Atë çfarë, ende pa u caktuar as data e saktë e
zgjedhjeve të 17 nëntorit, “trumbetonim” disa analistë dhe intelektualë thuaja të ”rebeluar”, më në fund, ky parashikim i yni po përmbushet: kurorëzimi i koalicionit më joparimor i të gjitha kohëve të historisë së Kosovës shumëpartiake, atij: PDK-LDK.
Mar
25
Mar
25
Si duket, perioda pas bombardimeve dhe hyrjes së trupave të NATO-s,
Kosovës nuk i solli vetëm lirinë dhe demokracinë kaherë të pritur, por shikuar nga “ana tjetër e medaljes”, ky realitet i shumëpritur, ishte edhe mjaft i hidhur. Përveç problemeve të ndryshme ende të pazgjedhura materiale, sociale, politike etj., ne si shoqëri, u desh të ballafaqohemi edhe me një dukuri të pazakonshme, e cila, edhe nëse merret nga aspekti tradicional, aspak nuk përkon me mentalitetin tonë shqiptar.