĖ QYTETARI TĖ REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS

Të gjitha mediave elektronike dhe të shkruara shqiptare;
zemra-e-flamurit_dervina.gifTë gjitha ueb faqeve shqiptare kudo që janë;
Të gjithë internet pasionuesve shqiptarë;
Qytetarëve të Republikës së Kosovës: juve që takoheni me miqtë çdo ditë, në rrugë, kafene dasma dhe ahengje, që jeni në punë apo kudo që jeni, rinisë së mrekullueshme shqiptare, nëpër shkolla, universitete, “PARTY”, ditëlindje…


Ndihmoni nė ēdo formė dhe nė ēdo mėnyrė afirmimin ndikues dhe veprues tė apelit tė lėvizjes “VETĖVENDOSJE”, nė mėnyrė qė, sa mė shumė qytetarė tė dalin mė 9 Maj nė protestėn gjithėpopullore kundėr mbajtjes sė zgjedhjeve tė Serbisė nė Kosovė…
Ashtu sikur ditėm mė 17 Shkurt tė kremtojmė masovikisht ditėn historike tė shpalljes sė Deklaratės Kushtetuese tė Pavarėsisė, me po tė njėjtėn elan dhe vrull, mė 9 Maj, tė gjithė duhet ta mbrojmė dhe dėshmojmė atė para syve tė Botės.
Le tė bėhemi 50…80…100 mijė! Pa dallime feje, grupimi politik, moshe dhe gjinie… Atė ditė duhet tė dalim tė gjithė sepse na nevojiten shumė zėra, brohoritje depėrtuese jo vetėm ne veshėt e shurdhra tė disa politikanėve tanė; jo vetėm nė zyrat e afėrta tė UNMIK-ut, ambasadave si dhe institucioneve tjera ndėrkombėtare nė Prishtinė. Porosia e kėtij zėri kumbues atė ditė duhet tė jehoj larg dhe mė larg: Nė Beograd… Moskė…New Yorku… tė buēes edhe afėr tryezės ovela tė sallės sė madhe tė Kėshillit tė Sigurimit…duhet tė shkoj larg dhe kudo nė botė, nė kontinentet e atyre shteteve qė ende ngurojnė tė na njohin edhe kėtė pavarėsi tė sakatosur, ashtu sikur ėshtė…
Harroni atė ditė se kush e organizon kėtė protestė, sepse nė vlerėn e suksesit tė saj nuk do tė ketė grabitje meritash, lėvdata dhe krekosje. Mjafton se aty do tė mbrohet Kosova dhe sovranitetit i saj i vėrtetė, sovranitet ky qė ju takon juve, neve, popullit tė saj dhe askujt tjetėr.
Ju garantoj! Atė ditė ka pėr tė qenė ditė e bardhė dhe nė qiell nuk do tė ketė yje: as 1, as 2….as 6! Asnjė yll! Mė besoni! Kosova atė ditė kurrsesi nuk do tė jetė e verdh nė njė hapėsire tė katėrt imagjinare… O, ditė madhėshtore do tė jetė atė ditė, sepse nė tokėn e skuqur nga gjaku i Kosovės MĖMĖ, mbi gjokset e bijve dhe bijave ashtu tė bashkuar tė saj, triumfalisht si hyni do tė zbres shqiponja e zezė dykrenore.
Andaj…tė kontribuojmė tė gjithė pėr atė ditė:
- Ju mediat e shkruara dhe elektronike shqiptare: shkruani dhe botoni kėtė fjali pa censure: “Tė gjithė nė protesta mė 9 Maj nė Prishtinė. Jo zgjedhjeve tė Serbisė…”
- Ju WEB faqet atdhetare shqiptare, ju nevojitet vetėm njė shkrim nė “HOME” faqen tuaj dhe asgjė tjetėr: “Tė gjithė nė protesta mė 9 Maj nė Prishtinė. Jo zgjedhjeve tė Serbisė…”
- Gjithė ju qė manipuloni me internet, dėrgoni sa mė shumė e-maile miqve, tė afėrmve dhe dashamirėve tuaj. Mjafton njė porosi e kėsaj natyre: “Tė gjithė nė protesta mė 9 Maj nė Prishtinė. Jo zgjedhjeve tė Serbisė…”
- Ju qytetarė tė pėrvuajtur, rini e mrekullueshme e Kosovės: kudo qė gjendeni nė shoqėri dhe bisedė: ne dasma, vdekje, lindje, nė “PARTI”, “kaffeteri”, rrugė… vetėm njė porosi tė shkurtė pėrcilljani shokut, mikut dhe dashamirėve tuaj: “Tė gjithė nė protesta mė 9 Maj nė Prishtinė. Jo zgjedhjeve tė Serbisė…”

Vėrtet bukur do tė jetė atė ditė nė Prishtinė! Dinjėtoz, qetė, krenar…
Adnan Abrashi

0 Komente

Shkruaj një koment