NASRADINI DHE KUSHTETUTA E KOSOVES
Nuk e di se si e kanë përjetuar të tjerët, por, për mua, e tërë procedura, që nga propozimi i e deri te akti formal i aprovimit të Kushtetutës nga ana e Parlamentit të Kosovës, ka kaluar ashtu sikur e parashikoja që më parë: me kamuflime dhe shabllone të improvizuara procedurale. Madje, as që është pritur se dikush nga deputetët tanë do të reagoj së paku sa për sy e faqe me ndonjë vërejtje në përmbajtjen e saj.
- Jo, jo! Nuk e di se është votuar për Kushtetutën në Parlament. Vetëm… u quan të gjithë në këmbë… dhe njëjtë veprova edhe unë….Kjo është e tëra çfarë bëmë ne atë ditë si parlamentar! – më ishte përgjigjur miku im deputet, të cilit, posa e morra lajmin e “gëzuar”, menjëherë ia urova me telefon këtë meritë edhe të tij.
Komento(0)