NJË POROSI PARAZGJEDHORE, LERENI TË QETË ALBININ!
(Partive politike dhe subjekteve tjerë qe do të garojnë ne
zgjedhjet e 17 nëntorit)Edhe pse te ne, kurrë nuk i dihet asgjëje deri ne momentin e fundit, bazuar ne disa lëvizje paraprake, zgjedhjet e 17 nëntorit te këtij viti, ka gjasa qe vërtetë te mbahen. Nga të gjitha procedurat ligjore te mbajtjes se zgjedhjeve, ne mes tjerash është përcaktuar edhe data e nisjes, kohëzgjatjes dhe mbarimit te fushatave zgjedhore.
Krahasuar me fushatat e mëparshme zgjedhore, me sa duket, kjo e fundit, ne mes tjerash do të jetë e hendikepuar edhe me mungesën e një slogani qe gjithnjë pinte ujë tek masat, ajo e angazhimit për bërjen e Kosovës shtet te pavarur dhe sovran. Por, meqë data e zgjedhjeve është 17 nëntori, ka mundësi qe disa politikane ende te mbeten besnik (“si gjithmonë”) premtimit te bërë me pare për ndonjë date alla 28 Nëntori apo Krishtlindje.
Por, t’ju them sinqerisht, mua as s’me ha palla për premtimet e kota parazgjedhore qe do t’i bëjnë këto ditë politikanet tanë, sepse pozita ime për dalje ne zgjedhje kaherë është përcaktuar. Unë kam vendosur seriozisht qe këtë vit të mos dal ne zgjedhje dhe do të jem vetëm një vrojtues. Vrojtues vigjilent i kapjes se detaleve sa me absurde dhe spirituoze te premtimeve shabllonistike parazgjedhore.
Me besoni, këso “budallaqe” do të këtë mjaft. E, nëse do të përqendrohemi me thellësisht ne logjiken e tyre, nuk do të na mungoj as qeshja histerike e papërmbajtur edhe me zë. Meqë jam një njeri qe i takoj kësaj kategorie dhe qeshem shumë lehtë për çdo imtësi, për këtë periode tri javore sa do të zgjas fushata parazgjedhore, ndaj vetes kam ndërmarrë edhe disa masa profilaktike: e para, nga asnjë media elektronika nuk do të dëgjoj lajme, ne vende publike, dhe e dyta, kurrë nuk do ta hapi gazetën ditore gjatë kafesë se mëngjesit ne restorantin tim te preferuar përplot njerëz.
Sido qe te jetë, dhe çfarëdo qe te premtohet, edhe kjo fushate do të rrjedh sikur ato te kaluara dhe ne stilin tanimë te mirënjohur : “ ne hângsh daje, mos e hângsh, kurgja kurrkujt”
E, pra, miq te mi, pasi qe e dimë se gjatë kësaj fushate do të këtë mjaft improvizime, nuk na mbetet asgjë tjetër veçse te qeshemi se bashku. Qeshjaështë shëndet, thonë psikologet, dhe ne këtë terapi do ta kemi falas. Fundja, i tërë sistemi zgjedhor ne Kosovë është vetëm një komedi dhe asgjë tjetër. Një komedi qe ka prologun, disa akte ne mes dhe epilogun si fund. Nga të gjitha më serioze dhe me te rëndësishme janë, prologu dhe epilogu . Prologu ndërtohet nga një fjali e cila thotë: “Ne Kosovë pushtetin real e ka UNMIK-u. (pikë e madhe). Ndërsa, ne fundin e kësaj komedie si përmbarim, epilogu i ka dy fjali me këtë përmbajtje: “Ne Kosovë pushtetin real e ka UNMIK-u”. Dhe fjalia e dytë: “Kush nuk e kupton domethënien e kësaj fjalie, për konkretizim me te afërt le ta lexon prologun ne fillim. Aktoret e akteve tjera te komedisë ne mes, jemi ne kosovaret me të gjitha improvizimet qe e mbajnë këtë komedi ne kulminacion: kishe zgjedhje, kishe parlament, kishe ministri, kishe pushtet, etj.
E shihni pra, pushtetin e vërtetë ne Kosovë e ka UNMIK-u e ne në zgjedhje do zgjedhim individë dhe partine te cilët do ta marrin pushtetin. Cilin pushtet? Atij te UNMIK-ut? Jo KURSESI! UNMIK-u nuk del ne zgjedhje.
Por, sido qe te jetë, ne kuadrin e gjithë kësaj “llaparqitahane” parazgjedhore qe do të kemi, për te gjithë ju individ dhe subjekte të ndryshme partiake dhe jopartiake qe do të garoni ne to, ju kisha bërë një porosi nëse me lejohet: “Rreni sa te doni dhe premtoni çfarëdo qe ju merr mendja, por ju lutem mos u merrni me Albin Kurtin dhe padrejtësinë e mbajtjes se tij ne burg”!
Mos u merrni me këso prononcime publike “sentimentale”, sepse ato nuk duken vetëm si komike, por po reflektojne si tragjikomike; sepse ato nuk janë taktike e marketingut parazgjedhor politik, por herezi e kulluar dhe atak fizik dhe moral ndaj personalitetit dhe dinjitetit te këtij njeriu madhor.
Albin Kurti, vërtetë është ne burg shtëpiak gjë qe sot edhe padrejtësisht gjykohet, por përkrahja e juaj ne këto momente sigurisht do ta bëjnë atë te vuaj edhe me tepër.
Ju lutem, mos ja shtoni sikletin djalit!
E dini ju mirë kush e dha urdhrin për burgosjen e Albinit! E dini ju mirë kush përfitoi dhe kush përfiton ende nga burgosja e tij! A ju kujtohen ato fytyra fantazme nëpër ekranet televizive te cilët haptazi kërkonin burgosje e tij dhe gjithë djemve tjerë te lëvizjes “Vetëvendosje”? Ata ishin partiake te juaj e jo individë aventurier, a po jo?
Mos i harruat ato gazeta ditore qe zhvillonin hetime te pavarura ndaj këtyre “huliganeve” dhe me “lot krokodili” vajtonin për disa xhama te thyera, sikurshkruanin me patetizëm, “te institucioneve tona legale te cilat i kemi ndertuar me gjak”?
Edhe këto gazeta ishin te juaja. Po, po! Ne i ruajmë dhe i lexojmë edhe gazetat e vjetra.
Prandaj, mos merrni aq turr! Ka kush, qe ne këto raste, pa kurrfarë hile mendon për Albinin dhe burgosjen e tij te padrejte. Bile-bile, ne qe e duam sinqerisht, kurrë nuk kemi thënë, “lirojeni Albinin!”, por, përkundrazi, “mbajeni ne burg atë”. Sepse, sa ma shumë ta mbani ne burg dhe sa me shumë ta dënoni, përkrahja e popullit për te dhe karshi idealit te tij te drejtë, dita-ditës do të rritet, ndërsa, nga ana tjetër, maskat e juaja te hipokrizisë dita-ditës po bien .
A nuk po ndodh kështu?
Andaj, ju lutem, lëreni te qete Albinin ne vuajtjet dhe krenarinë e tij. Adnan Abrashi-NANDA
Adem Demaçi, Rexhep Qosja, Ismail Kadare, duhet të dalin në gjyq për vepra të rënda penale antikombëtare.
Vetëvendosja,AKSH-ja, LKÇK-ja… janë në internet apo në lëpushka të skaduara: është shpallur pavarësia, është falur Bajrami!!
“Kasno stigao Kraleviq Marko na Kosovo”!!
Kadri Mani