NJË LETËR NGA TIMORI LINDOR DHE PARADOKSI KOSOVAR
Dr. Agimi, është një vendas i imi, i cili, me
angazhimet e tij pas lufte në Misionin Ndërkombëtar të OKB-së në Kosovë, ishte dalluar si mjek dhe humanist. Andaj, jo edhe rastësisht, nga ky institucion, ishte përzgjedhur për një mision tjetër humanitar ndërkombëtar në Timorin Lindor.
Nuk kishim kontaktuar kaherë, gjersa këto ditë, në adresën time elektronike, nuk e morra një letër nga ai.
Letër nga Timori Lindor …
“ …Dita më ditë sa qëndroja në këtë ishull të Azisë së largët, fillova ta njoh më për së afërmi mentalitetin vendor të banorëve të këtij Ishulli - shkruante në mes tjerash dr. Agimi në letrën e tij.
Si informate fillestare mund të shërbeje fakti se për timorezët krokodili paraqet paraardhësin e tyre dhe është i ngritur në një shkalle te hyjnisë.
Ja edhe një ngjarje të vërtetë, që ka të bëj me këtë besëtytni, edhe që ka ndodhur para sa kohe:
Një ekip ushtarak Australian, gjatë një patrullimi me Helikopter nëpër bregun e Oqeanit, nga ana jugore e ujdhesës se Timorit, ka vërejtur se një krokodil po i afrohej një grupi te fëmijëve dhe vlerësojnë se ekziston rreziku që ndonjëherë prej fëmijëve të lëndohej. Australianet, menjëherë kanë reaguar dhe kanë gjuajtur me armë zjarri nga Helikopteri, duke e vrarë krokodilin. Kjo vrasje, ka shkaktuar një problem të madh në atë fshat ku ka ndodhur ngjarja, sepse, për ata, është vrarë një Zot i tyre, gjegjësisht paraardhësi direkt. Konflikti është acaruar aq shumë saqë ka qenë i domosdoshëm “intervenimi” i Kombeve te Bashkuara, të cilët formojnë një delegacion special për të shkuar si ndërmjetësues në “pajtimin e gjaqeve” me kryeplakun e katundit, sepse, pas këtij incidenti, vendoret i kanë ndërprerë të gjitha bashkëpunimet me Ndërkombëtaret..
Ne arsyetimin “zyrtar” se krokodili është vrarë për shkak të sigurisë së fëmijëve, përgjigja e kryeplakut ka qenë se…”vrasja e krokodilit nuk ishte e domosdoshme dhe se ai (krokodili) sigurisht ka qenë i uritur dhe ka pas nevojë për ushqim, andaj (sipas tij!), është dashur ta linin të qetë krokodilin që të haj ndonjë fëmijë për te mbijetuar!”
Mua, kjo ngjarje më pat tronditur kur e dëgjova për here të parë, mirëpo, më vonë, fillova të ‘kuptoj” se vendasit krokodilin e kanë Zot dhe kjo patjetër duhet respektuar edhe nga të tjerët.”
… dhe paradoksi kosovar
Ky ishte një tregim i vërtetë nga Timori Lindor. Por, sikur kjo ngjarje, ka edhe një ngjashmëri paradoksale në mes të Kosovës dhe Timorit Lindor:
Nëse timorezët e kanë si të shenjtë krokodilin, neve kosovarëve na janë promovuar si të “shenjtë” ELEFANTËT (Grupi i Unitetit). E kundërta e koecidencës së kësaj ngjarjeje qëndron vetëm tek veprimi i ndërkombëtarëve:
- Në Timor, ata vrasin krokodilin (e shenjtë), me pretekst se është rrezikuar jeta e fëmijëve, ndërsa në Kosovë, ndërkombëtarët vrasin fëmijët, vetëm pse ata në një protestë popullore kanë rrezikuar qetësinë dhe rahatinë e ELEFANTËVE tanë (Grupit të Unitetit);
- Në Timor, ndërkombëtarë kanë formuar grupin e pajtimit për të kërkuar falje prej vendorëve për këtë incident, ndërsa në Kosovë, vrasësit janë larguar pa asnjë “therë në këmbë”. Bile, me të kthyer në shtetin e tyre, edhe janë dekoruar për veprën e bërë.
A nuk ka vërtetë këtu njëfarë ngjashmërie të çuditshme…!?
Adnan Abrashi-NANDA