NJË LETËR NGA TIMORI LINDOR DHE PARADOKSI KOSOVAR

Dr. Agimi, është një vendas i imi, i cili, me timor.jpgangazhimet e tij pas lufte në Misionin Ndërkombëtar të OKB-së në Kosovë, ishte dalluar si mjek dhe humanist. Andaj, jo edhe rastësisht, nga ky institucion, ishte përzgjedhur për një mision tjetër humanitar ndërkombëtar në Timorin Lindor.
Nuk kishim kontaktuar kaherë, gjersa këto ditë, në adresën time elektronike, nuk e morra një letër nga ai.

»»»

SINDROMI LEMING” KOSOVAR

mini.jpgFilozofi Antik Grek Sokrati, dikur i ka mësuar nxënësit e vetë se rruga e vetme përmes së cilës duhet të shkohet gjatë kërkimit të së vërtetës, është, kurë, së pari, të analizohet dhe vihet në pyetje çdo bindje që e kemi mbështetur fortë gjer në atë moment. Nëse një besim »»»

GËNJESHTRA, DUKURI E NJË MORALI TË RI KOSOVAR

Sikur po na shpaloset ky realitet, e tërë Kosova është e zhytur në gënjeshtra. Me sa duket, asgjë më nuk është ashtu sikur na prezantohet. Miku gënjen mikun, gruaja burrin, prindërit fëmijët, fëmijët prindërit, i dashuri dashnoren…etj.
»»»

KUQ E ZI

E kuqja dhe e zeza janë dy ngjyra më të rëndësishme dhe më antagoniste kuqezi.pngtë baraspeshës universale. Por, njëkohësisht, këto janë edhe ngjyra karakteristike kombëtare të ne shqiptarëve . Edhe pse në raport të ndërsjellë, domethënia e tyre simbolike shprehet si kundërshti ekstreme, ato kanë një rol relevant tek harmonia e veprimit të pandërprerë të ligjit natyror të të kundërtave.

Pa dashur të hyjmë në fillet historike të gjenezës së pranimit të “kuqes dhe të zezës, si ngjyra tona identifikuese kombëtare, përmes këtij artikulli, desha të prezantoj një domethënie të rëndësishme të »»»

FRIKA NGA NJË PROFECI E BACIT ADEM?!

 “Bazuar në disa veprime politike dhe gabimet të njëpasnjëshme që po baca-adem.jpgi përsërit lidershipi aktual kosovar, nuk është çudi se në vitin 2008, ne si shqiptar, as që do të guxojmë ta kremtojmë këtë festë tonë të madhe dhe tradicionale kombëtare të 28 Nëntorit…!?” 

Në një televizion lokale të Prizrenit, si producent i tij, për nder të festës tonë të madhe  kombëtare 28 Nëntorit, morra përsipër që të organizoj një program tërë ditorë kulturo-zbavitës - LIVE. Ishte një përgjegjësi e madhe, por, meqë »»»

NJË POROSI PARAZGJEDHORE, LERENI TË QETË ALBININ!

(Partive politike dhe subjekteve tjerë qe do të garojnë ne albin-kurti.jpgzgjedhjet e 17 nëntorit)Edhe pse te ne, kurrë nuk i dihet asgjëje deri ne momentin e fundit, bazuar ne disa lëvizje paraprake, zgjedhjet e 17 nëntorit te këtij viti, ka gjasa qe vërtetë te mbahen. Nga të gjitha procedurat ligjore te mbajtjes se zgjedhjeve, ne mes tjerash është përcaktuar edhe data e nisjes, kohëzgjatjes dhe mbarimit te fushatave zgjedhore.
»»»

MUNDËSIA E PREJARDHJES SË SHQIPTARËVE NGA ATLANTIDA LEGJENDARE?!

Në historiografinë botërore, kohën e atlantida.jpgfundit, ekzistojnë tendenca serioze të dëshmimit të një hipoteze tejet të guximshme se shqiptarët dhe baskët, janë popuj të Evropës me një prejardhje të lashtë historike, ku zanafillat e tyre mund të kërkohen aq larg, deri tek civilizimi i lashtë misterioz botëror, i njohur si Atlantida.
Mundësia e prejardhjes së shqiptarëve nga Atlantida e lashtë legjendare, kuptohet, është totalisht në suazat e një hipoteze të mundshme, me tendenca serioze akademike edhe të dëshmimit të saj të afërt materialo-shkencor.
»»»

DIASPORA SHQIPTARE - BASTION I PAMPOSHTUR NË RUAJTJEN E VLERAVE TONA KOMBËTARE

Të ballafaquar me varfërinë dhe nevojën e Adnan Abrashisigurimit të kafshatës së bukës nga kurbeti - si shkak ekonomik, dhe të presioneve të terrorit të pandërprerë antishqiptar të regjimeve të ndryshme sunduese-si motive politike, nevoja e largimit të përkohshëm nga gjiri i familjes dhe atdheut të dashur, për shumicën e shqiptarëve, shpaloset si imponim i vazhdueshëm dhe i paevitueshëm kohor, duke u bërë karakteristikë specifike e një dukurie kolektive. Kjo kategori e njerëzve tanë “kurbetxhi”, njihet si mërgata apo »»»

KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?!

Nga të gjitha fjalët e terminologjisë së popullarizuar politike, gjithnjë nacionalist.jpgmë ka pëlqyer termi NACIONALIST, e veçanërisht NACIONALIST SHQIPTAR. Kur nuk jam ngurruar të paraqitem se jam ky, përkundrazi, jam krenuar kur në disa raste më cilësonin ashtu. E, nëse ndonjëherë kam qenë në hamendje rreth këtij “etiketimi”, atëherë, shkaku mund të ketë qenë vetëm dyshimi se vërtet sa e kam merituar këtë epitet të lartë dhe madhor?
»»»

PRIZRENI DHE ALBINI NË BURG?!

Fati deshi që Prizreni, i cili konsiderohet edhe si kryeqyteti albini.jpgshpirtëror i shqiptarëve, si duket, edhe një here do të shënohet në historinë e lavdisë kombëtare. Kësaj radhe, fatkeqësisht, duke i ofruar strehim burgu, të persekutuarit më të madh politik të “Evropës demokratike” Albin Kurti.
»»»

NE GAZETARËT KOSOVAR

gazetar.jpgLe t’më falin me këtë rast kolegët e mi të nderuar, e veçanërisht ata që për gazetarinë e lirë dhe të pavarur mendojnë ndryshe, sepse, unë në këtë shkrim, do të udhëhiqem nga ajo thënia e famshme e Aristotelit: “E dua mësuesin tim, por më tepër e çmoj të vërtetën!”

»»»

“ATY KU BUKËS I THONË BUKË DHE UJIT-UJË, ËSHTË AKSH-ja”!

gafurr.jpgIntervista ekskluzive e Gafurr Adilit,zëdhënësit të FBKSH-së dhe të AKSH-së nga Tirana, dhënë nergut për revistën “KOSOVARJA”

I nxitur nga instinkti i një gazetari që përherë të jetë në rrjedhat e shfaqjeve dhe të regjistrimit me kohë të çfarëdo risie në shoqëri, menjëherë me paraqitjen publike dhe sensacionale të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) në

»»»

FANTOM KOALICIONI PDK-LDK

Atë çfarë, ende pa u caktuar as data e saktë e ldk.jpgzgjedhjeve të 17 nëntorit, “trumbetonim” disa analistë dhe intelektualë thuaja të ”rebeluar”, më në fund, ky parashikim i yni po përmbushet: kurorëzimi i koalicionit më joparimor i të gjitha kohëve të historisë së Kosovës shumëpartiake, atij: PDK-LDK.

»»»

VETËVRASJET- njohja dhe parandalimi

Si duket, perioda pas bombardimeve dhe hyrjes së trupave të NATO-s, vetvrasjet.pngKosovës nuk i solli vetëm lirinë dhe demokracinë kaherë të pritur, por shikuar nga “ana tjetër e medaljes”, ky realitet i shumëpritur, ishte edhe mjaft i hidhur. Përveç problemeve të ndryshme ende të pazgjedhura materiale, sociale, politike etj., ne si shoqëri, u desh të ballafaqohemi edhe me një dukuri të pazakonshme, e cila, edhe nëse merret nga aspekti tradicional, aspak nuk përkon me mentalitetin tonë shqiptar.

»»»

HESHTJA E POPUJVE ËSHTË MËSIM PËR MBRETËR

Si një ithtar i flaktë i ekzistimit të shumë teorive konspirative në heshtja.jpgbotë, dita më ditë po bindem se, që nga hyrja e trupave të NATO-s dhe instalimit të pushtetit të UNMIK-ut në Kosovë e deri në këto çaste të shpalljes së pavarësisë, pas të gjitha këtyre realiteteve aktuale, në mënyrë më të sofistikuar dhe më perfide, po ndikon një qendër e fuqishme koordinuese e vendosjes globale, e cila, duke pasur para vetes një plan të detajuar të

»»»

RRETH NJË QËLLIMI KURDOHERË TË PËRBASHKUAR …

17 shkurti dhe 15 marsi i këtij viti, për të gjithë ne shqiptarët, do të mbeten si dy data të bashkimi.jpgskalitura thellë në kujtesën tonë kolektive si popull. Të dyja këto ngjarje, si të përbashkët kishin se, të dyja u shënuan me lot. E para, lot ngazëllimi, dhe e dyta, lot pikëllimi.
Gëzimi i shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe fatkeqësia tragjike e Gërdecit, edhe pse të karakterizuara me efekte të kundërta emocionale, ato, edhe na shërbyen për diçka.

»»»

NJË KUSHTETUTË QË MENDON ANGLISHT E FLET SHQIP

kushtetuta.jpgMe afrimin edhe të aktit formale të aprovimit nga Kuvendi i Kosovës, Draft Kushtetuta e Republikës së Kosovës, është ende në diskutim publik. Bazuar në disa reagime të drejtpërdrejta të qytetarëve nëpër tubime popullore dhe ato publicistike në opinion, dhe, pa marrë parasysh se nga çfarë shtresash sociale na vinë ato, lirshëm mund të thuhet se, shumica nga këto shqetësime, vërejtje dhe sugjerime të paraqitura në Draftin e

»»»

KOSOVA E PAVARUN ME PESË SOVRANITETE

Pas sa e sa, premtimeve, gënjeshtrave dhe parashikimeve të kosova.jpgdështuara, më në fund, më 17 shkurt të këtij viti, Kuvendi i Kosovës, përmes aprovimit të një deklarate solemne, edhe formalisht e shpalli Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, të cilën, deri më sot, zyrtarisht, e kanë njohur përafërsisht 30 shtete të ndryshme të botës. Nëse me vëmendje do të përqendrohemi në paraqitjet e mëhershme dhe ato të tanishme publike të politikanëve tanë në pushtet, do të vërejmë se kjo zgjidhje për statusin »»»

JO, NUK U KRY ENDE, BACË! VETËM JA KA NISË…

iadem-j.jpgEdhe pse në thellësinë e qenies sime ndjeja një presion që intuitivisht më shpalosej si parandjenjë mangësie dhe dyshimi konfuz, assesi nuk e mohoj faktin se, edhe unë isha pjesë e euforisë së kremtimit të kësaj ngjarje të madhe historike të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Gjatë kësaj ndjenje të brendshme që më shpalosej si kundërshti në mes të unit tim irracional dhe egos racionale, kjo e dyta veç e kishte përqafuar

»»»

KUSH JANË MASONËT?

“Nëse dëshirojmë që të gjitha civilizimet njerëzore t’i mason.jpgnënshtrojmë për disa qëllime tona më të “LARTA”, së pari do t’ua marrim fuqinë e mendimit të lirë, duke i ndarë kështu nga natyra e vërtetë që kanë. Me shkurtimin e krahëve të fuqisë së tyre të lirë mendore dhe shpirtërore, vëmendjen dot t’ua fokusojmë në gjërat e parëndësishme sporadike”

»»»

PROFESORI IM DHE KUSHTETUTA E RE E KOSOVËS

(Letër e hapur profesorit tim të nderuar, prof. dr. Fatmir fatmir.jpgFehmiut, aktualisht njërit prej anëtarëve të Komisionit për përpilimin e Draft Kushtetutës së Republikës së Kosovës)

I nderuari profesori im Fatmir Fehmiu,

Nuk e di se sa do t’ju kujtohem, profesor, më 1979, unë kamë qenë student i vitit të dytë në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Atëbotë, në mesin e pedagogëve të shquar dhe të

»»»

EDHE ME KËTË PAVARËSI, VAZHDON KËNAQJA JONË ME GJYSMAKËSI

Nga mësimet e traditës mistike të shumë alb-kosova.jpgurtësive të civilizimeve të lashta, si simboli më i fuqishëm veprues, konsiderohet pentagrami, ose ylli pesëcepësh. Nga të urtit e kohës, ky simbol nuk është i përzgjedhur rastësisht, sepse në prapavijën figurative të domethënies së tij, fshihej porosia e madhe e veprimit të ligjit universal hyjnor: “çdo punë e nisur mbarë nuk duhet të ndërpritet në gjysmë, por patjetër duhet vazhduar deri në fund”. Kjo domethënie figurative, mbështetet në mënyrën e vizatimit grafik të yllit, që nis nga një pikë, vazhdon me një vijë të pandërprerë, dhe përsëri mbaron te pika e nisur, duke formuar kështu imazhin e yllit pesëcepësh.
»»»

KUPTIMI FILOZOFIK I KONCEPTIT TË LIRISË DHE REALIZIMI I SAJ POLITIK SI PROCES

Jeta është një rrjedhojë e përjetimit ekzistencial që i nënshtrohet procesit liria.jpgevolutiv të transformimit të pandërprerë kah e përsosura e përhershme. Shprehja e tërësisë së këtij procesi universal evolutiv dhe transformues quhet qenësi. Ose, ndryshe, realiteti i ekzistencial në nivelin material. Ky realitet në Univers është i përfaqësuar përmes formave të ndryshme strukturale: botës minerale, bimore, shtazore dhe qenies më të përsosur - NJERI.

»»»

MENÇURIA DHE URTËSIA

Nga të gjitha vlerat e njeriut, thuhet isokrat.jpgse mendja është më së miri e shpërndarë në botë, sepse askush nuk ankohet se i mungon. Por, sado që të jemi të kënaqur me mendjen dhe inteligjencën tonë, realiteti i përditshëm na dëshmon të kundërtën: mbi pamundësitë, kufizimet intelektuale dhe marrëzinë tonë, e mos të flasim për urtësinë, e cila ndoshta edhe nuk ekziston fare.

»»»

“O, KALLE, KALLE, E QITJA TYMIN…”

 (Digjet ndërtesa Komunale në Prizren. Opozita dyshon në prizreni.jpgzjarrëvënie të qëllimshme nga qeveria komunale e LDK-së)

Në pasditen e vonshme e 29 tetorit 2007 i përfshirë nga një mot i vranët dhe pjesërisht me shi, qyteti i Prizrenit kishte rënë në një heshtje të nemitur. Në një qetësi memece, e cila zakonisht nuk është karakteristikë e këtij qyteti. I kapluar nga atmosfera e kësaj

»»»

DISA ILUZIONE TË POLITIKËS KOSOVARE

Si ithtar i flaktë i ekzistimit të teorive konspirative në botë, gjithnjë e më tepër mbështes dyshimin tim të bazuar se, në mesin e shumë vendeve dhe rajoneve tjera të botës, edhe Kosova e jonë e mjerë, është bërë viktimë dhe poligon eksperimental për arritjen e disa qëllimeve të caktuara të “më të fuqishmëve”.

»»»

LARG SHABLLONEVE TË SNOBIZMIT POLITIK – SYNIMI JONË REAL ËSHTË BASHKIMI KOMBËTAR

Të përfshirë nga një “snobizëm politik”, dhe nënvlerësimit bashkimi-kombetar.jpgpermanent të vlerave vetjake, ne si popull në Kosovë, jemi të prirur që çdo opsion të ofruar nga ana e tjerëve si zgjidhje, në mënyrë të verbër ta pranojmë atë si diçka “moderne” dhe të “pashmangshme”, e cila na vjen nga një “botë përparimtare dhe e civilizuar”. Kjo mënyrë e instaluar e të menduarit të pavetëdijshëm na është shndërruar në një koshiencë të automatizuar të

»»»

LETËR E HAPUR DËSHMITARËVE NË PROCESIN GJQSOR KUNDËR ALBIN KURTIT

Bashkështetas të mi shqiptarë, dëshmitarë në procesin politik kundër Albin Kurtit, por edhe ju të tjerë jo shqiptarë, e që shumica vini nga vendet që kaherë kanë promovuar drejtësinë e mirëfilltë në sistemet e tyre të gjyqësisë së pavarur!

Më datën 19.9.2007, pritet të fillojë procesi i montuar politik, gjyqësor, kundë liderit të lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurtit, i cili, bazuar në pikat e aktakuzës zyrtare të ngritur

»»»

ZGJEDHJE DEMOKRATIKE APO BOJKOT DEMOKRATIK?!

 (Me mos dalje masive në zgjedhje, populli e dëgjoi zgjedhjet.jpgzërin e vet. Zërin e arsyes. Disa thonë, apelin e lëvizjes”VETËVENDOSJE”. Por, unë mendoj se jo. Nuk e dëgjoi populli lëvizjen “VETËVENDOSJE”, por mu kjo lëvizje veproi sipas zërit të popullit dhe me apel për mos dalje në këto zgjedhje, ajo edhe një herë dëshmoi se ishte dhe do të mbetej artikuluese esinqertë dhe besnike e synimeve të veta reale)

»»»

DORËHEQJA E EQREMIT DHE LOJA E LDK-së ME SEJDIUN SI KRYETAR

Nga historia, shumicës prej nesh, na është i eqa.jpgnjohur gjykimi i madh dhe i famshëm i bashkëpunëtorëve të Gjermanisë naziste, në Nyrnberg. Në mesin e këtij grupi të madh të të akuzuarve ka qenë edhe Gebellsi, bashkëpunëtori më i ngushtë i Hitlerit. Kur, një zyrtar ia kishte dorëzuar në burg aktakuzën me shkrim, ai pa e lexuar fare përmbajtjen e shkresës, në vend se ta firmos pranim-dorëzimin, shkroi me laps mbi të:

»»»

QËNDRIMI I PROFETIT MUHAMED NDAJ TË KRISHTEREVE

Edhe përpos kontradiktave aktuale të krishti.jpgLindjes myslimane dhe Perëndimit krishterë, e njohur për ne si “konflikt civilizimesh”, të dhënat materiale dhe historike që nga kohërat sa ishte gjallë hasreti MUHAMEDI, tregojnë krejtësisht një qëndrim shumë më tolerant dhe tejet miqësorë ndaj pjesëtarëve të këtij religjioni në përgjithësi, si dhe ndaj thelbit të filozofisë religjioze krishtere në veçanti.

»»»

EDHE NË GJUHËN DIPLOMATIKE, PSE JO HAPTAZI, SHIPËRI ETNIKE

Një herë, në një takim privat dhe shoqëror që kam pasur me një politikan të rangut të lartë të lidershipit kosovar, të cilit, për shkaqe të kuptueshme nuk do t’ia zbuloj identitetin e plotë, e pyeta si miku-mikun dhe pa dorëza: Pse politikanët tanë dhe mjaft sosh edhe nga viset tjera të trojeve shqiptare, në takimet diplomatike ndërkombëtare me delegacionet e shteteve të huaja, nuk kanë guxim që haptazi para tyre, ta shpalosin

»»»

ËSHTË KOHA T’I KËTHEHEMI ZËRAVE TË VËRTETË TË KOMBIT TONË

Me zbehjen dhe rrënimin definitiv të rexhep.jpgpolitikës iluziore rugoviane dhe pasojave të saja që ende po i vuajmë, dita më ditë po bindemi në saktësinë e mësimeve parimore të përfaqësuesve të vërtetë të kombit tonë: Demaçit, Qosjes, Kurtit dhe shumë e shumë të tjerëve, të cilët, vetë ne, të helmuar nga një konformizëm i gabuar politik, i margjinalizuam dhe i defaktorizuam mu në kohën kurë këta na duheshin më së tepërmi.

»»»