“ATY KU BUKËS I THONË BUKË DHE UJIT-UJË, ËSHTË AKSH-ja”!

gafurr.jpgIntervista ekskluzive e Gafurr Adilit,zëdhënësit të FBKSH-së dhe të AKSH-së nga Tirana, dhënë nergut për revistën “KOSOVARJA”

I nxitur nga instinkti i një gazetari që përherë të jetë në rrjedhat e shfaqjeve dhe të regjistrimit me kohë të çfarëdo risie në shoqëri, menjëherë me paraqitjen publike dhe sensacionale të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) në

opinion, dhe me qëllim të realizimit të një interviste ekskluzive për revistën tonë, fillova të hulumtoj në internet mundësinë e vënies së kontaktit eventual me zëdhënësin e kësaj strukture politike dhe ushtarake z. Gafurr Adilin. Befasia ime ishte e menjëhershme.
Nga bashkëbiseduesi im i kërkuar, nuk mora vetëm përgjigjen pozitive për këtë intervistë, por edhe një sërë komplimentesh që ai i bënte për revistën KOSOVARE, për të cilën, siç më tha në kontaktin e parë, personalisht ka një konsideratë të jashtëzakonshme dhe atë e lexonte rregullisht sa ishte me qëndrim në Zvicër.
Edhe pse, paraqitja e një strukture paralele ushtarake në arenën e brishtë institucionale politike kosovare shkaktoj reagime të ndryshme kontradiktore, përmes kësaj interviste, qëllimi ynë aspak nuk ka qenë që të ndikojmë anshëm në asnjë qëndrim zyrtar dhe jozyrtar, por të jemi në shërbim të informimit sa më të mirë të lexuesit tanë, i cili, më pas, do ta krijoj bindjen e lirë dhe të pavarur vetjake për këtë çështje.

3. Fillimisht, në emrin tim dhe të gjithë stafit redaktues të revistës KOSOVARJA ju falënderohemi që pranuat këtë bisedë të haptë dhe vllëzërore më revistën tonë.Përgjigja:
Edhe unë iu falënderoj për respektin Tuaj.
2. Kush është Gafurr Adili? Një prezantim me biografi të shkurtë.Përgjigja:
Jam një shqiptar nga rrethi i Kërcove. Shkollën fillore e kam kryer ne vendlindje. Gjimnazin dhe fakultetin juridik ne Prishtine. Studimet pasuniversitare (1982-1984) me temën “Aspektet juridiko-ekonomike ne Lidhjen Shqiptare te Prizrenit” i kam përkundur ne Zagreb.
Jam 48 vjeç, i martuar dhe baba i 6 fëmijëve: Kastriotit, Gëzimes, Kushtrimit, Kelmendit, Albulenës dhe Donikës, si dhe 4 (katër) here gjysh: Granitit, Sibores dhe Gentianit (fëmijët e Kastriotit) dhe Leutrimit (Djali i Gëzimes).
Kam qene i burgosur politik, si pjesëmarrës i demonstratave te mars-prillit te vitit 1981 dhe pastaj, pas daljes nga burgu. për aktivitet atdhetar (1982-1984) jam detyruar te largohem dhe te emigroj ne Zvicër, ku kam jetuar nga prilli i vitit 1985 dhe deri ne korrik te vitit 2003, kohe kjo kur edhe me arrestuan ketu ne Tirane dhe pas gati 5 muajsh paraburgim (1 korrik 2003-25 nëntor 2003) nga gjykata e Tiranës fitova pafajësinë. Mirëpo gjate kësaj kohe Parlamenti i Zvicrës me morri strehimin politik, qe e kisha fituar ne shtator te vitit 1985, dhe me ketë rast edhe leje qëndrimin (vizën C) ne Zvicër. Nga 25 nëntori 2003 jetoj dhe veproj ne Tirane.
1. Çfarë organizmi është FBKSH-ja. Cila është platforma e saj politike dhe kur është formuar Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) si krahu ushtarak i saj?Përgjigja:
Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) është një bashkim forcash politike, shoqatash joqeveritare, intelektualësh atdhetare dhe i masave te gjera popullore, pa dallim krahine, feje dhe ideje, qe punon, vepron dhe lufton për ribashkimin e te gjitha trojeve shqiptare dhe te popullit shqiptar qe jeton ne këto troje ne një shtet te vetëm kombëtar ne Ballkan, me emrin Shqipëri.
FBKSH është një organizim politiko-ushtarak mbarëkombëtar, qe shtrihet ne te gjitha trojet shqiptare te Shqipërisë Etnike dhe ne diasporën shqiptare, dhe tani po behet edhe një front mbarëpopullore, sepse shtrirja dhe organizimi i FBKSH-se shkon deri ne cdo fshat dhe lagje te qyteteve shqiptare te Shqipërisë Etnike.
Quhet formacion politiko-ushtarak sepse krah i armatosur, apo me mire te them, dora e djathte e FBKSH-se është Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH). Nëse do ta ilustroja me trupin e njeriut, lirisht mund ta ilustroj kështu: FBKSH është trupi, AKSH është dora e djathte e trupit FBKSH, Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH) është dora e majte dhe Fondi Kombëtar Shqiptar (FKSH) janë këmbët e trupit FBKSH. Dhe ky trup ka edhe kokën, sepse trupi pa koke nuk funksionon, dhe qe është Kryesia Qendrore e FBKSH-se, ku krahas kryetareve te Zonave te FBKSH-se janë edhe Shefi i Shtabit te AKSH-se, Shefi i Drejtorisë Qendrore te SKSH-se dhe Shefi i Këshillit Qendror te FKSH-se.
Kryetar i FBKSH-se, nga 12-13 korriku (Kuvendi Themelues i FBKSH-se, ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane) dhe deri ne Kuvendin e Dyte Kombëtar (16 shtator 2005, ne Prizrenin Historik) kam qene unë, dikur me pseudonimin (nofkën) Mr. Valdet VARDARI, dhe nga Kuvendi i Dyte Kombëtar (shtator 2005) Prof. Dr. Bashkim MITROVICA, kurse unë Zëdhënës Politik i FBKSH-se (për opinionin tone kombëtar) dhe Shef i Departamentit te Diplomacisë te FBKSH-se për ndërkombëtaret, detyra këto qe vazhdoj t’i ushtroj edhe sot.
Me iniciativën e FBKSH-se, me 25 nëntor 2006, te Hotel Tirana Internacional, u organizua Mbledhja Themeluese e Këshillit Organizator te Kuvendit Mbarëshqiptar, ku ne pjesëmarrjen e 74 delegateve e delegateve nga te gjitha trojet shqiptare dhe nga diaspora, u themelua Këshilli Organizativ i Kuvendit Mbarëshqiptar (17 anëtaresh) dhe u zgjodhe edhe Kryesia 5 anëtaresh: 1. Kryetar, Gjeneral Kudusi LAMA nga Kukësi ne Tirane, 2. Zv. Kryetar, Prof. Dr. Hulusi HAKO nga Delvina ne Tirane, 3. Zv. Kryetar, Kolonel Sejdi VESELI nga Prishtina ne Prishtine, 4. Zv. Kryetare, Kolonele Shyhrete GOSALCI nga Prishtina ne Prishtine dhe 5. Sekretar i Përgjithshëm, Magjistër Gafurr ADILI nga Kërcova ne Tirane.
Pra, unë ushtroj edhe detyrën e Sekretarit te Përgjithshëm te Këshillit Organizativ te Kuvendit Mbarëshqiptar dhe jam edhe Drejtor i Revistës “KUVENDI”, reviste periodike e Këshillit Organizator te Kuvendit Mbareshqiptar dhe deri me tani (nga marsi i vitit 2007) kemi nxjerr 3 numra dhe jemi duke përfunduar edhe numrin 4 te Revistës “KUVENDI”, te cilën e kemi ne tirazh 1.000 ekzemplare dhe e kemi shpërndare ne te gjitha trojet shqiptare dhe ne diaspore, te cilën lexuesit tuaj munden ta lexojnë edhe ne internet: www.shqiperiaebashkuar.org
2. A funksionon ky lloj organizimi edhe ne hapësira te tjera shqiptare apo është koncentruar vetëm ne Shqipëri, Maqedoni dhe Kosove?Përgjigja:
Ju thash se FBKSH është formacion politiko-ushtarak mbarëkombëtar, qe do te thotë vepron dhe është i organizuar ne te gjitha trojet shqiptare te Shqipërisë Etnike dhe ne diasporën shqiptare ne Evrope, SHBA, Kanada dhe Australi.
Vetëkuptohet qe diku është me mire i organizuar dhe shtrirja e tij është me masovike dhe diku jo edhe ne atë nivel, siç është ne Republikën e Shqipërisë dhe ne Kosovën Protektorat, por rendësi ka qe kudo ku bukës i thuhet buke dhe ujut uje jane te organizuara këshillat e FBKSH-se.
Pra, kemi këshilla edhe ne trojet shqiptare nen Mal te Zi dhe ne Çamëri.
3. Si i komentoni reagimet zyrtare të pushtetarëve aktual në Kosovë pas paraqitjes publike të AKSH-së dhe çfarë ishte me këtë rast qëndrimi i Tiranës zyrtare?Përgjigja:
Aspak nuk dallonin nga ata qe dikur vetëquheshin pushtetarë nen pushtimin dhe kolonizimin serb. Pra, ishin identike me reagimet e atyre qe Ushtrinë Çlirimtare te Kosovës (UCK) e quanin:
“ushtri e fakseve”, “grupe katundaresh”, “dore e zgjatur e Serbisë”, “organizate Terroriste” etj…
UCK-ne kështu e quanin edhe liderët e partive politike te Tiranës dhe te gjitha deklaratat e tyre i kemi dhe i ruajmë.
Shume shpejt do te vjen koha qe te gjithë do te japin llogari për te gjitha, si ata qe e kane share e ofenduar UCK-ne, ashtu edhe ata qe aktualisht e shajnë dhe e ofendojnë edhe vazhduesen e misionit te UCK-se, Armatën Kombëtare Shqiptare (AKSH).
4. A frikoheni se mund të filloj ndonjë fushatë e madhe e burgosjes së aktivistëve tuaj nga strukturat legale të KFOR-it, SHPK-së dhe policisë së UNMIK-ut në Kosovë, si dhe, mundësisë së insistimit të tyre për burgosjen tuaj të serishëm në Tiranë?Përgjigja:
Aspak nuk frikësohem, sepse nuk e njoh friken dhe nuk dije çka është ajo, është bakllave apo tollumbë?! Përballë vendosmërisë time qe te sakrifikoj edhe me te shtrenjtën-jetën, siç e kane sakrifikuar shume bashkëluftëtare te mi: Kadri ZEKA, Nuhi BERISHA, Abedin REXHA, Fehmi dhe Xheve LADROVCI, Harun BEKA dhe Ukshin HOTI, arrestimi ka qene dhe eshte luks.
Kurrsesi nuk mund te filloje ndonjë fushate arrestimesh, jo vetëm te aktivisteve tanë ne Kosovën Protektorat, por as ne Kosovën Lindore (Presheve, Medvegje dhe Bujanoc), as ne Kosovën Jugore (Lugina e Vardarit-ILIRIDA), dhe as ndaj meje ketu ne Tirane, sepse nuk besoj te jenë aq budallenj qe te bëjnë aventura te tilla.
Te gjithë e dijen se jemi shume te fuqishëm dhe kemi një organizim masovik qe mund te numëroje disa dhjetëra mije.
 5. Sikur mund të vërehet në praktikë, paraqitja e juaj publike, më së paku i entuzi azmoj ish pjesëtarët e UCK-së dhe partitë politike të dala nga kjo strukture. Si e komentoni ju këtë heshtje të tyre? Xhelozi nga frika e marrjes së primatit nga ju për të ardhmen tonë kombëtare, apo është vetëm një veprim i matur ku duhet pritur ende për një qëndrim më të detajuar zyrtar?Përgjigja:
Ne baze te informacioneve qe me kane sjell këshillat e FBKSH-se nga te gjitha Zonat e FBKSH-se dhe mbi te gjitha nga Zona Nr. 2 (Kosova Historike) e FBKSH-se me rezulton se shume janë gëzuar luftëtaret e devotshëm dhe përgjithësisht populli shqiptar, jo vetëm i Kosovës Protektorat, por i gjithë populli shqiptar.
Nuk janë gëzuar vetëm ata qe kane keqpërdorur djersen dhe gjakun e popullit, te cilët thirren si parti politike te dala nga UCK-ja apo edhe udhëheqës te disa shoqatave, te cilët ne emër kane qene dhe janë bisht te partive politike dhe vazhdojnë te manipulojnë dhe te vjedhin ne emër te familjeve te dëshmoreve, invalidëve te luftës dhe veteraneve te luftës.
Te gjithë këta e dijen se vetëm ne Parlamentin e Shqipërisë se Bashkuar do te japin llogari për te gjitha. Vetëkuptohet se i pari qe do te jap llogari do te isha unë dhe pas meje te gjithë me radhe, fillimisht bashkëpunëtoret e mi dhe pas tyre edhe lidert e partive politike qe kane keqpërdorur votën e popullit dhe ata liderë te partive dhe shoqatave qe kane keqpërdorur djersen dhe gjakun e popullit shqiptar. Prandaj, edhe nuk gëzohen, por si deri me tani edhe ne te ardhmen do te përpiqen qe te na pengojnë, sabotojnë dhe besa edhe te na luftojnë qe te mos arrijmë ta realizojmë amanetin e dëshmorëve te kombit, te cilin e kane tradhtuar, sepse e dine shume mire se çka ka me i gjet ne Shqipërinë e Bashkuar.
6. T’i kthehemi formacioneve ushtarake të AKSH-së. Cila është e vërteta për të: Është ushtri, apo janë vetëm grupe operative ?Përgjigja:
Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) është me tepër se ushtri.
Ne kuadër te AKSH-se veprojnë edhe njësitë operative qe ne i quajmë njësitë elite, te cilat veprojnë siç janë edhe njësitet elite te ushtrive me te mëdha, marinsat amerikane.
Këta njësi kane vepruar dhe gjithmonë do te veprojnë me maska, ashtu siç veprojnë edhe marinsat amerikane.

7. Dihet se ka vite që është në skenë AKSH-ja, a është rritur në numër dhe cila është platforma e saj vepruese?Përgjigja:
Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) nuk ka Platforme, sepse Platforme Poetike ka Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe AKSH, duke qene krah i armatosur i FBKSH-se, zbaton Platformën Politike dhe vendimet politike te FBKSH-se.
Kurse, sa i përket numrit te luftëtareve te AKSH-se, me falni por është sekret ushtarak dhe nuk është ne kompetencat e mia qe te flas për gjera te tilla. Ju dhe gjithë lexuesve tuaj iu kërkoj ndjese.
8. A është AKSH-ja e aftë t’i mbrojë shqiptarët në Kosovën Veriore, dhe kush do ta merrte përgjegjësinë në rast se atje do t’i ndodhte diçka popullatës shqiptare ?Përgjigja:
Sipas Rezolutës 1244 Kosovën dhe popullin e saj duhet te mbroje UNMIK dhe KFOR dhe bashke me ta edhe SHP dhe TMK. Por, siç dihet, gjate këtyre 8 viteve, Kosova Veriore nuk administrohet as nga UNMIK dhe as nga KFOR, si dhe as nga SHPK dhe as nga TMK, por ligjin e dhunës dhe te represionit ndaj shqiptareve e bëjnë bandat kriminale te Serbisë. Aty janë vendosur te gjithë kriminelet serbe qe duart i kane te lyera me gjak shqiptari. Aty ndodhet edhe krimineli Ratko Mladic, qe komandon edhe “Gardën Car Lazaret”.
Pra, përgjegjësinë duhet ta marri UNMIK dhe KFOR dhe bashke me ta edhe SHPK dhe TMK.
Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) është ne gjendje qe te marri ne mbrojtje popullsinë shqiptare edhe ne Kosovën Veriore, nëse ketë gjë nuk mund ta beje KFOR dhe TMK, ashtu siç ka marre ne mbrojte popullsinë shqiptare ne fshatrat e Besianës (ish Podujevës) ku u shfaqen djelmoshat trima dhe vashat heroike te AKSH-se, sepse ne keto fshatra te Besianës, ashtu si edhe ne fshatrat e Dardanes (ish Kamenicës), te cilat nuk i administron as KFOR dhe as TMK, shesh here futen jo vetëm kriminelet “Car Lazaret” por edhe ushtra dhe xhandarmeria e rregullt e Serbisë dhe i terrorizojnë fshataret shqiptare te këtyre zona, ku për pasoje edhe detyrohen qe te shpërngulën dhe te vijnë ne Gjilan dhe ne Prishtine.
9. Tani nga kjo bisedë, të themi e nxehtë, të bëjmë një digresion. Cili është mendimi i FBKSH dhe AKSH-së për intelektual tanë të çmuar kombëtar, por edhe të anatemuar shpesh nga politika zyrtare: Adem Demaçi, Rexhep Qosja, Albin Kurti dhe të tjerë?Përgjigja:
Mendimi im nuk mundet te jete i ndryshëm nga ai qe mbizotëron te shumica dërrmuese e popullit shqiptar, qe mbizotëron te çdo shqiptar qe ne damarët e tij i rrjedh vetëm gjak shqiptari. Pra, respekt dhe konsiderata me te larta kemi pasur dhe vazhdojmë te kemi, jo vetëm për intelektualet tanë atdhetare: Bacën Adem DEMACI (simbolin e rezistencës shqiptare), Babait të Kombit Rexhep QOSJA dhe atdhetarin e dëshmuar e te ridëshmuar Albin KURTI, por edhe për te gjithë ata intelektuale atdhetare, qofshin aty në Prishtine apo këtu ne Tirane dhe ne diaspore, te cilët ne një forme apo tjetër, me veprat dhe këshillat e tyre na ndihmojnë ne misionin tone tepër fisnik, ribashkimin kombëtar shqiptar.
Pra, jo vetëm unë por te gjitha strukturat e FBKSH-se, i kemi quajtur dhe i quajmë truri i kombit. Por, nga ana tjetër edhe do te kërkoj dhe edhe do t’i ftoj qe t’i bashkëngjiten Këshillit Organizativ te Kuvendit Mbarëshqiptar dhe vitin qe vjen, me 10 qershor 2008, me rastin e 130 vjetorit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, bashkërisht ta mbajmë Kuvendin Mbarëshqiptare, ku do te miratohet edhe Platforma e Ribashkimit Kombëtar Shqiptar dhe do te zgjidhen edhe organet e Kuvendit Mbarëshqiptar, nder te cilat do te jete edhe Asambleja Kombëtarë Shqiptare (AKSH).
10. Kur pritni që ky synim madhor i bashkimit kombëtar mund të realizohet, kur dihet mirë qëndrimi i ashpër i bashkësisë ndërkombëtare rreth mosndryshimit të kufijve ekzistues në Evropë?Përgjigja:
Kosova nuk behet e pavarur. Me lehte dhe me shpejt Kosova mund te ribashkohet me Shqipërinë. Për 17 vite me radhe ka qene një humbje e kote e kohës me lloj-lloj opsionesh, me te cilat opsione ne shqiptaret i kemi çoroditur edhe aleatet tanë te bashkësisë ndërkombëtare. Konsideroj qe sikur ne shqiptaret te bashkohemi rreth nje mendimi, qëndrimi dhe veprimi te përbashkët, dhe përballe bashkësisë ndërkombëtare te dalim me kërkesën tone te ligjshme, kërkesën qe edhe popullit shqiptar, ashtu si gjithë popujve te botes, t’i njihet e Drejta e Vetëvendosjes, e drejte kjo e garantuar me dhjetëra konventa dhe rezoluta te OKB-se, e cila padrejtësisht deri me tani i është mohuar dhe vazhdon t’i mohohet vetëm popullit shqiptar, kam bindjen e patundur se deri me tani (gjate këtyre 17 viteve) edhe do te ishin ribashkuar ne një shtet te vetëm kombëtar.
Është rast unikët qe Republika e Shqipërisë nga te gjitha anët kufizohet me trojet dhe popullin e vet.
Nuk mund te ketë Evrope te Bashkuar dhe stabile, nëse kjo paqe e ky stabilitet fillimisht nuk garantohet ne Ballkanin “fuçi baroti”, dhe për te arritur qe përfundimisht Ballkanit t’i hiqet epiteti “fuçi baroti” kjo arrihet vetëm duke riorganizuar shtetet etnike ne Ballkan, si: Shqipëria Etnike, Bullgaria Etnike, Greqia Etnike, Kroacia Etnike dhe pse jo edhe Serbia Etnike. Pse Serbia nuk flet për Serbi Etnike por flet për Serbi te Madhe?! Sepse, po te flas për Serbi Etnike e din fare mire se Serbia Etnike duhet te jete vetëm ne Pashallëkun e Beogradit.
Pra, duke krijuar shtetet etnike, arrihet balancimi midis komb-shteteve, mbi bazën e te cilit balancim edhe zbatohet parimi i reciprocitetit mbi minoritetet ne shtetet etnike te Ballkanit, sepse po aq sa do te ishte komb-shteti grek, bullgar, kroat dhe serb, po aq do te ishte edhe komb-shteti shqiptar me emrin Shqipëri.
Kam bindjen e patundur se shqiptaret 100 vjetorin e Pavarësisë Kombëtare, ne Vlorën Heroike (ne vitin 2013), do ta kremtojnë me një Shqipëri te Bashkuar.
9. Një pyetje personale. Meqë unë jam nga Prizreni, qytetit të lavdisë tonë kombëtarë dhe kryeqytet shpirtëror i gjithë shqiptarëve, nëse do të vjen dita e shpalljes zyrtare të bashkimit të trojeve shqiptare, e kishit bërë këtë akt formal mu në këtë qytetPërgjigja:
Platforma Poetike e FBKSH-se është Programi i famëmadhes se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Dhe, unë me sipër iu thash se planifikojmë qe vitin qe vjen (10 Qershor 2008), ne 130 Vjetorin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, ne Prizrenin Historik ta mbajmë Kuvendin Mbarëkombëtare Shqiptar. Mund te ndodhe qe situatat te na çojnë drejt përshpejtimit te proceseve politike dhe edhe pikërisht aty edhe ta shpallim Ribashkimin Kombëtar Shqiptar.
Mbi bazën e mbështetjes qe po gjejmë ne popull, kam bindjen e patundur se edhe ndërkombëtaret përfundimisht do te binden se ajo kaste politike shume servile, aty ne Prishtine dhe besa edhe këtu ne Tirane, e ka humbur besimin ne popull, dhe se besimin ne popull, me pune dhe sakrifica e ka krijuar vetëm FBKSH dhe strukturat e tij, gjë qe do ta dëshmojmë me bojkotimin qe do t’iu bëjmë zgjedhjeve te radhës, te paralajmëruara te mbahen me 17 nëntor 2007, ku te jeni shume te sigurt se as 20 % e popullit nuk do te dali ne këto zgjedhje dhe 80% do t’i bojkotoje këto zgjedhje dhe do te bashkohet me FBKSH-ne, edhe ndërkombëtaret do te detyrohen qe te vijnë te FBKSH dhe pastaj fjalën e kemi ne, do t’iu shpalosim Programin e Veprimit Taktik dhe Strategjik te FBKSH-se.
10. Unë jam një gjeneratë me një moshat mesatare. Ka shanse që ta përjetoj këtë ditë madhore të bashkimit kombëtar?Përgjigja:
Jo vetëm se do ta përjetoni por edhe do te jepni edhe kontributin Tuaj për rindërtimin dhe zhvillimin e Shqipërisë se Ribashkuar.
Edhe baba im 72 vjeç do ta përjetojë.
11. Sa ju kupton dhe ndihmon familja në këtë mision tuaj që keni nisur, dhe, meqë lexuesit tanë janë më tepër femra, na thoni çfarë është qëndrimi i bashkëshortes suaj te respektuar në këtë drejtim, kur dihet qe ne shqiptarët shpesh në histori, më burrëresha i kemi pasur gratë se sa burrat?Përgjigja:
Bashkëshortja ime Fekrija qe ne fillim, jo vetëm qe me ka kuptuar shume drejt por edhe me ka përkrahur shume e po me përkrah edhe tani ne gjithë aktivitetin t’im gati 30 vjeçar politiko-atdhetar.
Dhe, ketë po e ilustroj me dy fakte: 1. Kur me ka arrestuar UDB-ja (ne vitin 1982) na kishin lindur dy fëmije (Kastrioti dhe Gëzimja) dhe ajo i rriste ato.
2. Kur u largova nga vendlindja, ne vitin 1985, asaj dhe fëmijëve 5 fëmijëve te mi nuk ua jepeshin pasaportën dhe deri ne vitin 1990, kur filloi shpërbërja e RSFJ-se unë kame jetuar i vetëm ne Zvicër, kurse ajo i rriste fëmijët.
Por mbi te gjitha ka qene kontributi i saj qe une sot te krenohem me fëmijët e mi, te cilët janë shembull ne Zvicer. Kushtrimi po përfundon magjistraturën ne shkencat politiko-diplomatike atje ne Bern te Zvicres. Kelmendi ka përkundur vitin e trete te fakultetit te farmacisë ne Basel te Zvicres. Donika sivjet duhet te përfundojë shkollën e mesme për ekonomi-biznes dhe pastaj te vazhdoje fakultetin.
12. Mesazhi i juaj për lexuesit e revistës KOSOVARRJA e cila, pa dyshim, është një revistë më e lexuar gjithë shqiptare dhe, sikur e dini, e njëjta shpërndahet edhe në diasporë.Përgjigja:
Nenat dhe motrat e mia shqiptare, ne trojet e Shqipërisë Etnike, te luftojnë për te drejtat e tyre dhe te inkuadrohen ne jetën shoqërore kombëtare shqiptare.
Motrat e mia ne diaspore te bëhen ambasadore te çështjes madhore te pazgjidhur kombëtare.
Vetëm ne Shqipërinë e Bashkuar te gjithë, burra dhe gra, do te jemi te barabarte, te lumtur dhe me dinjitet kombëtar.
13.Ju falënderohemi edhe një herë z. Gafurr dhe ju priftë e mbara.

Përgjigja:
Ju faleminderit edhe Ju dhe gjithë lexueseve Tuaj.”  
Intervistoi: Adnan Abrashi-NANDA 

0 Komente

Shkruaj një koment