Mar 24

Si një ithtar i flaktë i ekzistimit të shumë teorive konspirative në heshtja.jpgbotë, dita më ditë po bindem se, që nga hyrja e trupave të NATO-s dhe instalimit të pushtetit të UNMIK-ut në Kosovë e deri në këto çaste të shpalljes së pavarësisë, pas të gjitha këtyre realiteteve aktuale, në mënyrë më të sofistikuar dhe më perfide, po ndikon një qendër e fuqishme koordinuese e vendosjes globale, e cila, duke pasur para vetes një plan të detajuar të

» »

Mar 24

17 shkurti dhe 15 marsi i këtij viti, për të gjithë ne shqiptarët, do të mbeten si dy data të bashkimi.jpgskalitura thellë në kujtesën tonë kolektive si popull. Të dyja këto ngjarje, si të përbashkët kishin se, të dyja u shënuan me lot. E para, lot ngazëllimi, dhe e dyta, lot pikëllimi.
Gëzimi i shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe fatkeqësia tragjike e Gërdecit, edhe pse të karakterizuara me efekte të kundërta emocionale, ato, edhe na shërbyen për diçka.

» »

Mar 24

kushtetuta.jpgMe afrimin edhe të aktit formale të aprovimit nga Kuvendi i Kosovës, Draft Kushtetuta e Republikës së Kosovës, është ende në diskutim publik. Bazuar në disa reagime të drejtpërdrejta të qytetarëve nëpër tubime popullore dhe ato publicistike në opinion, dhe, pa marrë parasysh se nga çfarë shtresash sociale na vinë ato, lirshëm mund të thuhet se, shumica nga këto shqetësime, vërejtje dhe sugjerime të paraqitura në Draftin e

» »

Mar 24

Pas sa e sa, premtimeve, gënjeshtrave dhe parashikimeve të kosova.jpgdështuara, më në fund, më 17 shkurt të këtij viti, Kuvendi i Kosovës, përmes aprovimit të një deklarate solemne, edhe formalisht e shpalli Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, të cilën, deri më sot, zyrtarisht, e kanë njohur përafërsisht 30 shtete të ndryshme të botës. Nëse me vëmendje do të përqendrohemi në paraqitjet e mëhershme dhe ato të tanishme publike të politikanëve tanë në pushtet, do të vërejmë se kjo zgjidhje për statusin » »

Mar 24

iadem-j.jpgEdhe pse në thellësinë e qenies sime ndjeja një presion që intuitivisht më shpalosej si parandjenjë mangësie dhe dyshimi konfuz, assesi nuk e mohoj faktin se, edhe unë isha pjesë e euforisë së kremtimit të kësaj ngjarje të madhe historike të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Gjatë kësaj ndjenje të brendshme që më shpalosej si kundërshti në mes të unit tim irracional dhe egos racionale, kjo e dyta veç e kishte përqafuar

» »

Mar 24

“Nëse dëshirojmë që të gjitha civilizimet njerëzore t’i mason.jpgnënshtrojmë për disa qëllime tona më të “LARTA”, së pari do t’ua marrim fuqinë e mendimit të lirë, duke i ndarë kështu nga natyra e vërtetë që kanë. Me shkurtimin e krahëve të fuqisë së tyre të lirë mendore dhe shpirtërore, vëmendjen dot t’ua fokusojmë në gjërat e parëndësishme sporadike”

» »

Mar 24

(Letër e hapur profesorit tim të nderuar, prof. dr. Fatmir fatmir.jpgFehmiut, aktualisht njërit prej anëtarëve të Komisionit për përpilimin e Draft Kushtetutës së Republikës së Kosovës)

I nderuari profesori im Fatmir Fehmiu,

Nuk e di se sa do t’ju kujtohem, profesor, më 1979, unë kamë qenë student i vitit të dytë në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Atëbotë, në mesin e pedagogëve të shquar dhe të

» »

Mar 24

Nga mësimet e traditës mistike të shumë alb-kosova.jpgurtësive të civilizimeve të lashta, si simboli më i fuqishëm veprues, konsiderohet pentagrami, ose ylli pesëcepësh. Nga të urtit e kohës, ky simbol nuk është i përzgjedhur rastësisht, sepse në prapavijën figurative të domethënies së tij, fshihej porosia e madhe e veprimit të ligjit universal hyjnor: “çdo punë e nisur mbarë nuk duhet të ndërpritet në gjysmë, por patjetër duhet vazhduar deri në fund”. Kjo domethënie figurative, mbështetet në mënyrën e vizatimit grafik të yllit, që nis nga një pikë, vazhdon me një vijë të pandërprerë, dhe përsëri mbaron te pika e nisur, duke formuar kështu imazhin e yllit pesëcepësh.
» »

Mar 24

Jeta është një rrjedhojë e përjetimit ekzistencial që i nënshtrohet procesit liria.jpgevolutiv të transformimit të pandërprerë kah e përsosura e përhershme. Shprehja e tërësisë së këtij procesi universal evolutiv dhe transformues quhet qenësi. Ose, ndryshe, realiteti i ekzistencial në nivelin material. Ky realitet në Univers është i përfaqësuar përmes formave të ndryshme strukturale: botës minerale, bimore, shtazore dhe qenies më të përsosur - NJERI.

» »

Mar 24

Nga të gjitha vlerat e njeriut, thuhet isokrat.jpgse mendja është më së miri e shpërndarë në botë, sepse askush nuk ankohet se i mungon. Por, sado që të jemi të kënaqur me mendjen dhe inteligjencën tonë, realiteti i përditshëm na dëshmon të kundërtën: mbi pamundësitë, kufizimet intelektuale dhe marrëzinë tonë, e mos të flasim për urtësinë, e cila ndoshta edhe nuk ekziston fare.

» »

Mar 24

 (Digjet ndërtesa Komunale në Prizren. Opozita dyshon në prizreni.jpgzjarrëvënie të qëllimshme nga qeveria komunale e LDK-së)

Në pasditen e vonshme e 29 tetorit 2007 i përfshirë nga një mot i vranët dhe pjesërisht me shi, qyteti i Prizrenit kishte rënë në një heshtje të nemitur. Në një qetësi memece, e cila zakonisht nuk është karakteristikë e këtij qyteti. I kapluar nga atmosfera e kësaj

» »

Mar 24

Si ithtar i flaktë i ekzistimit të teorive konspirative në botë, gjithnjë e më tepër mbështes dyshimin tim të bazuar se, në mesin e shumë vendeve dhe rajoneve tjera të botës, edhe Kosova e jonë e mjerë, është bërë viktimë dhe poligon eksperimental për arritjen e disa qëllimeve të caktuara të “më të fuqishmëve”.

» »

Mar 24

Të përfshirë nga një “snobizëm politik”, dhe nënvlerësimit bashkimi-kombetar.jpgpermanent të vlerave vetjake, ne si popull në Kosovë, jemi të prirur që çdo opsion të ofruar nga ana e tjerëve si zgjidhje, në mënyrë të verbër ta pranojmë atë si diçka “moderne” dhe të “pashmangshme”, e cila na vjen nga një “botë përparimtare dhe e civilizuar”. Kjo mënyrë e instaluar e të menduarit të pavetëdijshëm na është shndërruar në një koshiencë të automatizuar të

» »

Mar 24

Bashkështetas të mi shqiptarë, dëshmitarë në procesin politik kundër Albin Kurtit, por edhe ju të tjerë jo shqiptarë, e që shumica vini nga vendet që kaherë kanë promovuar drejtësinë e mirëfilltë në sistemet e tyre të gjyqësisë së pavarur!

Më datën 19.9.2007, pritet të fillojë procesi i montuar politik, gjyqësor, kundë liderit të lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurtit, i cili, bazuar në pikat e aktakuzës zyrtare të ngritur

» »

Mar 24

 (Me mos dalje masive në zgjedhje, populli e dëgjoi zgjedhjet.jpgzërin e vet. Zërin e arsyes. Disa thonë, apelin e lëvizjes”VETËVENDOSJE”. Por, unë mendoj se jo. Nuk e dëgjoi populli lëvizjen “VETËVENDOSJE”, por mu kjo lëvizje veproi sipas zërit të popullit dhe me apel për mos dalje në këto zgjedhje, ajo edhe një herë dëshmoi se ishte dhe do të mbetej artikuluese esinqertë dhe besnike e synimeve të veta reale)

» »

Mar 24

Nga historia, shumicës prej nesh, na është i eqa.jpgnjohur gjykimi i madh dhe i famshëm i bashkëpunëtorëve të Gjermanisë naziste, në Nyrnberg. Në mesin e këtij grupi të madh të të akuzuarve ka qenë edhe Gebellsi, bashkëpunëtori më i ngushtë i Hitlerit. Kur, një zyrtar ia kishte dorëzuar në burg aktakuzën me shkrim, ai pa e lexuar fare përmbajtjen e shkresës, në vend se ta firmos pranim-dorëzimin, shkroi me laps mbi të:

» »

Mar 24

Edhe përpos kontradiktave aktuale të krishti.jpgLindjes myslimane dhe Perëndimit krishterë, e njohur për ne si “konflikt civilizimesh”, të dhënat materiale dhe historike që nga kohërat sa ishte gjallë hasreti MUHAMEDI, tregojnë krejtësisht një qëndrim shumë më tolerant dhe tejet miqësorë ndaj pjesëtarëve të këtij religjioni në përgjithësi, si dhe ndaj thelbit të filozofisë religjioze krishtere në veçanti.

» »

Mar 24

Një herë, në një takim privat dhe shoqëror që kam pasur me një politikan të rangut të lartë të lidershipit kosovar, të cilit, për shkaqe të kuptueshme nuk do t’ia zbuloj identitetin e plotë, e pyeta si miku-mikun dhe pa dorëza: Pse politikanët tanë dhe mjaft sosh edhe nga viset tjera të trojeve shqiptare, në takimet diplomatike ndërkombëtare me delegacionet e shteteve të huaja, nuk kanë guxim që haptazi para tyre, ta shpalosin

» »

Mar 24

Me zbehjen dhe rrënimin definitiv të rexhep.jpgpolitikës iluziore rugoviane dhe pasojave të saja që ende po i vuajmë, dita më ditë po bindemi në saktësinë e mësimeve parimore të përfaqësuesve të vërtetë të kombit tonë: Demaçit, Qosjes, Kurtit dhe shumë e shumë të tjerëve, të cilët, vetë ne, të helmuar nga një konformizëm i gabuar politik, i margjinalizuam dhe i defaktorizuam mu në kohën kurë këta na duheshin më së tepërmi.

» »