( Si shembull, ta zëmë, gjatë luftës së dytë botërore, për çlirimin e Francës janë viktimizuar mira e mira amerikan, por ky shtet, kurrë gjatë kremtimit të festave të veta kombëtare, nuk i dekoron qytetet e veta as me një flamur amerikan) » »
“ Si në trupin e njeriut, ashtu edhe në shtet, sëmundja më e rëndë është ajo që fillon në kokë”
Nuk mjafton vetëm të jesh i madh me mendje, por duhet të jesh ashtu edhe në shpirt. Nuk mjafton vetëm të jesh i mençur si individ por edhe i urtë, dhe këto dyja dallojnë në mes veti.
Bazuar në përshtypjet e mija gjatë kontaktit të përditshëm me njerëz, si dhe në rezultatet e disa sondazhe
ve zyrtare dhe jo zyrtare që po paraqiten në opinion, me hesap po i “vije era” se këto zgjedhje lokale që do të mbahen më 15 nëntor të këtij viti, nga shumica e popullatës së Kosovës me të drejtë vote, do të bojkotohen. Pra, sipas gjitha gjasave, në vend të “zgjedhjeve demokratike”, do të ngjaj “bojkoti demokratik” i tyre .
Kur me
përsiatje po i vrojtoj rrjedhën e gjertanishme të fushatës zgjedhore, e posaçërisht të disa partive të mëdha , e tëra më duket se po realizohet në harmoni me atë thënie të Gebellsit.: “Nëse veç ke vendos të gënjesh publikisht, atëherë gjithmonë lëshoje një rrenë të madhe si premtim, sepse, edhe kur ajo dikur të zbulohet, prapë se prapë do të ketë mjaftë njerëz që do të dyshojnë: “Hajt se nuk i dihet! Mund të ketë diçka të vërtetë aty””
Fushata zgjedhore për zgjedhjet e 15 nëntorit 2009, tanimë është në vlugun e saj të kulmimit. Për ta përfituar besimin e elektoratit të gjerë, partitë e shumta politike që garojnë në këto zgjedhje, veç kanë nisur t’i përdorin të gjitha metodat e lejuara dhe shpesh edhe të palejuara të ndikimit tek masat. Krahasuar me zgjedhjet e herëve të kaluara, këtë herë, përveç asaj forme të përgjithshme zgjedhore “premto sa më shumë”, apo “gënje sa më shumë”, fushata e sivjetme, me disa specifika, ndryshon nga ajo e kaluara. Derisa dikur si premtime kishim pavarësinë, bashkimin e Mitrovicës, rrymë 24 orë… etj, tani për çdo qytet të Kosovës premtohen shifra marramendëse parash për investimeve kapitale dhe hapjen e dy universiteteve: njërën për Prizrenin, me » »
(Me rastin e mbajtjes së padrejtë në burg dhe dënimit të mundshëm për 22 aktivistë të Lëvizjes “VETËVENDOSJE”)
Që nga data
25 gushti i këtij viti, në Kosovën e “lirë”, të “pavarur” dhe “sovrane”, nëpër burgjet e saja mbahen 22 aktivist të lëvizjes “Vetëvendosje” dhe ndaj tyre po përgatitet një proces i montuar politik Një proces, të cilin, si gjithmonë e dirigjuar anash nga të huajit, do ta ekzekutoj drejtësia jonë servile tërësisht e degraduar nga morali shoqëror dhe etika profesionale. Fatkeqësisht, ajo drejtësi, me disa individ të saj të korruptuar dhe kinse profesionist, që realisht, vetë është dashur të jetë ulur në bankën e të akuzuarve.
( Pas aktit të shëmtuar të “dekorimit” nga presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, të Azem Bejtë Galicës, me heqjen e emrit të tij nga shkolla e Kërpimehit dhe zëvendësimit me emrin e babagjyshit të vetë )
I nderuari z. Ministër,
Meqë aktualisht jeni në krye të një dikasteri ministror i cili, në lidhje me këtë rast konkret, është më kompetenti në vendimmarrje, edhe pse këtë letër të hapur e adresoj në emirin tuaj personal dhe në emrin e postit tuaj zyrtar, në fakt, ajo tërthorazi i dedikohet edhe kryeministrit, Hashim Thaçi, kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi, politikanëve tjerë aktual që gjenden në funksione kyçe vendimmarrëse të pushtetit me prejardhje nda Drenica, si dhe gjithë të tjerëve që sadopak e njohin historinë e këtij populli dhe e ndjejnë në zemër se edhe ata vetë i përkasin asaj.
Nëse nisemi që nga politika, e deri te ekonomia, arsimi, drejtësia dhe shumë segmente tjera të shoqërisë sonë koso
vare do vërejmë se çdo gjë është në dekadencë. Të thuash alarmante e cila ka tendenca marramendëse të rritjes në progresion. Por, sikur shumicën prej këtyre realiteteve me të cilat po ballafaqohemi ne sot, t’i konsiderojmë si sfida të paevitueshme të një faze transitore që natyrshëm duhet kaluar, atëherë mund të shpresojmë se patjetër dikur do t’i tejkalojmë ato. Ama, sa i përket krizës morale e cila si shoqëri na ka kapluar deri në palcë, këtu duhet të jemi pak më skeptik, sepse, për evitimin e saj, patjetër do të na duhej një shërim më i gjatë kohor. Një kurim i cili në vete ngërthen rrezikun real që, edhe përpos disa përmirësimeve të vogla, të mbetemi invalid të përhershëm.
» »
Mirë se erdhe EULEX”, ishte dikur ky një titull bombastik të cilën shumë mirë do ta njohin vetëm ata lexues që mbajnë mëndë dhe ndonjëherë rilexojnë edhe gazetat e vjetra. Mu në momentin kur atëbotë i gjithë populli i Kosovës reagonte kundër 6 pikëshit të famshëm të Ban ki Munit, disa gazeta dhe medie tona, përmes editorialeve të porositura dhe analistëve të vet pakurrizor, dilnin në opinion me këso tituj dhe komente patetike. Ata, të paraprirë dhe të imponuar nga disponimi servil i politikanëve dhe politikëbërësve tanë kukulla në pushtet, mundoheshin që me çdo kusht të krijonin në popull një opinion të mbrapsht dhe të devijuar, kinse ky mision Evropian vjen tek ne me qëllime tejet të mirëfillta.
» »
(Një vegim mallëngjyes çasti, pranë gërmadhave të shtëpisë ende të djegur nga serbët, të veprimtarit tonë madh dhe të pavdekshëm të çështjes kombëtare, UKSHIN HOTI)
Një veprim, 10 vite që nga zhdukja pa gjurmë e veprimtarit tonë të madh të çështjes kombëtare Ukshin Hoti, që nuk e ka bërë asnjë përfaqësues zyrtar i institucioneve tona shtetërore, asnjë parti politike, apo ndonjë subjekt tjetër qeveritar dhe joqeveritar, e bënë djelmoshat e lëvizjes “Vetëvendosje”. Ata, më 28.08.2009, të udhëhequr nga lideri i tyre Albin Kurti, vizituan në Krushë të Madhe, familjen e veprimtarit tonë të madh të çështjes kombëtare, Ukshin Hotit. Ishte kjo një vizitë tejet emocionuese dhe » »
Shpesh, duke u motivuar nga shumë veprime dhe ndërmarrje të gabuara dhe spirituoze të politikanëve lokal dhe qendror, qytetarët e Prizrenit janë të pirur të sajojnë lloj-lloj batuta, apo “shtosa”, sikur zakonisht i quajnë me zhargonin provincial në përdorimKëso far “shtosa”, vazhdimisht tregohen nëpër ndeje të shumta të badihavaxhive ordinar të qytetit.. Ato, gjatë tregimit të përsëritur, dita ditës shumohen, zbukuron, qëndisen dhe përshtaten me elemente të reja përmbajtjesore duke u bërë sa më të kapshme dhe interesante si humor.
Më në fund, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, shpalli 15 nëntorin e këtij viti si datë për mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin komunal, duke i dhënë kështu fund një varg këshillimesh me partitë politike dhe debateve rreth datës së tyre.
Në arsyetimin e caktimit të mu kësaj dite për mbajtjen e zgjedhjeve lokale thuhet: “kjo datë është zgjedhur për shkak se me ligjet ne fuqi, zgjedhjet lokale të sivjetme parashihet të mbahen në fund të mandatit të pushteteve komunale të dala nga zgjedhjet e 17 nëntorit të vitit 2007”
Prijës i shquar ushtarak, reformator shetformues dhe baba i Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturku, nuk konsiderohet vetëm si një figurë e shquar e historisë kombëtare të këtij shteti, por është pjesë edhe e historisë së gjithëmbarshme botërore.
Përveç veprimtarisë së vetë të lavdishme si ushtarak dhe burrështetas i urtë, nga biografia private, Ataturku ka qen i njohur edhe si bohem i madh; posaçërisht adhurues dhe konsumues me pasion i verërave kualitative Andaj, mu për këtë shkak, për të janë shkruar dhe thënë shumë anekdota. Njërën nga mjaftë sosh, do ta tregoja edhe unë në këtë artikull:
1878Lidhja është gjallë1878 – Shqiptarët po sulmoheshin.Fqinjtë nga të gjitha anët synonin tokat shqiptare.Ata zgjeroheshin – ne rrudheshim.Ata ishin të bashkuar që të na ndanin neve.Atëbotë në Prizren u mblodhën krerët shqiptarë të të gjitha rajoneve.Ata u mblodhën për t’u bashkuar dhe organizuar.Për ta shpëtuar popullin dhe trojet shqiptare.Krijuan ushtrinë, administratën, shkollat… u bënë gati ta krijojnë Shqipërinë dhe t’i mbrojnë shqiptarët.Më 10 Qershor Lidhja Shqiptare e Prizrenit I mbush 131 vjet.Atë ditë Prizrenin do ta veshim kuq e zi.Do të ektë kremtë, këngë dhe valle, do të ketë histori dhe të tashme shqiptare.Do ta kujtojmë të kaluarën dhe rëndësinë e saj për të sotmen.Do të bashkohemi që ta kuptojmë rëndësinë e bashkimit.Në Kryeqytetin Shqirtëror të Shqiptarëve Do të JEMI NJË Rrjeti i Organizatave ShqiptareSponzor medial TV Opinioni Prizren
AGJENDA E PROGRAMIT FESTIV
Në shënimin të 131 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ( 1878-2009 ), më 10 Qershor 2009 në Prizren RrOSh organizon këto aktivitete:
09:00 - 09:20 Hapja solemne para Muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
09:20 – 18:00 Hapja e panairit të artizanateve, Sheshi Shatërvan
10:00 – 14:00 Tryeza mbrëkombëtare “ Kuptimi politiko-ushtarak i Lidhjes së
Prizrenit “ në Hotel “ Theranda “, Prizren
10:00 – 18:00 Defileu i ansambleve dhe grupeve të muzikës dhe valleve popullore nga
Sheshi Shatërvan deri tek muzeu.
10:00 – 19:00 Hapja e ekspozitës me fotografi të ngjarjeve historike, nga trashëgimia
kulturore dhe natyrore e viseve shqiptare, Sheshi Shatërvan
10:00 – 19:00 Hapa e ekspozitës me eksponate nga Shoqata e Bukistëve Shqiptarë, në kompleksin e Hamamit.
12:00 - 13:00 Parada e motoçiklistëve të shoqatës “ Shqiponja “ nga Prizreni dhe viset
tjera shqiptare, Unaza e qytetit – sheshi Shatërvan.
14:00 – 16:00 Defileu i tifozëve Kuq e Zi, sheshi Shatërvan
19:30 – 21:00 Ndezja e flakadanëve në kalanë e Priztrenit dhe marshuta drejt Muzeut të LShP-së.
21:00 – 24:00 Ndeja e RrOSh-it në komplekset e kafiterive të sheshit Shatërvan.
21:00 – 24:00 Ndeja e RrOSh-it në komplekset e kafiterive ( caffe bar “ 2000”, caffe bar
“2”, S’COBAR, The Room)
Nuk duhet të ketë më kurrfarë dyshimi: Politika zyrtare serbe nuk heq dorë nga Kosova! Sikur, gjatë vizitës së tij të paradokohshme në Beograd, deklaroi edhe zv. presidenti i SHBA-ve, z. BIDEN , një njohtë të tillë nga Serbia, as bashkësia ndërkombëtare nuk do ta kërkoj me ngulmë. Së paku jo në një të afërme të shpejtë. Këtë realitet duhet ta pranojmë të gjithë, e veçanërisht politikanët tanë në pushtet, të cilën, si duket, ende kultivojnë iluzione se diçka e tillë mund të ndodhi shumë afër. Të gjithë ata që sado pak e njohin mentalitetin e popullit serb dhe historinë e saj shetformuese, e dinë mirë se kush është në këtë shtet kreatore e vërtetë e strategjive afatgjate politike dhe “sfinga” e padukshme mbrojtëse në prapavijë të interesave nacionale serbe. Edhe pse, realisht, metodat e tyre të veprimit dhe mënyrat e kontrollit autoritar të politikave vepruese, mbahen në konspiracion, si institucione publike ato dihen kush janë: Akademia e Arteve dhe e Shkencave e Serbisë dhe Kishës Ortodokse Serbe (mëndja dhe shpirti i kombit serb).
Derisa, ditëve të fundit, opinionin ynë kosovar, është i bombarduar me një lajm vërtet tragjik-komik, që ka të bëj me vjelljen spektakulara mu në objektin e vet policisë, në një kënd tjetër të Kosovës, po këta uniforma blu, me një përkushtim të jashtëzakonshëm profesional, zbatojnë me devotshmëri në praktikë, një planë operativ afatgjatë, sikur thuhet nga ta, “i ardhur si urdhër nga lart”, në drejtim të sigurimit të sforcuar fizik të kishave dhe tempujve ortodokse serbe.
Jo! Nuk është ky titull i bërë qëllimisht si sensacional për gazetë, sepse, pas fillimit të aplikimit të Ligjit mbi zona të veçanta të mbrojtura dhe aprovimit të mundshëm të Draft-Ligjit në propozim për Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Qendrës Historike të Prizrenit nga ana e Kuvendit të Kosovës, kjo metaforë e konstatuar nga titulli, praktikisht edhe mund të bëhet si e mundshme. Kuptohet se , bukvalisht, peshkopi serb Artemije, nuk ka aspak gjasa të jetë dhe as të zgjidhet kryetar politik i Prizrenit, por nëse së shpejti nga ana e Kuvendit të Kosovës do të votohet një Ligj që tash për tash është në përgatitje e sipër si » »
Mua, por besoj edhe shumicën e shqiptarëve të arsyeshëm të republikës së Kosovës, aspak nuk duhet t’i ketë befasuar lajmi mbi lejimin e vizitës të fundit së presidentit serb Tadiq nga ana e institucioneve tona, që në prag të festave ortodokse Pashkët, ta vizitoj manastirin e Deçanit.. Parulla boshe e përsëritur shpesh nga qeveritarët tanë aktual në pushtet se kinse “pa parashtruar paraprakisht kërkesën dhe pa marrë lejen nga institucionet vendore, asnjë zyrtar dhe funksionar i lartë nga Serbia nuk mund ta vizitoj Kosovën”, ka qenë dhe, edhe më tej do të mbetet parullë farse e një “gajreti përplot ethe”, sikur thotë populli., e cila si arsyetim naiv, nga fanatikët e shumtë që verbërisht po i besojnë deklaratave boshe të pushtetarëve tanë, ende po pranohet si e vërtet .
Nëse, që nga viti 1912 (pushtimi sllav i tokave shqiptare), e deri më ditët e sotme, me një vëmendje paraorientuese, e vështrojmë historinë e popullit shqiptar në përgjithësi, e posaçërisht atë të Kosovës në veçanti, nga aty mund ta japim një konkludim në vija të trasha dhe të përgjithësuar se, si të nxitësve dhe përkrahësve indirekt të shteteve tjera nga anash, ashtu edhe atyre që drejtpërdrejt na mbanin në sundim, të gjitha qëllimet dhe politikat e tyre, si të haptë, ashtu edhe konspirative gjeostrategjike, kanë qenë kryekëput të orientuara në realizimin e pengimit të bashkimit tonë si popull, në një tërësi unike administrative-politike territoriale. Shkurt e trup: me çdo kusht është tentuar dhe sot e kësaj dite » »
Autoriteti si virtyt në kuptimin e përgjithshëm të fjalës, nënkupton ndikimin e fortë mbresëlënës të një personi, duke shkaktuar tek personi apo personat tjerë dhuntinë psikologjike të nderimit dhe respektit ndaj tij. Për të qenë dikush i tillë në një rreth të caktuar shoqëror, patjetër si karakteristikë të përgjithshme duhet të disponoj: inteligjencë të nivelit të konsiderueshëm, virtyte të larta morale, karizëm reflektues, si dhe aftësi të treguara profesionale në bazë të meritave gjatë një periode kohore në punë. Ky autoritet, ndryshe mund të quhet edhe si: “autoritet i meritës”. » »
Këto ditë, në kërkim të ndonjë TV stacioni atraktiv, butonin komandës të resiverit tim digjital kabllor, kuturu e orientova në një kanal televiziv vendor. Aty rastisa me një emision kontaktues që ishte në vijim ku bëhej fjalë për dhjetëvjetorin e bombardimeve të NATOS-s ndaj caqeve serbe, dhe Bllacën si sinonim i një eksodi më të madh masiv të një populli në historisë bashkëkohore gjithë botërore.
Merrni me mënd se, kush ishte si mysafir bashkëbisedues në atë emision? Kush tjetër përpos vetë themeluesit dhe pronarit të atij TV stacioni.
Të gjithë ne jemi të lindur të jetojmë të lirë. Për këtë nuk ka dyshim.
Por, se sa është kjo shoqëri e gatshme që të na ofroj kushte optimale për përmbushjen e kësaj kërkese tonë të natyrshme instiktive, është diçka krejtësisht tjetër? A ekziston në të vërtetë liria te ne? Kuptohet, liria në plotë kuptimin e fjalës? Natyrisht se jo, sepse ajo është vetëm një ndjenjë për të cilën disa luftojë deri në vetëflijim kurse shumica të tjerë ikin prej saj. » »
Caktimi dhe emërimi i z. Valton Beqirit në postin e Ministrit për Kulturë, Rini dhe Sport të Republikës së Kosovës, pa dyshim se, si në opinionin e gjerë, ashtu edhe në radhët e strukturave profesionale kë këtyre fushave, ishte pritur sa s’ka më mirë. Duke e njohur në rend të parë personalitetin e kompletuar dhe karrierën e pasur krijuese artistike të Valton Beqirit, dhe, duke pasur për bazë vetë deklaratat e tij të shpeshta publike se ky resor me të në krye, do të reflektojë një ministër apolitik, edhe më shumë e forconin bindjen se, mu ky njëri i zgjedhur për ministër në këtë ministri, është i qëlluar dhe i duhur në këtë funksion. Por, realiteti sikur dita-ditës po tregohet ndryshe. Pa dyshim, Valtoni si ministër, për nga rajtingu që gëzon, edhe më tej mbetet si ministër i preferuar, por, assesi, si ministër apolitik dhe jo i varur nga ndikimet e partisë që e ka propozuar në këtë funksion (LDK), siç deklaronte shpesh.
Dy përvjetor thuaja më “karizmatik” do ta shënojnë shkurtin e sivjetmë të vitit 2009. Janë dy data kontrasti në mes veti mu ashtu sikurse është edhe realiteti ynë i hidhur politik në Kosovë. Ato si dy ditë përkujtimore kalendarike që do të shënohen në shkurtin e këtij viti, në mes veti i ndan vetëm një javë, ndërsa kronologjikisht si ngjarje, një vit e një javë të ndodhjes para dhe pas njëra tjetrës.
Sipas Ligjit për zona të veçanta të mbrojtura, në tërë territorin e Kosovës, ekzistojnë 44 harta me këso zona speciale mbrojtëse , perimetri i së cilëve, varësisht nga karakteristika që ka, është e kufizuar më së paku në 50 deri më 100 metra.
Edhe pse, shumica prej nesh, i dhënë sot pas derteve dhe telasheve tjera të së përditshmes ekzistenciale, nuk besoj se nga kujtesa na është zbehur ai moment, kur para një viti, të entuziazmuar nga akti i shpalljes së pavarësisë, në Parlamentin e Kosovës, me një nguti të shpejtuar marramendëse procedurale, aprovoheshin disa ligje të cilët deputetët tanë as nuk i kishin parë me sy, e lere më të ishin njoftuar për detajet tjera të përmbajtjes së tyre. E, sa për pasojat e mundshme që do të paraqiten më vonë gjatë aplikimit të tyre në terren, sigurisht që atëbotë pak kujt seriozisht i ka shkuar mendja.(Kuptohet, gjithmonë lavdi përjashtimeve). Sepse, derisa ata në Parlament qorrazi ngrinin gishtet e tyre pro këtyre ligjeve, figurativisht, si pasojë e stërngopjes me pije dhe ushqim nëpër galla –ceremoni të shumta të organizuara për nderë të festimit të shpalljes së kësaj pavarësie, ende prej goje ju vinte erë uiski dhe mishi të pjekur qengji në hell. Bile - bile, për këtë lodhje të tepruar dhe angazhimit të tyre jashtë mase në këtë drejtim, u shpërblyen edhe me nga 500 euro shtesë.
Përveç aktit të shpalljes së pavarësisë, orientimi më të mëdha i investimeve si prioritet në infrastrukturën rrugore dhe ndërtimin e shkollave të reja edhe nëpër vise të largëta rurale që kaherë nga shoqëria jonë ishin të lënë në harresë, në vitin që e lëmë pas, pa dyshim se janë tregues më pragmatik të suksesit të madh të qeverisjes njëvjeçar të Thaçit dhe PDK-së. Se sa shumë për këto vepra janë mirënjohës banorët e këtyre anëve, na dëshmonë shumë shembuj konkret.
» »
TI je TI si mëvetësi objektive universale fizike. TI je TI në TY, si frymë e përsosur e Zotit. Andaj, kurrë mos u bë imitues, o njeri! » »
Në rrethin e shoqërisë sime të ngushtë, gjithmonë kur ndonjë nga bashkëshoqëruesit tanë fillon ta teproj me krekosje dhe lëvdata për vete, ose bëhet i mërzitshëm me muhabetin e tij, për ta ndërprerë që të vazhdoj më tej, praktikonim që në atë moment, ndokush nga ne të ndërhyjë me pyetjen karakteristike të formulës paralajmëruese: “Çka je bre në horoskop?”. Për at moment, kushdo që ta kishte fjalën dhe i bëhej kjo pyetje, menjëherë e kuptonte se e ka tepruar diku.Kjo formë e shprehisë së ndërprerjes së dikujt që flet dokrra, kohën e fundit më ishte instaluar si një ves i keq në mua, dhe këtë mënyrë të ndërhyrjes pak sa të pahijshme ndaj të tjerëve, e praktikoja edhe në vende dhe situata të tjera jashtë shoqërisë sime. Çuditërisht, kjo shprehi e reagimit nuk më shfaqej vetëm kur dëgjoja ndonjë “muhalife” nga dikush që ishte aty për aty prezent, por automatikisht atë e thuaja në vete edhe gjatë leximit të ndonjë fjalimi apo artikulli si edhe kur dëgjoja ndonjë deklaratë apo lajm alla dokrra dhe kopalla në televizion. » »
Edhe pse ishte ditë tregu, kur zakonisht qendra e saj gumëzhin nga njerëzit, tek unë atë ditë dominoi një ndjenje sikur qyteti im, Prizreni, rënkonte. Duke pirë si zakonisht kafenë e mëngjesit në lokalin tim të preferuar të lagjes, me mendime i tretur tërësisht në zbrazësinë e kësaj kotësie, spontanisht hapa gazetën e ditës dhe vëmendja ime u përqendrua në një artikull që kishte për temë pikërisht qytetin e Prizrenit. Ende pa e lexuar përmbajtjen në thelb, por vetëm titullin, shikova në fund emrin e autorit dhe pashë se artikullshkruesi nuk ishte bashkëqytetar imi. Mu për këtë qëllim, nuk vazhdova ta lexoja më tej. Nuk bëra ashtu, sepse e dija se kur të tjerët shkruajnë për Prizrenin, ata gjithmonë nisen nga një kallëp i bindjeve më parë të formuar patetike dhe paragjykuese për këtë qytet. Me qëllime plotësisht të mira, kuptohet, ata, është e pamundshme që në shkrimet e tyre të mos e thurin atë refren, në stilin tanimë të absorbuar mjaftë, alla, Prizreni-qytet muze; vatër e kulturës sonë tradicionale; kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve; bukuroshja e Arbërisë; simboli i kombit dhe simbol i trimërisë… etj., etj..
Edhe pse, shpesh këso vlerësimesh gjenerale, me metaforë të ngjashme përsëriten gati kudo dhe ato ndonjëherë më duken bajate, unë, si prizrenas autokton, pranoj se më vjen mirë kur i dëgjoj. Ama, “dukjen e një qyteti e formojnë njerëzit që jetojnë në të, e jo shtëpitë dhe rrugët që e ndërtojnë”– më këshillonte dikur baba im i ndjerë - “andaj, biri im, kurrsesi nuk duhet të krenohesh vetëm me bagazhin etik që ta kanë lënë të parët, por në atë vlerë të ngjizur kaherë, vazhdimisht duhet të kontribuosh edhe ti me punën tënde…”
Në dallim prej shumë analistëve dhe publicistëve të tjerë, të cilët, në publikimet e veta, kanë shprehi që si shembull krahasues, gjithnjë t’i citojnë thëniet apo qëndrimet e të urtëve dhe filozofëve të falshëm botëror dhe Evropian, unë, më këtë artikull timin, do ta bëja të kundërtën. Do ta prezantoj thjeshtësinë e filozofisë tonë tradicionale të shprehur përmes individëve popullor. Konkretisht, mixhës Dil, plakut më të moshuar të lagjes sime, dhe njeriut të urtë popullor, i cili thellësinë e pleqërisë së vetë, zakonisht i ulur në ndonjë stole të parkut të qytetit tim, e kalon me moshatarët e tij duke lozur “shesh-besh”me guraleca.
Këto ditë qëllimisht e takova, në vendin e tij të preferuar të ndejës, dhe aty ishte i shoqëruar me një bashkëmoshatar të tij. Posa u përshëndeta me ta, e pyeta:
Si njëra prej veseve tejet të shprehura të mentalitetit tonë shqiptar, pa dyshim është bindja e rrënjosur e krenarisë mashkullore në ne; apo, thënë ndryshe, gjatë çfarëdo vendimmarrjeje, patjetër ardhja në shprehje e fjalës autoritare mashkullore e burrit. Apriori, gati në çdo familje tonën, besa edhe në ato ku brendapërbrenda familjes, raportet e ndërsjella janë paksa më të moderuara, ende dominon ajo bindje se “duhet të bëhet gjithmonë ashtu sikur thotë baba”, apo, thjeshtë, në atë shtëpi duhet të ndihet vetëm zëri i burrit (burrit me dy “r”, kuptohet”). E, si duket, realiteti në prapavijë është krejtësisht ndryshe. Edhe pse, më së shumti thuaja se ndihet fjala e burrit në ndonjë vendimmarrje, nga ana tjetër e problemit, na del e kundërta: gjithmonë në fund është vepruar ashtu siç ka thënë dhe kërkuar gruaja.Zakonisht, në këto situata, burri në shikim të parë, e ka kënaqur krenarinë e vet që t’i dëgjohet zëri i tij, e në anën tjetër, pas heshtjes së kësaj shamate, gjithmonë ka përfunduar ashtu siç ka kërkuar gruaja.E pabesueshme mbase, por e vërtetë! Nëse ndonjë skeptik nuk i beson kësaj teze, shumë lehtë mund ta krahasojë atë si shembull edhe në familjen e vet: le ta marrë një rast të vetin kur në ndonjë situatë ka kundërshtuar ashpër si burrë, dhe fjala e kujt ka dalë si e realizuar në fund? » »
Pikërisht para 96 viteve, në ditën e festës tonë të madhe kombëtare të Flamurit dhe pavarësisë, nga ballkoni i shtëpisë së Xhemil Beut, Ismail Qemali mbajti një fjalim të shkurtër para popullit të Vlorës dhe rretheve të tjera, ku ndër të tjera tha:“Ja, pra, ky është flamuri ynë! I kuq e me shqiponjë dykrenare në mes. Dhe tani të gjithë bashkohuni si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për ta përparuar e për ta qytetëruar, si i ka hije Atdheut tonë të lirë. Duke përfunduar, nuk më mbetet tjetër gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Math për bekimet e Tij…”.
Një ditë, duke lexuar shtypin ditor, befas mu afrua një i njohur i imi dhe mu drejtuar me këto fjalë: “Mos i beso fare asaj çka lexon, miku im, sepse të vërtetën kurrë nuk mund ta blesh me 20 cent, sa kushton gazeta” Edhe pse e thënë në shaka, kjo batutë e mikut, më shtyri të mendoj më seriozisht për këtë temë.
A thua po na ngjan neve kjo?! Ne sot po jetojmë në një botë e cila është e zhytur në gënjeshtra, dhe e cila në tërësi lëvizet nga gënjeshtrat, andaj, sa më shumë njeriu t’i beson atyre gënjeshtrave, aq më vështir e ka ta përjetoj të vërtetën reale.
Më në fund, porosia e atij tregimi të urtë se “bashkimi bënë fuqi”, të cilin, gati të gjithë e kemi mësuar që në klasën e para të shkollës fillore, më 19 nëntor të këtij viti, u aplikua në praktikë. Dikur si një thupër që thahej lehtë, tani i bashkuar si 15 tog, qe e pathyeshme. Më në fund, me sa duket vërtetë e mësuam atë urtësi -“bashkimi bënë fuqi” dhe për këtë kurrë nuk duhet të jetë vonë.
Interesimi dhe publiciteti i madh që kishte arritur në tërë botën fushata parazgjedhore dhe zgjedhore për president të ri të SHBA-ve në mes të kandidatit republikan Mekein dhe atij demokrat Barak Obama, nuk e anashkaloi as shtetin tonë më të ri në botë-Republikën e Kosovës. Por, pa marrë parasysh se cili prej këtyre dy kandidatëve garues do ta merr besimin e elektoratit qind milionësh amerikan, ne në Kosovë u bindëm qartë se këtë ndërrim zgjedhor të njeriut të parë të “Shtëpisë së Bardhë”, nga ajo platformë e betonuar fuqishëm që nga koha e Bushit, Bill Klintonit demokrat, si dhe Bushit aktual junior, as një milimetër nuk do ta lëkundet politika aktuale e SHBA-ve ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi
Përfaqësuesi më tipik i makiavelizmit modern të politikës kosovare, regjisori kryesor dhe njëri prej skenaristëve të filmit më të falshëm dokumentar politik “ Beteja e karikave në LDK”, film ky që e fitoi oskarin e turpit si shpërblim më të madh të publikut tonë vendas dhe ndërkombëtar, z. EQREM KRYEZIU, akuzoj këto ditë publikisht mediet që përmes një konkurrencë jolojale, po tentojnë ta bëjë atë punë ku vetë është i dëshmuar si më i miri në këtë drejtim. Në fakt, ai përmes një deklarate teatrale publike të bërë në stilin e tij të mirënjohur ironik, i sulmoi mediet tona të shkruara dhe elektronike se kinse ato, me rastin e dorëheqjes së z. Blerim Kuçit, po tentojnë të krijojnë telenovela dhe “Kasandra”…. Për ata lexues që nuk e dinë këtë detal, t’ju konkretizoj se “KASANDRA” është titulli i një telenovele të zhanrit alla ameriko-latine, që ishte emetuar para shumë viteve në RTS (Radio Televizionin Serbe) në kohën e “vëllazërim-bashkimit” tonë të jetesës në Jugosllavinë Federative Socialiste Vetëqeverisëse. Kjo telenovelë, atëbotë kishte bërë një bujë tejet të madhe tek popullata. Mbase, si po tregohet, ajo na paska lënë mbresa të thella edhe në kujtesën dhe personalitetin e z. Eqrem Kryeziut?! » »
Për të kaluar në fabulën dhe esencën e dëshiruar të këtij shtjellimi tim, që në start më duhet të shërbehem me një shembull të filozofisë irracionale, që ndoshta pak sa edhe do ta ngarkoj me abstraksion këtë artikull, por vlerësova se në kompletimin e të kuptuarit të saj, kjo formë e hyrjes në temën konkrete, më imponohet si e paevitueshme.
Ligji hyjnorë dhe i pakontestueshëm i krijimit dhe veprimit të proceseve natyrore dhe shoqërore në realitetin tonë objektiv material, pa dyshim se, është “LIGJI I TË KUNDËRTAVE”. Ky ligj në vete ngërthen edhe veprimin e dy nënligjeve tjera që e funksionalizojnë këtë princip si rregull absolut: “nënligji i mbajtjes së gjendjes ekzistuese” dhe, nga ana tjetër si antagonistja e saj, “nënligji i nxitjes kah lëvizja e përhershme”. Veprimi praktik i kësaj ligjshmërie shkakton fërkimin e dy të kundërtave nga e cila del produkti i ri dhe më i avancuar. Ndërsa, nga ky fërkim përherë prodhohet nxehtësia si reagim. Në natyrë veprimi i këtyre ligjeve gjithnjë është i balancuar nga dy të kundërtat e saj, prandaj nxehtësia e krijuar dhe produkti i ri final si më i avancuar, janë të natyrshme dhe vazhdimësi në përsëritje. Tek fenomenet natyrore ky proces nuk mund të huqet sepse është veprim i koduar hyjnor, kurse tek proceset shoqërore ku në to pjesëmarrëse është faktori njeri dhe liria e veprimit të arsyes së tij si koshiencë, ndodh shpesh animi kah një anë e të kundërtave, dhe, në këtë rast, si rezultat do të kemi shfaqjen e nxehtësisë së de-balancuar e cila, si proces, nuk e ka më rolin e shkrirjes së dy anëve të të kundërta në produktin e ri dhe më të avancuar, por tashti do të ngjaj djegia dhe asgjësimi. Asgjësim po, por jo zhdukje, sepse në natyrë asgjë nuk zhduket dhe asgjë nuk vdes. Çdo gjë vetëm transformohet.
EDHE SI I VDEKUR ENVER HOXHA DEMASKOI GAZETARINË TONË KINSE TË LIRË?!
Polemikat e shumta që po zhvillohen rreth kremtimit të 100 vjetorit të ditëlindjes së Enver Hoxhës në Kosovë, jo vetëm që u bë si shkas të shpaloset në opinion një e vërtetë të regjimit të tij të sundimit shumëvjeçar komunist, por, një herë e përgjithmonë edhe u demaskuan censurimet ekzistuese ideologjik në shumë media dhe faqe shqiptare të internetit.
Edhe pse amator dhe vetëm si pasionues në këtë zanat të hidhur të gazetarisë dhe informatikës mediale shqiptare, pa dyshim që e dija edhe më parë, por tanimë definitivisht u binda, se e vetëdija e jonë e të shprehurit të lirë dhe pa cenzurë e mendimit publik ndryshe nga qëndrimet dhe disponimet momentale të kohës, janë vetëm fjalë boshe dhe standarde hipokrite prapa të cilave fshihen grupacionet me interesa të caktuara politike.
Lavdi gjithmonë përjashtimeve, kuptohet.
Pa asnjë dozë ngurrimi, që në fillim, duhet pranuar se në përgjithësi, ne shqiptarët jemi popull me shumë teke dhe specifika. Këto manire që shpesh na shprehen jo vetëm si individuale por dhe kolektive, na bëjnë që të dukemi ashtu sikur edhe jemi. Njëra nga këto “tabiate” të mentalitetit tonë, në mes tjerash është edhe shprehia e interpretimit të një dukurie shoqërore të së kaluarës, me argumentet e realitetit kohor të së tashmes. Më konkretisht, e kam fjalët tek polemikat e shumta “pro et contra” të shprehura këto ditë në opinionin kosovar, në lidhje me kremtimin e 100 vjetorit të ditëlindjes së Enver Hoxhës, që u mbajt para disa ditëve në Prishtinë » »
Kohën e fundit, e veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në zhargonin politik dhe publicistik të komunikimit, si termi më i përdorur në opinion tonë kosovar pa dyshim se ka qenë dhe është nocioni “LOBIM”. Familjarizimi leksikologjik i përdorimit të shpeshtë të kësaj fjale, veçanërisht mund të hasësh tek funksionarët tanë të lartë shtetëror, ku nuk përjashtohet as Kryetari, Kryeministri dhe Ministri ynë i punëve të jashtme, e mos të flasim për zyrtarët tjerë edhe më të ulët të hierarkisë shtetërore. Ata, zakonisht para nisjes apo pas kthimit nga vizita në ndonjë shtet tjetër apo nga ndonjë kontakt multilateral ndërkombëtar, shpesh para mediave dinë të na japin deklarate pompoze se në atë “filan-fistek” takimi do të lobojnë, ose kanë lobuar, për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Realisht, pa marrë parasysh se ça është biseduar në to, në asnjërën nga këto kontaktet të larta zyrtare shtetërore, nuk lobohet, por kryhen takimet e zakonshme dhe përfaqësimet protokollare bilaterale apo multilaterale të nivelit shtetëror.
Paralajmërimi këto ditë i sindikatës së punëtorëve shëndetësor të Kosovës, që në lidhje me kërkesave në mes tjerash për rritjen e pagave të tyre mizore në shëndetësi, në mesin e shumë absurditete tjera që po na ndodhin neve si shoqëri në përgjithësi, më bëri të mendoj pak sa më thellë. Merrni me mend, ta zëmë një kirurg kosovar, i cili thuaja figurativisht, t’i qet zorrët në tavolinë gjatë një operacioni, paguhet diku rreth 240 euro mizore në muaj, e nga ana tjetër, përfaqësuesit e popullit tonë në Parlamentin e Kosovës me më së paku njëmijë euro rroga, ende propozojnë privilegje ,marramendëse për vete, duke e quajtur këtë iniciativë si “Rritje të dinjitetit të tyre”“O tempora o mores !”- klitha në vete. » »
Pas një interpelance shkel e shko në Parlamentin e Kosovës në lidhje me mos efikasitetin e dikasterit ministror që udhëheq, ministri ynë i punëve të jashtme, z. Skender Hyseni, me optimizëm të madh u nisë në misionin e rëndësishëm dyjavor për në “Meken” e diplomacisë dhe politikës botërore - selinë e OKB-së në New York. Përmes disa fotografive dhe incizime nga kontaktet e tij me diplomatë dhe përfaqësues të disa shteteve të botës, ne këtu përtej Atlantikut në Kosovë që me ankth prisnim rezultatin pozitiv të këtyre takimeve, sikur nga optimizmi i tij që reflektonte nga larg si porosi: “Nuk do t’ia ftohi unë vetëm, Jeremiçit serb atje, por edhe juve që më hipët në qafë me ato akuza të pabaza për mos efikasitet dhe paaftësinë e ministrisë time”. » »