ÇKA E BËNË TË NGJAJSHËM HASHIMIN ME RUGOVËN?

Nëse, për kuriozitetin tonë, me vëmendje të përqendruar i vështrojmë disa tipare thaqi-rugova-utopi.jpgkarakteristike të sjelljeve publike dhe ndërmarrjeve politike të Hashim Thaqit - SOT, do të vërejmë mjaftë elemente të ngjasimit me të Ibrahim Rugovës - DIKUR.  

Fillimisht, në planin e marrëdhënieve sa janë si lider dhe forcë politike në pushtet, element tejet i shprehur që i bënë të njëjtë jo vetëm këta dy personalitete tona të shquara, është servilizmi i pakontestueshëm i tyre ndaj urdhrave të ndërkombëtarëve. Andaj, ky princip i përgjithshëm dhe apriori i detyrueshëm si sjellje për të gjithë të këtij “zanati” në Kosovë, nuk mund të merret  edhe aq si ngjashmëri specifike vetëm për këta dy në fjalë. Sido që të jetë, duke aplikuar metodën e deduksionit, ne u desh t’ia nisim nga fillimi: prej së përgjithshmes kah më e thjeshta dhe konkretja.

Të shkojmë më tutje dhe me rend:

  1. »»»

GJUHA SHQIPE ËSHTË E BUKUR EDHE SI GJUHË SHTETËRORE

Vërtet më vjen tepër keq që në mesin e shumë images3.jpgekspertëve tanë të pakontestueshëm gjuhësorë, më ra “hise” mua si një laik në profesion , të reagoj për këtë fenomen të shprehur të ekzistimit të një bastardimi gjuhësor dhe kulturës profesionale në të shkruarit dhe komunikimit zyrtar nëpër institucionet tona të larta shtetërore. Por, i nxitur nga një dëshirë e sinqertë, që së paku t’i ngacmoj ata më meritorët në këtë fushë, dhe që në fillim, pres mirëkuptimin e tyre ndaj çfarëdo lëshimi dhe qasjeje joprofesionale që mund ta bëj në këtë artikull tim kritik.
»»»

MENDOJ ME ZË I BINDUR SE KAM TË DREJTË!

Fatkeqësisht, shumica e njerëzve tanë, tërë jetën e images1.jpgtyre e kalojnë në gjumë, dhe, gjersa janë në këtë gjendje, disa merren me politikë, disa me shkencë… besa disa shkruajnë edhe libra. Prandaj, ne sot si shoqëri, jemi aty ku jemi, dhe e kemi gjendjen, ashtu si e kemi.  Nëse nisemi që nga politika, e deri te: ekonomia, arsimi, drejtësia dhe nga morali i ynë shoqëror në përgjithësi, do të shohim se, çdo gjë tek ne është e “sëmurë”. »»»

DRITANIT, ME RESPEKT - BABAIT MEDIAL TË SHIPËRISË ETNIKE

Dritan Hoxha ishte dhe do të mbetet babai medial i nismës së vënies në praktikë të realizimit të tani1.jpgsynimit tonë kombëtar të Shqipërisë Etnike.
Përmes kompanisë së tij prestigjioze ”Top- media”, AI, arriti që së paku virtualisht t’i bashkoj të gjithë shpirtrat tanë të shkapërderdhura në 6 copëza dhe kudo në diasporë.
Kufiri është vepër njerëzish, ndërsa ETERI i paskajshëm, pjellë e Zotit . Dritani depërtoi mu aty në të pafundmen hyjnore duke na inkurajuar të mbetemi ashtu si gjithnjë krenarë - SA MIRË ËSHTË TË JESH SHQIPTAR!
Çdo fjalë tjetër ngushtimi do të ishte e tepërt për Dritanin…
I lehtë i qoftë dheu i Shqipërisë !

Në emër të gjithë shqiptarëve që mendojnë kështu si unë,
Adnan Abrashi

“KATUNDI QË SHIHET, KALLAUZ NUK DO !”

“Katundi që shihet kallauz nuk do” – thotë images222.jpgpopulli. Disa nisma të gabuara të prijësve të këtij “katundi, i kanë vërejtur me kohë mjaftë qytetar të saj të urtë, por, për shkaqe të organizimit të tyre të pa mjaftueshëm, dhe ngufatjes së hapësirës mediale të mundësisë së shprehjes publike, kjo kategori e vetëdijesuar shoqërore, dukej se ishte jo aq prezente në masë me tentativat e saja paralajmëruese. Por, dita-ditës, nën ndikimin e rrethanave të caktuara dhe gabimeve në veprim, marketing-qeveria e jonë aktuale, apo sikur ata dëshirojnë ta quajnë veten, “transparent-qeveria”, vazhdimisht po e zbeh suksesin e vet në drejtim të bindjes së popullit se “në Kosovën ton si shtet të lirë dhe sovran, të gjitha punët po na ecin mirë”.

»»»

HASHIM! – PROPOZOJ TA HEQIM EDHE BUSTIN E SKENDERBEUT NGA SHESHI…?!!

Me të dëgjuar lajmin e fundit se, Ekzekutivi i vendit miratoi unanimisht skenderbeu.jpgProjektligjin për festat zyrtare të Republikës së Kosovës, ku janë të përfshira 11 festa shtetërore, duke lënë jashtë saj  Festën kombëtare të 28 Nëntorit, u stepa në vend dhe nuk dëshiroja t’i besoj veshëve të mi. A thua është e mundur një gjë e tillë?!!

»»»

NAIVITETI I LIDERSHIPIT KOSOVAR DHE ANA TJETËR E POLITIKËS SERBE

Zgjedhjet e fundit në Serbi dhe fitorja e forcave Adnan Abrashipro evropiane të paraprira nga kryetari i saj aktual Boris Tadiq, shkaktoi shumë reagime pozitive në Evropë, e posaçërisht një kënaqësi e dukshme u tregua edhe nga politika dhe politikanët tanë zyrtarë kosovarë. Ky disponim i shprehur, nuk ishte i dukshëm vetëm tek deklaratat e tyre optimiste, por ajo, në opinionin tonë, u manifestua fuqishëm edhe me kontributin amator të analistëve dhe publicistëve tanë, të cilët, do si do, krijojnë një ndikim të konsiderueshëm në opinionin publik vendor.

»»»

SULMI VANDALIS NDAJ NJË AKTIVITETI KULTUROR NË PRIZREN

(Me rastin e hapjes së një ekspozite images.jpgartistike nga ana e lëvizjes “VETËVENDOSJE” në Prizren, dhe intervenimit brutal të policisë, në të cilën burgosën shatë persona)

Ajo çfarë ndodhi në pasditen e bukur të 30 Prillit në Prizren, vërtet nuk duhet ta lë të qetë asnjë banor të këtij qyteti të lashtë kulturor dhe »»»

APELI I NJĖ QYTETARI TĖ REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS

Të gjitha mediave elektronike dhe të shkruara shqiptare;
zemra-e-flamurit_dervina.gifTë gjitha ueb faqeve shqiptare kudo që janë;
Të gjithë internet pasionuesve shqiptarë;
Qytetarëve të Republikës së Kosovës: juve që takoheni me miqtë çdo ditë, në rrugë, kafene dasma dhe ahengje, që jeni në punë apo kudo që jeni, rinisë së mrekullueshme shqiptare, nëpër shkolla, universitete, “PARTY”, ditëlindje…

»»»

VIDEO MATERIALI nga aktiviteti i lëvizjes “VETËVENDOSJE”

Të nderuar miq, shqiptar kudo që të jeni, Ju lutem, shikoni me vëmendje këto dy VIDEO materiale interesante që kanë të bëjnë me aktivitetin e lëvizjes “VETËVENDOSJE”:  

1.      E para ka të bëj me intervenimin brutal të policisë, ne bashkëpunim me burokratët e inspekcionit komunal të Prizrenit, e kryer më datën 30.05.2008, në Prizren, kur lëvizja “VETËVENDOSJE”- dega në Prizren, kishte hapur një ekspozitë paqësore me karakter kulturor, në të cilën prezantoheshin në mënyrë retroaktive dhuna policore që permanent ushtrohet ndaj tyre.     

Linku në YOUTUBE:  

http://www.youtube.com/watch?v=bMUhk2TBroM 

I LUTEMI ZOTIT QË KJO TË MOS NDODH KURRË MË NË PRIZRENIN E LIDHJES SHQIPTARE!                                                  

                                                 * * * 

2. Video materiali i dytë, ka të bëj me incizimet nga protesta madhështore dhe dënjëtoze, organizuar më 9.5.2008, në Prishtinë, nga ana e lëvizjes “VETËVENDOSJE”, kundër mbajtjes së zgjedhjeve serbe ne Kosovë.

Linku në YOUTUBE: 

http://www.youtube.com/watch?v=FmwtGr7ZFkc 

“Ftohja” edhe ti Tadiçit, Hashim-Vizitoje Luginën e Preshevës

thaci-tadic.jpgMe rastin e festës ortodokse të Pashkëve, vizita e fundit e ashtuquajtur private e Tadiçit në Kosovë, si dhe lejimi i papenguar i “kalërimit” të tij dhe shumë të tjerëve nga Serbia në territorin, sikur thuhet, “të pavarur dhe sovrane” të »»»